ZOTI IM TI JE QËLLIMI IM DHE PËLQIMI YT ËSHTË KËRKESA IME!

Mbrёmje fetare nё xhaminё e Tophanёs

(Tophanë, e enjte, mё 8 prill 2010) 

Ditёn e enjte, mё 8 prill 2010 nё xhaminё e Tophanёs ka vazhduar aktiviteti i pёrjavshёm, “dersi i natёs sё xhuma”. Mbrёmja e kёsaj nate ishte konceptuar ndryshe nga organizatori i saj, Imam Muhamed Sytari, i cili bisedёn e tij fetare nё shpjegimin dhe komentimin e hadithit tё kёshillimit e ka shoqёruar me njё ekspozitё librash mbi jetёn dhe biografinё e profetit Muhammed (a.s).

“Interesimi i muslimanёve pёr jetёn dhe misionin e pejgamberit tonё (a.s) ka shoqёruar vit pas viti, dekadё pas dekade e shekull pas shekulli ecurinё dhe rrugёtimet e vetё Thirrjes Islame. Dijetarёt e muslimanёve nё tё shkuarёn dhe nё tё tashmen kanё dhёnё kontributin e tyre tё vyer nё kёtё çёshtje. Me dhjetra tituj tё autorёve tё nderuar qё e kanё pasuruar bibliotekёn islame duke i dhёnё muslimanёve mundёsi tё reja pёr mёsimin, kuptimin dhe thellimin e mёtejshёm nё lёminё e biografisё sё profetit tё tyre. Sonte, do tё vazhdoj tё flas pёr temёn e nisur javёn e kaluar, duke e konkretizuar atё me komentimin e njёsive tё kёsaj ekspozite”- ka thёnё nё fillim tё dersit vaizi i xhamisё Tophanё.

Mё pas ai ka lexuar para tё pranishёmve njё pjesё nga “Kasideja e Burdes” e Imam Busirit, duke treguar edhe arsyen e titullimit tё kёsaj poezie me kёtё emёr.
Kjo mbrёmje fetare ёshtё ndjekur me shumё interes nga besimtarёt frekuentues tё xhamisё Tophanё dhe ka nxitur pyetje dhe debate rreth temёs.

V. Mehmeti

Mbrёmje fetare nё xhaminё e Tophanёs, 8 prill 2010