Mevludi në fshatin Mes-Myselim
(Mes-Myselim, më 9 maj 2009)
Ditën e shtunë, më 9 maj 2009, në xhaminë e fshatit Mes- Myselim,
u zhvillua një aktivitet i larmishëm fetar kushtuar jetës dhe
mësimeve të profetit Muhammed (a.s).
Në këtë aktivitet, merrnin pjesë hoxhallarë e thirrës islamë,
imamë dhe shërbestarë të xhamive të ndryshme, si dhe besimtarë
të shumtë që kishin tejmbushur ambientet e xhamisë.
Aktiviteti u hap me këndimin e një pjese kur’anore nga thirrësi
islam Lavdrim Hamja.
Në fjalën e tij të hapjes, imami i kësaj xhamie, thirrësi islam
Altin Nikshiqi, theksoi se vlera dhe dobia e këtij aktiviteti
qëndron në tubimin masiv për përkujtimin e vulës së profetëve të
dërguar, hz. Muhammedit (a.s).
“Kam kënaqësinë personale që në praninë tonë sot, kemi
hoxhallarë të moshuar dhe teologë të rinj, të cilët patën
mirësinë t’i përgjigjen ftesës për të qenë së bashku me ju në
mevludin që këndohet, si për çdo vit në xhaminë tonë”- ka thënë
ndër të tjera imami i kësaj xhamie.
Në fjalën e tij përshëndetëse, H. Faik Zaganjori ka vënë theksin
te risitë e reja që po hyjnë në xhamitë tona dhe që nuk kanë
asnjë lidhje me traditën dhe mësimet e fesë që trashëgon ky
popull e kjo shoqëri.
Ai ka folur mbi rëndësinë që ka të kapurit pas traditës së hz.
Muhammedit (a.s) dhe mësimi i brezit të ri me mësimet e fesë
tonë.
Në këtë aktivitet ka përshëndetur edhe thirrësi islam Muhamed
Sytari, i cili është ndalur më tepër te forca e personalitetit
të hz. Muhammedit (a.s), domosdoshmëria e leximit dhe kuptimit
të jetës dhe urtësive të tij, si dhe ndjenja e krenarisë që
duhet të ketë secili musliman sot, për faktin e të qenurit
musliman, pauses i hz. Muhamedit (a.s).
Më pas është vijuar me këndimin e disa pjesëve të Mevludit
Sherifë, ilahive dhe salavateve me xhemat.
Të pranishmit kanë falur sëbashku edhe namazin e mesditës, nën
drejtimin e thirrësit islam Muhamed Sytari.
Në përfundim të këtij aktiviteti, ata kanë ndarë emocionet dhe
mbresat e këtij tubimi në koktejlin e shtruar me këtë rast.
Ahmed Mahiri
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|