ZOTI IM TI JE QËLLIMI IM DHE PËLQIMI YT ËSHTË KËRKESA IME!

Lindja e H. Muhammedit[1]

("Mirë se vjen, Resul i pritun...) 

Këto vargje janë shkruar në vitin 1932, nga studenti shkodran i medresesë së përgjithshme të Tiranës, Hysni Bushati. Duke parë mjeshtrinë e rreshtimit të këtyre vargjeve dhe pathosin që e karakterizon në shprehjen e dashurisë për lindjen e profetit tonë (a.s), u vendos që të publikohen në këtë përvjetor të 1438 –të të lindjes së “mëshirës së dhuruar”, me shpresën e përfitimit.

Muhamed Sytari

 

Bukurija e ksaj natyre

Mue me thotë kurë e veshtroj:

"Çpiksin e çdo kreatyre,

M'duhet mue t'a rrespektoj."

 

Po Natyrë, vallë, kuj i thone?

"Çdo qi permbledh kjo bote,

Bahu! Urdhnoj Zot i jone,

U krijue pa gjâ të kote.

 

Cilido qi t'a besojnë,

Ai s'humbetet jo, në jetë,

Njerezia ja lavdojnë,

Sa te mira qi te ketë.

 

Bota n'errsine vijonte,

Ndonji Diell kund s'u shifte,

Gjithesín qi ta ndriçonte,

E verteta mos t'u mshifte.

 

Njerezija me gojë hapet

Rrinte, gjithnji ne mendim,

Vallë, si kurse shkruejnë qitabet,

Kur kishin me gjetë shpetim?

 

Dijetaret pam' e kishin

Ne Ungjill e ne Teurat

Nji Profet ata po pritshin,

Kishte bâ Zoti murat.

 

Emni i bukur vet Ahmet,

Neper librat figuronte,

Po kur erdhi ne ket jet,

Zoti -Muhammed- i thonte.

 

Qabja e madhnueshme po priste,

Qi njeriu i mresisë,

T'a pastronte, ta stoliste,

Vend' ne shêjte te njerzisë.

 

Leu ne zemer t' Arabís,

Porsi Dielli ne mengjes,

I dha shprese gjithesise,

Si drandafilli me vese.

 

Kur ka lé aman, O Zot!

Sa gëzim i madh u bâ!

Krejt i than tue derdhun lot:

Mirse erdhe, merhabá!

 

Mirë se vjen, O robi i Zotit,

Edhe mâ i dashtun'i Tí,

Mirë se vjen, O Hyll i motit

Nuri i Zotit Ti je, Ti!..

 

"Mirë se vjen, Resul i pritun.

Mirë se vjen per boten mbarë

Zoti Te ka porositun,

Ta udh-heqish pa e ndarë."

 

"Mirë se vjen Mëshira e Zotit,

Mirë se vjen Nuri i Tí,

Ti je Shpresa e kohmotit,

Vetëm Ti je, vetëm Ti!.."

 

Ti je vete lumtenija,

Per gjith boten Myslimane,

Mos harro, se shqiptarija,

Te kanë babë e Te kan' nane.

 

 

HYSNI BUSHATI

S.M.P. 32.[2]

 



[1] Hysni Bushati, "Lindja e H. Muhammedit", në revistën "Zani i Naltë", Viti i VI, korrik

 

1932, nr. 11, fq. 340-342.

[2] Student në Medresenë e Përgjithshme, viti 1932. (Shënimi i im. M.S.)