ZOTI IM TI JE QËLLIMI IM DHE PËLQIMI YT ËSHTË KËRKESA IME!

Kur flasin të urtët e ndriçuar…

(“El-fet’hur-rabbani vel-fejdur-rahmani”, i Shejkh Abdulkadir Xhejlaniut (470-561 h.)) 

1. “Biri im, hidhe rrjetën e lutjes dhe kthehu te miratimi, mos u lut me gojë, kur zemrën nuk e ke prezent!”[1]
 
2. “Me pakësimin e imanit fillon të shkosh pas rizkut, me shtimin e tij e lë pas kërkimin, me plotësimin e tij flen nga kërkimi i tij!”[2]
 
 
3. “Sa injorant ai që harron shkaktarin dhe angazhohet me shkakun! Të qëndruarit me të dytin dhe të harruarit e të parit, do të thotë harrim i të përhershmes dhe lumturi me të vdekshmen!”[3]
 
4. “Biri im, shoqërimi me injorantët shkakton ngjitjen e injorancës te ti, shoqërimi i ahmakut[4] është shoqëri e humbur! Shoqërohu me besimtarët që veprojnë sipas dijes që kanë!”[5]
 
 
5. “I mjeri ti që injoron kaderin! A mendon se njerëzit e kësaj bote mund të ta japin atë që nuk të është paracaktuar?!”[6]
 
6. “O njerëz, pasoni që të pasoheni, shërbeni që të shërbeheni! Ndiqni më të mirën dhe kaderet, shërbejini atyre që t’ju pasojnë e t’ju shërbejnë...!”[7]
 
 
7. “Biri im, nëse dëshiron të të mos mbyllet asnjë derë para duarve tuaja, frikësoju All-llahut, sepse ajo është çelës i çdo dere!”
 
8. “O ti që ke shitur çdo gjë për asgjë dhe ke blerë asgjë për çdo gjë, bleve këtë botë për ahiretin dhe shite ahiretin për këtë botë; ti, një hiç në hiç, injorancë në injorancë!”
 
 
9. “Zemra ndryshket -siç thotë profeti (a.s)-! Por nëse i zoti nuk i bie nga pas, sipas porosive të profetit (a.s), ajo nxihet! Nxihet nga largësia e saj me dritën!”
 
10. “Nuk ka dobi gjuha e një të dituri, xhahil në zemër!”[8]
 
 
11. “Haku i Madhëruar ta dha jetën që t’i bindesh në të, mendove se është e jotja, veprove atë që deshe! Po ashtu shëndetin! Po ashtu pasurinë! Po ashtu sigurinë dhe mirëqenien! Për të gjitha miraditë që ke, do të përgjigjesh dhe do të llogaritesh! T’i dha që të mbështetesh në to për adhurimin e Tij!”[9]
 


Shqipëroi nga arabishtja me përshtatje,

nga: “El-fet’hur-rabbani vel-fejdur-rahmani”,
i Shejkh Abdulkadir Xhejlaniut (470-561 h.)
Muhamed Sytari


[1] Fq. 27.
[2] Fq. 35.
[3] Fq. 35.
[4] Budallai.
[5] Fq. 35.
[6] Fq. 39.
[7] Fq. 45.
[8] Fq. 54.
[9] Fq. 77.