ZOTI IM TI JE QËLLIMI IM DHE PËLQIMI YT ËSHTË KËRKESA IME!

Mesazhe islame në emisionin: “Mulliri i mëngjesit”

(Shkodër, më 7 janar 2009) 

Mëngjesin e ditës së mërkurë, më 7 janar 2009, Imam Didmar Faja dhe thirrësi islam Muhamed Sytari, kanë qenë miqtë e emisionit “Mulliri i mëngjesit”, të gazetarit Ergys Bamçi, në studion e Tv1 Channel.

Nëpërmjet pyetjeve të shumta, për më shumë se 40 minuta, Imam Didmar Faja ka rrëfyer për eksperiencën e tij në drejtim të komunitetit musliman shqiptar në Arizona të ShBA, aktivitetin e tij atje, emocionet e misionit, por edhe prespektivën e Qendrës Islame Shqiptare të Arizonës nën drejtimin e tij .

Duke folur për fëmijërinë, ai ka treguar gjithashtu për angazhimin e tij të hershëm pranë xhamisë së Plumbit, që në momentet e para të hapjes së saj, pjesëmarrjen në korin e xhamisë, angazhimet e ndryshme në aktivitete fetare etj.

Katër vitet e studimit në Turqi, largimi drejt Arizonës, diplomimi për teologji atje, hapat e parë për krijimin e Qendrës Islame Shqiptaro-Amerikane etj., kanë qenë thelbi i bashkëbisedimit të tij në studio.

Nga ana e tij, thirrësi islam Muhamed Sytari, ka rrëfyer për aktivitetet e zhvilluara në xhaminë e Tophanës, gjatë ditëve të fundit, ku ishte i pranishëm edhe Imam Didmar Faja, si mik special.

Gjithashtu, ai ka treguar edhe për emocionet e aktivitetit me rastin e 1430 vjetorit të emigrimit të hz. Muhammedit (a.s) dhe mesazheve që përcjell kjo datë.

Në fund të bisedës në studio, të dy të ftuarit janë lutur për mbarësinë dhe mirësinë e shqiptarëve gjatë vitit 2009 e përtej tij.

www.muhamedsytari.net

Mesazhe islame në emisionin: “Mulliri i mëngjesit”
Mesazhe islame në emisionin: “Mulliri i mëngjesit”
Mesazhe islame në emisionin: “Mulliri i mëngjesit”
Mesazhe islame në emisionin: “Mulliri i mëngjesit”