ZOTI IM TI JE QËLLIMI IM DHE PËLQIMI YT ËSHTË KËRKESA IME!

Mexhnuni i Lejlasë

(Tregimi i takimit të khalifit me Lejlanë...) 

 

Tregimi i takimit të khalifit me Lejlanë...

 

I tha khalifi Lejlasë: “A ti je ajo që Mexhnuni për ty u bë mendjelehtë dhe u çmend?

Ti nuk qenke më e mirë se bukuroshet e tjera!” Ajo ia ktheu: “Mbylle, se ti nuk je Mexhnuni!”

Pra, kushdo që është i tërhequr (pas botës materiale) është i hutuar (nga bota e shpirtrave) dhe qenia e tij zgjuar është më keq sesa gjumi i tij.

E kur shpirtrat tanë të mos jenë zgjuar për Hakun[1], qenia e jonë të zgjuar do të jetë si të kishim mbyllur derën.[2]  

 

 

Përktheu nga arabishtja,

përshtati në shqip

Muhamed Sytari

 



[1] Haku, (El-Hakku), prej 99 emrave të bukur të All-llahut të Madhëruar. (M.S.)

[2] Dr. Muhammed Abdusselam Kefafi, “Methnevi Xhelaluddin er-Rûmi”, përkthyer në arabisht, shpjeguar dhe studiuar, vëllimi I, Bejrut, 1966, fq. 111.