Muhamed Sytari
thirrës islam
Kur politika sundon mbi Islamin në vendet e
muslimanëve[1]
(“Muslimani është vëlla i muslimanit, nuk e përul as nuk e dorëzon atë…”)
Nuk
do të ndalohem aspak me hutim dhe çuditëri përpara forcave
keqbërëse, që punojnë pa ndërprerje kundër njerëzimit dhe të
drejtave të tyre që më pas i groposin ato, duke shkruar mbi
pllakën e varrit, me gërma të zbukuruara: "Mbrojtja
e të drejtave të njeriut"…
Jo… Nuk do ndalohem i çuditur përpara asaj apo kësaj ndodhie,
pasi kjo çështje është e natyrshme për burimin, nga i cili vjen.
Nuk do të përballohesh me ujkun, cilido qoftë ai, veçse me
kthetrat dhe dhëmbët e tij të mprehtë!?
Por kjo çudia ime shkon deri në gradën e hutimit, kur shoh disa
republika të mëdha, që e pandehin veten si islame, që e bëjnë
politikën e përfitimeve, si një pol të tretë të palëvizshëm,
duke përdorur parimet e shëndosha islame si mjet shërbimi e
ruajtje!…
Flasin me gjuhën e keqbërësit kriminel…Tregojnë lajmet e
kasaphanave dhe serialet e vrasjeve luftarake në të mirë të
vetes sipas tyre. Flasin për llahtarinë e shkatërrimeve masive,
për llahtarinë e prerjes së gjymtyrëve të gjalla ose për atë të
mashtrimit të pafajshëmve!…Duke mos njohur afrimitetin dhe të
drejtat e ndihmesës së muslimanit ndaj komshiut të tij musliman,
në të kundërtën e asaj që thotë Pejgamberi (a.s):
“Muslimani
është vëlla i muslimanit, nuk e përul as nuk e dorëzon atë…”.[2]
Logjika e politikës në gojët e këtyre njerëzve për justifikimin
e këtij veprimi në kundërshtim me porosinë e Pejgamberit (a.s)
thotë se fitime të ndryshme material-ushtarake të rëndësishme,
na vijnë nga rrugë të fshehta, nga ata vrasës e kasapë, ose
shumë borxhe që kemi ndaj tyre, na lëshohet pe në to deri një
ditë e pa dyshim se çmimi i këtij malli është heshtja ndaj
krimeve dhe egërsisë së shkatërrimit…
Le të jetë ligji i të drejtave të vëllazërisë që Zoti e vendosi
ndër ne, kurban për hatrin e fitimeve, me të cilat u bëhet qejfi
njerëzve më të fëlliqur…Ndërkohë që lajmërohet parimi hyjnor, që
thotë:
“Me të vërtetë besimtarët janë vëllezër…”.
[3]
Se arma me të cilën po shkatërrohet jeta e muslimanëve, ndërkohë
që ju shihni në heshtje e përkrahës, nuk do t'ju vlejë më, kur
të sillet kundra jush po ashtu. Pas kësaj, do të shihni se
përulja e neveria të do bjerë mbi ju.
Vendimi i Zotit në këtë jetë, tregon se burimi i forcës për
muslimanët, konkretizohet në bashkimin e bashkëpunimin ndërmjet
tyre e sidomos, kur fryma e ndihmesës qarkullon në shpirtrat e
tyre.
Kjo është ajo pikë që kthen forcën, në jetën e muslimanëve që i
bën të jetojnë të qetë me pasuri, larg varfërisë dhe bën që
armët e tyre të kenë efektin e duhur.
***
Po vallë, cili është roli i "Konferencës së vendeve islamike"
në këtë realitet që është prej a, b, c-ve, të vërtetësive
islamike të qarta?
Mos është roli i mësuesit këshillues që nuk i dëgjohet zëri?
Apo roli i nxënësit që ende se ka kuptuar mësimin e tij?
Apo roli i kërkuesve të përfitimeve materiale që kërkojnë
përherë për interesat personale?…
E mëshiroftë All-llahu poetin arab, kur thotë:
Lëri mirësitë e mos vrapo pas tyre,
ulu, qëndro se të ushqejnë e të veshin!...
Përktheu nga arabishtja dhe përshtati në shqip
Muhamed Sytari
[1]
Kjo temë është marrë nga "Fjala e muajit" e Doktorit të
nderuar, në faqen e tij në Internet.
[2]
Transmetuar nga Bukhariu, Muslimi dhe Tirmidhiu me pak
ndryshim .
[3]
El Huxhuratë: 10.