Muhamed Sytari
thirrës islam
Mrekullitë historike, emri i profetit Muhammed (a.s)
Versionet hebraike të Teuratit akoma mbajnë emrin e Muhamedit
a.s pa dy kuptime!
Në këngën e këngëve, kapitulli 5, verseti 16, lexojmë:
Çfarë do të thotë: "E folura e tij është më e këndshmja. Ai
është i madhi Muhamed, ky është i dashuri im, dhe ky është shoku
im!"
Fjalët hebraike qartësisht indikojnë emrin e Muhamedit por
hebrenjtë dhe kristianët refuzojnë ta pranojnë atë dhe
insistojnë që nuk është një emër i vërtetë por një epitet që
përshkruan profetin e supozuar që do të thotë "tërësisht të
dashur".
"Goja
e tij është gjithashtu e ëmbël, po, ai është tërësisht i dashur.
Ky është i dashuri im, është shoku im".
Pastaj, kush mund të përshkruhet që ka gjithë karakteristikat
fituese si Muhamedi, Profeti i madh, i dashur tek Allahu dhe i
dërguari i favorizuar?
Në Testamentin e Ri, emri i Profetit përsëritet në vende të
ndryshme. Në Librin e Gjonit 16:7, ne lexojmë fjalët e Jezusit
duke ju drejtuar dishepujve të tij:
"Sidoqoftë unë ju them ju të vërtetën: është e nevojshme për ju
që unë të largohem; në qoftë se unë nuk largohem, ngushëlluesi (periclytos
- greqisht) nuk do vijë te ju".
Fjala "ngushëllues" është e përkthyer nga fjala greke "paracletos"
që është përdorur për të zëvendësuar fjalën origjinale "periclytos"
që nënkupton Muhamed ose Ahmed në arabisht. Dy shqiptimet greke
kanë pak diferencë në shqiptim ashtu si dhe në drejtshkrim;
megjithatë shkruesit kanë përdorur lehtësisht njërën fjalë në
vend të tjetrës në shumë versione. Hebrenjtë dhe kristianët kanë
preferuar versionin e korruptuar në vend të të vërtetit.
Është një ungjill që njihet me emrin Ungjilli i Barnabas, që
kisha e ndaloi me 492 e.r. me urdhër të Papa Galasius. Ai u
konfiskua në çdo vend. Por ishte dhe një kopje e këtij ungjilli
në bibliotekën e Papa Sixtus V. Fatmirësisht një farë murgu
romak, i quajtur Framarino, e menaxhoi duke e nxjerrë përsëri.
Ai kishte gjetur letrat e Irenus ku Ungjilli i Barnabas
përmendej si një referencë. Kurioziteti i tij e shtyu që të
shikonte në ketë ungjill. Kur ai u bë një shok i ngushtë i Papa
Sixtus V, ai mori kopjen e Ungjillit dhe gjeti në të që do të
vinte një kohë kur do të proklamohej që Jezusi është bir i Zotit
dhe ky keqkuptim do të zgjaste deri sa të vinte Muhamedi, i
dërguar i Allahut, për të vënë gjërat në rregull.
Në Ungjillin e Barnabas, (220:4), lexojmë: "Dhe ky trillim do të
vazhdojë deri kur Muhamedi, i Dërguari i Zotit, kur të vijë, do
t’ju revelojë mashtrimin atyre që besuan në ligjin e Zotit".
Framarino është konvertuar në Islam dhe publikoi ndërmjet
njerëzve këtë ungjill, që kisha e kishte kundërshtuar. Emri i
Profetit a.s ishte menduar qartësisht në shkrimet e hebrenjve
dhe kristianëve përmes historisë. Dijetarët islamë duhej të
përdornin këtë fakt në diskutimet e tyre me priftërinjtë dhe të
diturit hebrenj.
Në Librin e Isaiah lexojmë: "Unë të vendosa emrin ty, Muhamed. O
Muhamed, i vetmi i Zotit tënd. Emri yt ka qenë aty gjithmonë."
