ZOTI IM TI JE QËLLIMI IM DHE PËLQIMI YT ËSHTË KËRKESA IME!

Madhështia e krijimit të njeriut në disa etapa

(Shhkodër, më 7 janar 2010) 

Dersi i natës së xhuma në xhaminë e Tophanës, ka vijuar me hadithin e katërt nga 40 hadithet e Imam Neveviut. Hadithi i transmetuar nga Buhariu dhe Muslimi nga Ibni Mes’udi, tregon për etapat e para të krijimit të njeriut në barkun e nënës së tij, nga momenti i parë i fekondimit deri në shkrimin e rizkut, exhelit, llojit të veprave etj.
Në këtë natë, Imam Muhamed Sytari, është përqendruar te dialogu i një dijetari islam me një shkencëtar amerikan rreth etapave të krijimit të njeriut. I habitur nga ajetet kur’anore dhe madhështia e tyre për të dëshmuar me detaje imtësitë e krijimit që në shekullin e 7, vërtetësi të zbuluara nga shkenca vetëm në gjysmën e shekullit 20, ai ka pranuar se Muhammedi (a.s) është i dërguar i All-llahut dhe se Kur’ani është Fjala e Tij.
Disa nga ajetet e temës në fjalë:
-Ai ju krijoi juve prej një njeriu, mandej prej tij e krijoi palën (çiftin) e tij dhe Ai krijoi për juve tetë nga çiftet e kafshëve. Ai u krijon juve në barqet e nënave tuaja, krijim (etapë) pas krijimi në tri errësira. Ky është All-llahu, Zoti juaj, vetëm i Tij është pushteti, nuk ka zot tjetër pos Tij. E si pra, i shmangeni (adhurimit të Tij)? - 39:6. 
-Ai (All-llahu) është që ju krijoi juve (të parin tuaj) prej dheu, pastaj prej një pike uji, pastaj prej gjakut të ngjizur, mandej ju bën të lindeni si foshnje e më vonë të arrini pjekurinë, e pastaj të plakeni, e ka prej jush që vdes më herët, e që të gjithë të arrini afatin e caktuar dhe ashtu të kuptoni realitetin. - 40:67.      
Ç'është me ju që All-llahut nuk i shprehni madhërinë që e meriton? Kur Ai ju krijoi në disa etapa. - 71:13-14. Etj.


www.muhamedsytari.net