Vizitë e kursantëve të xhamive të Durrësit

(Shkodër, më 25 tetor 2008) 

Ditën e shtunë, më 25 tetor 2008, një grup kursantësh të xhamive të Durrësit, nën drejtimin e teologut Saimir Bulku, vizituan qytetin e Shkodrës.

Në pritjen e organizuar për ta, u planifikua vizita e xhamisë historike të Plumbit, ku u dëgjuan me vëmendje njohuritë rreth historikut të saj dhe zonës përreth, nga imami i xhamisë, H. Mithat Myftija. Në bisedën e tij, imami, pasi i uroi mirëseardhjen në qytetin e Shkodrës, i njohu vizitorët me historinë e ndrëtimit të kësaj xhamie dhe me copëza interesante të jetës së saj shumëshekullore.

Më pas, vizitorët morën rrugën drejt xhamisë së fshatit Mes Myselim, ku priteshin nga imami i xhamisë, thirrësi islam Altin Nikshiqi dhe kursantët e shumtë të kësaj xhamie dhe të xhamisë Bardhej, nën drejtimin e mësuesit të tyre fetar, Ilir Dizdari.

Pas përqafimeve të ngrohta dhe prezantimit, për nder të tyre u shtrua një koktejl dhe u zhvilluan lojëra të ndryshme, që shtojnë dashamirësinë dhe forcojnë harmonië në mes muslimanëve të rinj të xhamive shqiptare.

Më pas, vizitorët nga Durrësi vizituan edhe xhaminë e re të Parrucës, ku panë prej afër madhështinë dhe bukurinë e saj.

Në përfundi m të kësaj vizite, ata u drejtuan nga kalaja Rozafa, si stacion i fundit i vizitës së tyre në qytetin e Shkodrës.

 

Ilir Dizdari

 

kursantet durrsake,shkoder, 25 tetor 2008.JPG

 

  




















kursantet durrsake,shkoder, 25 tetor 2008.JPG

kursantet durrsake,shkoder, 25 tetor 2008.JPG