Kritika ndaj Ebu Hanifes dhe përgjigjet e tyre
(Përkthyer nga libri i Shejkh Vehbi Sulejman Gavoçit mbi Imam Ebu Hanifen)
Imam
Ebu Hanifes nuk i ka nxjerrë asnjë hadith Buhariu e as Muslimi,
as gjashtë imamët tjerë të hadithit. Ky është argument se ata
nuk kishin ndonjë konsideratë ndaj tij, ose se ai nuk ishte
dijetar i shkencës së hadithit.
Përgjigje:
Dijetarët e hadithit kanë nxjerrë hadithet e atyre që kanë
menduar se hadithet e tyre mund të humben nëse nuk regjistrohen.
Për këtë ata nuk kanë përcjellë ose nuk janë marrë në formë të
veçant me përcjelljen e haditheve të atyre të cilët kishin
nxënës të cilët përcjellnin dhe bartnin hadithet e tij. Ndër të
tjera, imami, interes të veçant i kushtonte kuptimit të hadithit
dhe domethënies së tij; njohjen me hadithet të cilët janë nasih
(derogues) e mensuh (të deroguar), hadithit të pakufizuar (mutlak)
dhe atij të përkufizuar (mukajjed), hadithit me kuptim të
përgjithshëm (amm) dhe atij me kuptim te veçant. Pra ai nuk
merrej vetëm me përcjelljen e thjesht të përfjalshëm të hadithit.
Imam Keutheriu r.h. thotë: Është për të vërejtur se dy imamët (Buhariu
dhe Muslimi) nuk kanë përcjellë asnjë hadith nga Imami edhe pse
i kanë mbëri dijetarët e gjeneratave të reja nxënës të imam Ebu
Hanifes. Ata dy poashtu nuk kanë përcjellë edhe hadithet e Imam
Shafiut edhe pse i kanë takuar disa nga shokët e tij. Madje
Buhariu, as nga hadithet e Ahmedit nuk përcjellë më shumë se dy
hadithe të vetme: njëri prej tyre është i regjistruar si ta’lik
e tjetri me ndërmjetësim edhe pse ai e mbërini Ahmedin dhe
shoqëroi gjatë atë. As Muslimi nuk përcjell asnjë hadith nga
Buhariu edhe pse nuk ndahej nga ai, po dhe ndoqi dhe metodën e
tij në shkruajtjen e hadithit. Muslimi as nga Ahmedi nuk
regjistroi më shumë se tridhjetë hadithe. Mandej, as Ahmedi vet
nuk nxjerr asnjë hadith nga Maliku nga Nafiu përmes Shafiut,
edhe pse ky është zinxhiri më i shëndoshë i haditheve ose prej
më të shëndoshëve, përveçëse katër hadithe. Ndërkaq, hadithet
tjera të cilat i përcjell nga Shafiu me rrugë tjera nuk mbërinë
as njëzet hadithe, edhe pse e ka shoqëruar atë dhe vet Muvetaun
e Malikut e dëgjoi prej tij. Veç kësaj ai njihet edhe ndër ata
të cilët përcjellin medhhebin e vjetër të Shafiut. Prandaj,
marrë parasysh fenë dhe besën e tyre ndaj saj, bëhet e qartë se
arsye pse nuk përcollën hadithet e të përmendurve ishte bindja e
tyre se hadithet e tyre janë të ruajtur dhe nuk ka mundësi të
humben mbase këto patën shumë ndjekës të cilët përcjellnin
fjalët e tyre në lindje e në perëndim.
Kështu autorët e librave të hadithit qenë të interesuar për
regjistrimin e haditheve të atyre njerëzve hadithet e të cilëve
mund të humbeshin po e lanë pa e shkruar, sepse mbas gjeneratave
të tyre nuk do mund të mjaftoheshin me librat e njërës anë pa u
mbështetur dhe në shkrimet e palës tjetër. Marrë parasysh lartë
të përmendurën, del në shesh marëzia e atyre të cilët mendojnë
se mosregjistrimi i hadithit të tyre në librat e veta vjen nga
shkaku se ata nuk e pranonin hadithin e tyre, ose për disa arsye
që përmenden në disa libra të shkencës së Xherhit dhe Tadilit
lidhur me Imamët e cekur. Siç është fjala e Theuriut për Ebu
hanifen, Ibën Meinit për Shafiun, Kerabisit për Ahmedin,
Dhuhejliut për Buharin e tjerë. Ndër tjera, vetë Buhariu, po të
mos ishte Ibrahim ibën Makal En-Nesefiu dhe Hammad Shakir, të dy
hanefistë, do të mbetej vetëm një El-Ferberij i cili e përcjellë
sahihun e tij nga ai me të dëgjuar prej gojës së tij. Ashtu siç
ndodh edhe me Ibrahim ibën Muhammed ibën Sufjan El-Hanefi i cili
gati se është i vetmi që përcjellë nga Muslimi me të dëgjuar
drejtpërsëdrejti nga ai. Kjo bëhet e qartë kur vërejmë rrugët e
dëgjimit të rrugëve të këtyre dy librave përmes periudhash
kohore të ndryshme percjell jo përmes formës me Ixhaze.
Pra, rrugët e degjimit të këtyre dy librave është e pashkëputur
dhe me një numër të madh të dijetarëve të cilët përcjellin prej
dy emrave të përmendur të dijetarëve hanefist. Kjo është e
dukshme për të gjithë ata që kanë njohuri dhe merren me këtë
shkencë.
Përkthyer nga libri
i Shejkh Vehbi
Sulejman Gavoçit
mbi Imam Ebu Hanifen
Përktheu: Shejkh Ahmed M. Mehmedi
(Ky material publikohet me autorizim të websitit:
www.el-ahnaf.net
pa redaktime e shënime eventuale. www.muhamedsytari.net)