ZOTI IM TI JE QËLLIMI IM DHE PËLQIMI YT ËSHTË KËRKESA IME!

Lindja e H. Muhammedit

(Mirë se vjen per boten mbarë - Ta udh-heqish pa e ndarë) 

Bukurija e ksaj natyre
Mue me thotë kurë e veshtroj:
"Çpiksin e çdo kreatyre,
M'duhet mue t'a rrespektoj."
 

Po Natyrë, vallë, kuj i thone?
"Çdo qi permbledh kjo bote,
Bahu! Urdhnoj Zot i jone,
U krijue pa gjâ të kote.
 

Cilido qi t'a besojnë,
Ai s'humbetet jo, në jetë,
Njerezia ja lavdojnë,
Sa te mira qi te ketë.
 

Bota n'errsine vijonte,
Ndonji Diell kund s'u shifte,
Gjithesín qi ta ndriçonte,
E verteta mos t'u mshifte.
 

Njerezija me gojë hapet
Rrinte, gjithnji ne mendim,
Vallë, si kurse shkruejnë qitabet,
Kur kishin me gjetë shpetim?
 

Dijetaret pam' e kishin
Ne Ungjill e ne Teurat
Nji Profet ata po pritshin,
Kishte bâ Zoti murat.
 

Emni i bukur vet Ahmet,
Neper librat figuronte,
Po kur erdhi ne ket jet,
Zoti -Muhammed- i thonte.
 

Qabja e madhnueshme po priste,
Qi njeriu i mresisë,
T'a pastronte, ta stoliste,
Vend' ne shêjte te njerzisë.
 

Leu ne zemer t' Arabís,
Porsi Dielli ne mengjes,
I dha shprese gjithesise,
Si drandafilli me vese.
 

Kur ka lé aman, O Zot!
Sa gëzim i madh u bâ!
Krejt i than tue derdhun lot:
Mirse erdhe, merhabá!
 

Mirë se vjen, O robi i Zotit,
Edhe mâ i dashtu'i Tí,
Mirë se vjen, O Hyll i motit
Nuri i Zotit Ti je, Ti!..
 

"Mirë se vjen, Resul i pritun.
Mirë se vjen per boten mbarë
Zoti Te ka porositun,
Ta udh-heqish pa e ndarë."
 

"Mirë se vjen Mëshira e Zotit,
Mirë se vjen Nuri i Tí,
Ti je Shpresa e kohmotit,
Vetëm Ti je, vetëm Ti!.."
 

Ti je vete lumtenija,
Per gjith boten Myslimane,
Mos harro, se shqiptarija,
Te kanë babë e Te kan' nane.
 

Lutju Zotit pa ju ndarë,
Qi t'na rrisin Shqipnin t'onë,
Nen hijen e Zogut të I.
T'Mbretit t'onë, te Mbretit t'onë.
 


Hysni Halid Bushati
"Lindja e H. Muhammedit",
në revistën "Zani i Naltë", Viti i VI, korrik 1932, nr. 11, fq. 340-342