ZOTI IM TI JE QËLLIMI IM DHE PËLQIMI YT ËSHTË KËRKESA IME!

Ceremonia e Kurban Bajramit në xhaminë e Tophanës

(E xhuma, më 27 nëntor 2009) 

Dita e xhuma, më 27 nëntor 2009, ishte dita e parë e Kurban Bajramit. Që në mëngjes herët ambientet e xhamisë së Tophanës ishin mbushur nga besimtarë të moshave të ndryshme, që kishin ardhur për të marrë pjesë në ceremoninë e Kurban Bajramit në këtë xhami.
Pas faljes së namazit të sabahut, Imam Muhamed Sytari ka mbajtur vasin e kësaj ceremonie. Në bisedën e tij para të pranishëmve, ai ka shpjeguar domethënien e përcaktimit hyjnor të qënies së njeriut “khalifull-llah”, mëkëmbës i All-llahut në tokë. Nëpërmjet argumenteve të ndryshme dhe arsyetimeve, ai ka shpjeguar rënëdësinë e këtij përcaktimi hyjnor dhe përgjegjësinë e madhe që ka secili njeri karshi Zotit të tij, vetes dhe tjetrit  në këtë pikë.
Në përfundim të dersit të Bajramit, të pranishmit i janë drejtuar Krijuesit Fuqiplotë me një lutje të gjatë në gjuhën shqipe, plot emocion dhe përulje.
Më pas, ata kanë falur së bashku namazin e Kurban Bajramit duke shpresuar mëshirën dhe faljen e All-llahut, Krijuesit Fuqiplotë.
I shoqëruar nga tekbiret e të pranishëmve, Imam Muhamed Sytari ka mbajtur edhe hytben e Kurban Bajramit, në të cilën ka këshilluar muslimanët e pranishëm në xhaminë e Tophanës për të shtuar vizitat dhe takimet me njerëzit e familjes, miqtë e dashamirët, në forcim të harmonisë shoqërore. Njëkohësisht, ai ka kritikuar të gjithë ata, që në këto ditë të madhnueshme, nuk arijnë të fitojnë mbi egoizmin e tyre, për të shkrirrë akullin e moskomunikimit me njerëzit e afërm të familjes e farefisit.
Me urimet e përzemërta e Kurban Bajramit, besimtarët e kësaj xhamie janë shpërndarë drejt shtëpive të tyre duke marrë me vete mirësitë e ditës së parë të Kurban Bajramit dhe namazit të tij në xhaminë e Tophanës.


Ahmed Mahiri

 

Ceremonia e Kurban Bajramit në xhaminë e Tophanës
Ceremonia e Kurban Bajramit në xhaminë e Tophanës
Ceremonia e Kurban Bajramit në xhaminë e Tophanës
Ceremonia e Kurban Bajramit në xhaminë e Tophanës
Ceremonia e Kurban Bajramit në xhaminë e Tophanës
Ceremonia e Kurban Bajramit në xhaminë e Tophanës