Muhamed Sytari
thirrës islam
Leximi i
Kur’anit
në xhaminë e Parrucës
(Shkodër, më 1 shtator 2008)
Në vazhdën e traditës së vjetër të
filluar nga hoxhallarët e moçëm shkodranë, filloi edhe për këtë
vit, leximi i plotë i Kur’anit, në xhaminë e Parrucës, si një
veprimtari e mbështetur
vit pas viti nga prijësit islamë të qytetit tonë. “U bë një kohë
e gjatë që leximi i plotë i Kur’anit po zë vend dhe është kthyer
në një traditë në Shkodrën tonë... Leximi i Kur’anit hapej si
gjithmonë nga njeriu i palodhur dhe i devotshëm Haxhi Faik
Hoxha, i cili edhe pse në moshë të thyer, por me fisnikërinë e
tij karakterizuese nuk e lë bosh asnjëherë dhe për asnjë vit
sofrën e madhe të Librit të All-llahut (xh.sh). Ai i jep
autoritet dhe hejbet mexhlisit (tubimit)...”[1]
Një orë para namazit të iqindisë, ditë për ditë në
ambientet e xhamisë së Parrucës, do të lexohet nga një xhyz i
Kur’anit Famëlartë.
Aktiviteti i sivjetshëm, zhvillohet për herë të parë në
këtë xhami të re, prej nga edhe ka filluar si traditë dekada më
parë, në kohën kur çallmat e bardha të hoxhallarëve të shkuar të
Shkodrës formonin rrethin e begatë të njerëzve të përkushtuar në
shërbim të Librit dhe Fjalës së Krijuesit të gjithësisë!
Në fillim-hatmen e Kur’anit, prezantonin besimtarë të
shumtë, burra e gra, që dëgjonin leximin e hoxhallarëve
shkodranë, por edhe të ardhur nga Turqia për të shërbyer gjatë
këtij muaji në xhamitë e ndryshme të rrethit tonë.
Në pamje të parë, duket se aktivitetit të sotëm i mungon
organizimi, që në fakt duhet të ishte më perfekt duke marrë
parasysh edhe eksperiencat e viteve të shkuara, por megjithatë
gjurmët e traditës nuk janë humbur..! Njerëzit duke të etur për
të dëgjuar tingujt e ëmbël që kthejnë ajetet nga të shkruara, në
të lexuara e të shijuara! Të gjithë mbajnë nga një Mus’haf para
syve. Mundohen të ndjekin hoxhallarët në këndimine tyre, harf
pas harfi e ajet pas ajeti. Dikush mban shenjë me gishtin
tregues, dikush tjetër shoqëron me zë të ulët leximin e, kështu,
të gjithë ndjehen të angazhuar me Fjalën e pandryshuar të
Krijuesit të gjithësisë. Të gjithë, në një formë a një tjetër,
marrin diçka nga begatia e madhe e leximit dhe dëgjimit të
mrekullisë universale të më të fundit të dërguar, Muhammedit (a.s)..!
[1]
Ndriçim Sulejmani,
“30
ditë me Kur’anin dhe njerëzit e Kur’anit”, në gazetën “Udha Islame”,
viti V i botimit, nr. 49, tetor. 2006, fq. 10.