ZOTI IM TI JE QËLLIMI IM DHE PËLQIMI YT ËSHTË KËRKESA IME!

"Rrugët e njësimit të muslimanëve dhe programet e afrimit në mes tyre"

(Damask, më 9-10 maj 2005) 

Konferenca e dytë e Njësimit Islam:

"Rrugët e njësimit të muslimanëve

dhe programet e afrimit në mes tyre"

Zhvilluar nga Fondacioni "Shejkh Ahmed Keftaro"

dhe Fondacioni Botëror i Afrimit në mes Medh'hebeve Islame,

në bashkëpunim me Konsullatën Kulturore të Republikës Islame Iraniane,

në Damask

Në datat 09-10/05/2005

 

Konkluzionet përfundimtare dhe këshillat

e Konferencës së dytë të Njësimit Islam:

"Rrugët e njësimit të muslimanëve

dhe programet e afrimit në mes tyre"

Damask - 09-10/05/2005

 

Në emrin e All- llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit

 

   Nisur nga ajeti kur'anor: "Kjo fé është e juaja dhe është e vetmja fé (e shpallur), kurse Unë jam Zoti juaj, pra më adhuroni vetëm Mua"[1] dhe në përkim të përkujtimit të Lindjes së Profetit të Përzgjedhur: Fondacioni "Shejkh Ahmed Keftaro" dhe Fondacioni Botëror i Afrimit në mes Medh'hebeve Islame, në Iran, në bashkëpunim me Konsullatën Kulturore Iraniane dhe Shoqatën "Muhsinijje" në Damask, organizuan Konferencën e dytë të Njësimit Islam: "Rrugët e njësimit të muslimanëve dhe programet e afrimit në mes tyre".

   Në këtë Konferencë morën pjesë një elitë Dijetarësh dhe Thirrësish Islamë nga Siria, Irani, Katari, Libia, Kuvejti dhe Libani, të cilët debatuan gjatë dy ditëve (09-10/05/2005) pjesën më të madhe të çështjeve që ndikojnë në realizimin e Njësimit Islam dhe metodat efikase për realizimin e këtij qëllimi, për ndërtimin e një sistemi mbi të cilin ngrihet ndërtesa e "Njësisë", nëpërmjet debatimit të dy pikave kryesore:

 

1. Programet e afrimit në mes të muslimanëve, fushat, format dhe qëllimet e tij.

2. Kur'ani Famëlartë është rrugë e njësimit të muslimanëve, nëpërmjet programit kur'anor në ndërtimin e "Njësimit Islam", konceptit të dialogut në Kur'anin Famëlartë dhe ndikimit të tij në ndërtimin e "Njësimit Islam" dhe bashkimit në mes të teorisë dhe praktikës.

   Në përfundim të Konferencës, pjesëmarrësit, pas ndërhyrjeve dhe debatit të tyre, ranë dakort rreth këtyre konkluzioneve:

1. Duhet të bëhen përpjekje pozitive për afrimin në mes pasuesve të medh'hebeve islame, nëpërmjet angazhimit institucional, bazuar mbi studime dhe konferenca, që sistemojnë lëvizjen, rrugët dhe qëllimet e tyre, për të vendosur një platformë përmbledhëse, për zbatimin e së cilës ngrihen komisione të dalura nga Institucione dhe Qendra si: Fondacioni "Shejkh Ahmed Keftaro" dhe Fondacioni Botëror i Afrimit në mes Medh'hebeve, e të tjera Qendra, që përshëndesin afrimin në mes medh'hebeve islame dhe bëjnë thirrje për unitetin e ummetit.

2. Pjesëmarrësit vlerësojnë Imamët e afrimit dhe simbolet e tij, që ndërtuan këtë program të begatë, në krye të të cilëve qëndron Ajetull- llah Imam Khumejni, Hirësia e Tij Shejkh Ahmed Keftaro, dhe kushdo që ka kontribuar për ndërtimin e kësaj kështjelle madhështore, si Shejkh Mahmud Sheltut, e dijetarët e nderuar të këtij ummeti që ndoqën rrugën e tyre.

3. Lëvrimi konkret në fushën e informacionit, nëpërmjet përgatitjes së programeve dhe projekteve të studiuara informative, në përballje të çdo thirrjeje dyshuese dhe përçarëse, dhe informimi i muslimanëve në çdo skaj të botës për emëruesit e përbashkët, që bashkojnë bijtë e ummetit islam.

4. Përhapja e kulturës së afrimit, nëpërmjet programeve shkollore dhe institucioneve arsimore, në çdo fazë të tyre. Përgatitja e programeve dhe projekteve shkencore, që qartësojnë vërtetësinë e kësaj kulture dhe që udhëzojnë drejt rrugëve më të suksesshme të realizimit të saj masivisht, për të mposhtur pengesat që kontribuan në përhapjen e koncepteve, që duhen saktësuar.

5. Saktësimi i rolit të dijetarëve dhe punëtorëve në fushat e Thirrjes Islame, për angazhimin e tyre me kulturën e afrimit dhe eliminimin e çdo shenje përçarjeje, duke marrë parasysh konceptin e ummetit "Një", me të cilin janë komunikuar popujt islamë.

6. Angazhimi për larjen e duarve me shfaqje negative, me të cilat është "ndëshkuar" ky ummet, si rezultat i nyjave historike dhe ixhtihadit personal të personaliteteve islame, koha e të cilëve ka ndryshuar dhe rrethanat e të cilave kanë ndryshuar poashtu, dhe mos kthimi i këtyre çështjeve nxitëse të përçarjes, duke patur në konsideratë se periudha aktuale kërkon njësimin e rreshtave dhe forcimin e tyre në përballje të armikut të përbashkët, i cili e shikon ummetin islam nga një dylbi e vetme.

