“Mos u dëshpëro, All-llahu është me ne!”
(E xhuma, më 18 dhjetor 2009)
Nëpërmjet minberit të xhumasë në xhaminë e Tophanës, Imam
Muhamed Sytari është ndalur në trajtimin e një prej momenteve më
të rëndësishëm të Hixhretit të profetit Muhammed (a.s) në
shoqërinë e Ebu Bekrit (r.a), nga Mekka në Medine.
“Ejani së bashku në një moment prej momenteve më interesante të
Hixhres së Resulull-llahit, për të marrë pak dritë nga drita e
besimit dhe për të fituar pak kënaqësi nga kënaqësia e shoqërisë
së Resulull-llahit alejhis-salatu ves-selam. Ngjarja zhvillohet
në një vend të vogël, ku mezi rrinë dy persona. Ngjarja
zhvillohet në një shpellë të vogël ku është strehuar Resulull-llahi
dhe shoqëruesi i tij Ebu Bekri, të cilët po largohen nga
vendlindja e tyre drejt një vendi të përzgjedhur për të ndërtuar
historinë! ”- filluar hytben e tij hatibi i Tophanës.
Më pas, ai ka theksuar se momenti më delikat i Hixhres ishte
pikërisht në atë vend, teksa Ebu Bekri (r.a) frikësohej për
jetën e profetit (a.s) dhe femohuesit mekas ishin më pranë se
asnjëherë tjetër me të dërguarin. Aty, i dërguari i thotë
shoqëruesit të tij: “Ç’mendim ke për dy persona, i treti i të
cilëve është All-llahu?”. Pas kësaj ka ardhur përgjigjja e All-llahut:
“Mos u dëshpëro, All-llahu është me ne!”. Ndër të tjera, hatibi
i xhamisë Tophanë ka vijuar: “All-llahu është më të drejtën!
All-llahu është me dritën! All-llahu është me udhëzimin!
All-llahu është me të gjithë ata që i përkushtohen! All-llahu
është me të gjithë ata të cilët sakrifikojnë çdo të shtrenjtë në
jetën e tyre për lartësimin e Fjalës së Tij subhanehu ve teala!
All-llahu është me të gjithë ata që kanë vendosur jetën e tyre
në shinat e fesë dhe të besimit! Duhet që muslimani të ketë
parasysh në jetën e tij këtë moment, më interesantin e Hixhres
Nebevite Sherife!”
Kjo hytbe mund tw ndiqet edhe në youtube, në adresën:
http://www.youtube.com/watch?v=gkjdGtN_Q-s&feature=channel
V. Mehmeti
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |




