Lutja e pёrgjigjur e Resulull-llahit (a.s)
(Tophanë, e xhuma, mё 2 prill 2010)
Ditёn e xhuma, mё 2 prill 2010, nёpёrmjet minberit tё xhamisi
sё Tophanё, hatibi i saj Imam Muhamed Sytari, ka vazhduar pёr tё
shtatёn javё radhazi tё hedhё dritё mbi mrekullitё e shumta qё
kanё shoqёruar jetёn dhe personin e tё dёrguarit tё All-llahut.
Nё xhumanё e sotme, ai ka folur pёr mrekullinё e lutjes sё
pranuar tё pejgamberit tonё (a.s). Nёpёrmjet fakteve konkrete,
tё bollshme, ai ka treguar madhёshtinё e hz. Muhammedit (a.s)
edhe nё kёtё aspekt.
“Kёto transmetime tё sakta qё flasin pёr mrekullinё e pёrgjigjes
sё lutjes sё Resulull-llahit (a.s) duhet tё na mёsojnё edukatёn
e lutjes pёr çdo vёshtirёsi nё jetёn tonё, sepse dyert e lutjes
janё pёrherё tё hapura. All-llahu me butёsinё, mirёsinё dhe mёshirёn
e Tij na e ka mundёsuar lutjen pa ndёrmjetёsinё e askujt, mos ta
humbim kёtё shans tё mrekullueshёm qё na ёshtё dhёnё”- ka
theksuar ndёr tё tjera ai.
Nё hytben e dytё, hatibi i Tophanёs ka folur edhe pёr dёshmorёt
e 2 prillit 1991, duke vёnё theksin te vlerat e lirisё sё
mendimit, besimit e fjalёs, si njё mirёsi e madhe e All-llahut,
qё duhet ruajtur e kultivuar me shumё kujdes.
V. Mehmeti
|
|
|
|
|
|
|
|