7. Dëbimi i çdo lloj shfaqje ekstremizmi dhe terrorizmi dhe formave të tyre, të cilët nuk përfaqësojnë vërtetësinë e Islamit, as esencën e tij, me domosdoshmërinë e vënies në dukje se duar të fshehta, qëndrojnë pas mbështetjes së terrorizmit dhe përpunimit të tij për realizimin e qëllimeve të ulëta, që akuzojnë Islamin dhe shëmtojnë pamjen e tij dhe programin e tij që thërret për dialog, tolerancë dhe respektimin e tjetrit. Dhe kjo kërkon që të bëhet dallim në mes qëndresës legjitime të popujve dhe terrorizmit, si shfaqje, që Islami e mohon dhe e refuzon.

 8. Refuzimi i ekstremizmit medh'hebik, nëpërmjet inkurajimit të studimeve juridike (fikhije), që bashkojnë dhe nuk ndajnë, që thellojnë kuptimin e përbashkët dhe që vendosin alternativat e përshtatshme për të rriturit (duke marrë parasysh pasurinë e madhe që bën të dallueshme kulturën tonë juridike madhështore), me ruajtjen e etikës së divergjencës në rast divergjence juridike (khilaf fikhijj).

9. Bazimi në referencat e vërtetuara dhe të saktësuara në çdo medh'heb, në rang të gjithë shkencave, dhe dëbimi i çdo gjëje që luan rolin e mbjelljes së intrigave dhe përçarjes në mes të bijve të një ummeti. Ftesa drejtuar dijetarëve që shkruajnë me objektivizëm dhe vizione të qarta, për studimin dhe vërtetimin e këtyre librave, në dritën e argumentit të saktë, që obligon të vërtetën dhe drejtësinë.

10. Thirrja për angazhim serioz dhe të studiuar për krijimin e një kanali satelitor, për dërgesën e Konferencave dhe seminareve udhëzuese, që përqendrohen në rrugët e njësimit të muslimanëve dhe programeve të afrimit në mes tyre, programe që drejtohen nga elita e dijetarëve të muslimanëve, që kuptojnë filozofinë e afrimit, bashkimit dhe takimit, me kushtin e qënies së këtij programi në shumë gjuhë, ku merret parasysh dendësia e folësve, për mbulimin e pjesës sa më të madhe të atyre që

janë të interesuar për çështjen e afrimit dhe përhapjen e kësaj kulture në mes tyre.

11. Bashkëpunimi strategjik në mes të institucioneve islame në fushat e thirrjes, informacionit, kulurës dhe arsimit, për përballjen me sfidat e ngritura mbi teori laike dhe globalizëm mbizotërues, prapambetje dhe injorancë, duke kordinuar angazhimet dhe projektet që ngrihen mbi koncepte njëshmërije, nisur nga teoria islame gjithëpërfshirëse e çdo situate jetike.

12. Thirrja për angazhimin e Shoqatës së Afrimit në mes të Medh'hebeve, në Siri, për të kryer rolin e saj në stabilizimin e lidhjes kombëtare dhe bashkëpunimit vëllazëror në zemrat e bijve të kësaj shoqërie.

13. Konstatimi i vazhdimësisë periodike të kësaj Konference, në çdo vit, me angazhimin për të tërhequr Thirrësit më të spikatur të afrimit në botën islame, për pasurimin e kësaj pune dhe drejtimin e saj për atë që i sjell dobi, emancipim dhe njësim force këtij ummeti.

14. Pjesëmarrësit në këtë Konferencë bënë thirrje për përkrahjen e popullit palestinez në ngritjen e shtetit të tyre të pavarur me kryeqytet Kudsin Sherifë. Ata bënë thirrje gjithashtu për pavarësinë e Irakut dhe çlirimin e tokave të tij nga pushtimi, sikurse nënçmuan vrasjen e qytetarëve të pafaj, rrëmbimin e pengjeve të ardhur për qëllime qytetëruese. Ata, njëzëri, nënçmuan edhe përpjekjet për krijimin e intrigave në mes të bijve të popullit iraken.

15. Pjesëmarrësit në Konferencë deklaruan qëndrimin dhe mbështetjen e tyre për Sirinë dhe Republikën Islame të Iranit dhe qëndrimet e tyre fisnike në të dy rangjet: rajonale e ndërkombëtare, refuzues të çdo presioni që ushtrohet mbi to nga forcat e mbizotërimit dhe padrejtësisë, duke shprehur kështu solidarizimin e tyre të plotë për mbështetjen e çdo çështjeje që mbrohet nga Siria dhe Irani.

   Në fund të kësaj Konference, pjesëmarrësit i dërguan një letër respekti dhe dashamirësie Presidentit Beshar el- Esed, me përmbajtje falënderimet dhe vlerësimet maksimale për përpjekjet e bëra nga shteti arab sirian me të gjitha mjetet dhe kushtet për mbarësinë e kësaj Konference.

 

Vel-hamdu lil-lahi rabbil-alemin

(Falënderimi i takon Zotit të botrave)

 

Pjesëmarrësit në Konferencë

Damask, më 10 maj 2005

 

Përktheu nga arabishtja

dhe përshtati në shqip

Muhamed SYTARI

Shkodër, më 14. 05. 2005



[1] Kur'ani: 21:92.