Me emocionet e mrekullive profetike
(Tophanë, e xhuma, mё 19 mars 2010)
Nёpёrmjet hytbes sё xhuma, mё 19 mars 2010, Imam Muhamed
Sytari, ka vazhduar te hedhё dritё mbi mrekulli tё ndryshme qё
kanё shoqëruar jetёn e profetit Muhammed (a.s). Kёtё javё, ai ka
folur pёr lёkundjen e minberit profetik, kur ai po lexonte
ajetin 91 tё sures En’am, veçoritё e devesё sё profetit (a.s)
etj.
Njё moment shumё emocionues gjatё kёsaj hytbeje ka qenё rrёfimi
i dashurisё sё hz. Bilalit (r.a) pёr Resulull-llahin (a.s), qё ёshtё
ndjekur me shumё vёmendje dhe emocion edhe nga tё pranishmit e
shumtё nё xhaminё e Tophanёs.
Pas pёrfundimit tё xhumasё, nёn drejtimin e hatibit tё kёsaj
xhamie ёshtё kёnduar njё pjesё kur’anore pёr shpirt tё njёrit
prej bamirёsve tё kёsaj xhamie, i ndarё nga jeta para pak ditёve.
Tri pjesё tё reja nga aktiviteti nё fjalё, mund tё ndiqen edhe
nё adresat e mёposhtme, nё youtube:
http://www.youtube.com/watch?v=7ljf2hzronA
(1)
http://www.youtube.com/watch?v=BOZk5BXM-4g
(2)
http://www.youtube.com/watch?v=6b4vzGRob5s&feature=channel
(3)
V. Mehmeti