Ky citim është marrë nga "Al-Din ve Al-Davle" shkruar nga Ali
ibn Raban Al-Tabari (që ka qenë kristian por është konvertuar në
Islam), ai vdiq me 247 hixhri.
Lexojmë gjithashtu në librin e Habakkuk: "Shkëlqimi i Muhamedit
kishte mbuluar qiejt dhe toka ishte mbushur me lavdërim"
Në Isaiah gjithashtu lexojmë: "Çfarë Unë do t’i jap atij nuk do
t’i jepet asnjeri tjetër. Ahmedi do të lusë Allahun rishtas. Ai
vjen nga vendi më i mirë, vendi i shkretë dhe banorët e tij do
të gëzojnë. Ata do të celebrojnë njësinë e Allahut në çdo vend
të ngritur dhe do ta lavdërojnë Atë në çdo kodër".
Kjo është përmendur nga Abdullah Al-Turxhuman, i cili ka pasur
emrin Anslam Tormida. Ai ka qenë një prift spanjoll përpara se
të kthehej në Islam. Vdiq në vitin 832 hixhri.
Xhubejr ibn Mut'im ka thënë: “Kam dëgjuar të dërguarin e Allahut
(paqja qoftë mbi të) duke thënë: Unë kam disa emra: Unë jam
Muhamedi. Unë jam Ahmedi. Unë jam Al-Mahi me të cilin Allahu
fshin mosbesuesit, dhe Unë jam Al-Hashir te këmbët e të cilit do
të mblidhen njerëzit, dhe Unë jam Al-Akib". Allahu (xh.sh)
thotë: “Dhe kujto të birin e Merjemes duke thënë: O fëmijë të
Israelit! Unë jam i Dërguari i Allahut (i dërguar tek ju) për të
konfirmuar Teuratin (që erdhi) përpara meje dhe duke ju njoftuar
për një të Dërguar që do të vijë pas meje që do të ketë emrin
Ahmed. “Kur ai u erdhi atyre me gjithë shenjat e qarta, ata
thanë: Kjo është magji e pastër” (61:6)
Profesor Abdul-Ahad Dawud Al-Ashuri, kryepeshkop i Mosulit, që
është konvertuar në Islam, thotë (në librin e tij “Muhamedi në
Bibël”): “Formulimi popullor mes kristianëve: “Lavdia i qoftë
Allahut në qiej dhe paqja qoftë në tokë dhe kënaqësia qoftë
ndërmjet njerëzve” ka qenë origjinale kështu: “Lavdi Allahut në
qiej, Islami qoftë në tokë dhe Muhamedi është për njerëzit”
Emri i Profetit (paqja qoftë mbi të) gjendet edhe në shkrimet e
shenjta hindu. Në Sama Veda, lexojmë: “Ahmedi mëson Sheriatin
(ligjin fetar) nga Zoti i tij. Ky sheriat është plot me mençuri.
Unë marr nga ai dritën ashtu siç e marr nga dielli”.
Në Athrava Veda (një tjetër shkrim i shenjtë hindu), kenda 20,
sukia 127, mantra 1-3, lexojmë: " O njerëz! Dëgjojeni këtë me
kujdes! Muhamedi do të vijë mes njerëzve... Madhështia e tij do
të ngjitet edhe në Parajsë dhe ajo do t’i nënshtrohet atij, dhe
ai është Muhamedi"
Në Bahavishja Purana (tjetër shkrim i shenjtë hindu) parv 3,
khand 3, adhja 3, shalok 5-8, lexojmë: " Pastaj një analfabet me
epitetin Mësues, Muhamed nga emri, vjen vetëm me shokët e tij.
Engjëlli do ta pastrojë atë me pesë gjëra."
Pesë
gjërat e pastrimit janë natyrisht pesë kohet e faljeve ditore që
pastrojnë një mysliman nga shenjat e tij.
Përktheu nga anglishtja
dhe
përshtati në shqip
Gledian Gojashi
Nga:http://www.55a.net/firas/english/page=show_det&id=54&select_page=2