Muhamed Sytari
thirrës islam
Klonimi i njerëzve dhe mendimi i dr. Karadavit rreth tij
(Vërtetësi lidhur me klonimin)
pas vdekjes së tyre për t'u llogaritur përpara Krijuesit,
ndërkohë që mohuesit e fesë dikur dhe materialistët sot, e kanë
parë si diçka të largët këtë çështje.
·
Klonimi në botën njerëzore eliminon llojshmërinë dhe çiftëzimin!
Vërtetësi lidhur me klonimin
Dr.
Jusuf Kardavi, u pyet nga gazeta katareze "Er- Raje" për
mendimin e tij rreth çështjes së klonimit të njeriut, por u
përgjegj i justifikuar se kjo është një çështje e re që duhet
vëzhguar, menduar dhe duhet marrë me seriozitet dhe se të
nguturit nuk është specifikë e tij në kësi punësh…
Por njëkohësisht, ai vendosi përpara duarve të lexuesit disa të
vërteta të lidhura me klonimin që në burimin e tij, duke thënë:
"Islami e mirëpret dijen dhe kërkimin shkencor në përgjithësi,
madje e konsideron si detyrim të përgjithshëm përmbi ymmetin
musliman arritjen e rezultateve të larta në të gjitha sferat e
dijes për të cilat ka nevojë ymmeti, në fenë dhe në jetën e tij,
në mënyrë që të plotësohen në njëra- tjetrën dhe të mjaftohen në
mënyrë individuale në të gjitha filialet e dijes dhe praktikës
së saj, në çdo specializim nga specializimet e ndryshme që
ymmeti mos të mbetet "i vobekët" për dikë…
Por, shembulli i diturisë në Islam është si shembulli i punës,
ekonomisë, politikës dhe luftës ku që të gjitha këto, duhet të
lidhen me vlerat e fesë dhe moralit, njëkohë që Islami nuk e
pranon mendimin e ndarjes së këtyre pikave nga feja, si të thotë
dikush për shembull: Lëreni dijen të lirë, lëreni ekonominë të
lirë, lëreni politikën të lirë, lëreni luftën të lirë dhe mos
lejoni hyrjen e fesë apo moralit ndër to, për t'i ngushtuar ato
dhe për t'i ndaluar nga shpejtësia e rritjes dhe shpejtësia e
lëvizjes.
Prishjet që shkaktohen për shkak të klonimit
Islami e refuzon këtë parim që ka prishur dijen, ekonominë dhe
politikën dhe shikon se çdo gjë në jetë duhet t'i nënshtrohet
drejtimit të fesë…Logjika e Sheriatit islam -me tekstet e tija
absolute, rregullat tërësore dhe objektivat e përgjithshme- e
ndalon futjen e këtij klonimi në botën e njerëzve, duke parë tek
prishjet që sjell ai, si më poshtë:
1.
Klonimi eliminon llojshmërinë:
All- llahu e krijoi këtë univers në bazë të
llojshmërisë,
prandaj dhe e gjejmë këtë frazë të përsëritet disa here në
Kur'an, pas krijimit të gjërave dhe mirësinë e tyre për njerëzit
(në ngjyra të ndryshme), pasi ndryshimi i ngjyrave shpreh
dukurinë e llojshmërisë. Për këtë le të lexojmë thënien e All-
llahut në Kur'an:
{A nuk e sheh se All-llahu lëshon nga qielli ujë, e Ne nxjerrim
me të fruta, ngjyra e të cilave është e ndryshme, e edhe nëpër
kodra ka vija të bardha e të kuqe ngjyrash të ndryshme, e ka
edhe shumë të zeza. (*)
Edhe nga njerëzit, nga gjallesat, nga kafshët po ashtu ka të
ngjyrave të ndryshme.
Kështu që klonimi e kundërshton
llojshmërinë,
pasi ai ngrihet mbi bazat e krijimit të një kopjoje të
përsëritshme të një personi, gjë që sjell shumë të këqia në
jetën njerëzore dhe sociale, disa prej të cilave i kuptojmë e
disa të tjera nuk i arrijmë vetëm se me kohën.
Përfytyrojeni një klasë me nxënës të kllonuar…Si do mund të
dallojë mësuesi njërin nga tjetri nxënës? Si do ta dallojë
Zejdin nga Amri a Bekri, fjala vjen?
Si do ta dijë hetuesi, se cili person e ka kryer krimin ,
ndërkohë që fytyrat janë të njëjta, gjatësitë poashtu dhe
shenjat e gishtave të pandryshueshme?
Madje si ta njohë burri gruan nga kopja e saj? E si ta njohë
gruaja burrin duke parë edhe kopjon e tij njëkohësisht?
Nga një aspekt tjetër nuk ka besë që të mos përdoret ky fenomen
për keq, sikurse ndodhi me bombën atomike për të shkatërruar
njerëzit e gjallesat në masë!
Pastaj kush na siguron ne për mos ardhjen e kësaj superfuqie,
për ta "privatizuar" dhe personalizuar klonimin, duke ia ndaluar
të tjerëve e duke ia lejuar vetes, siç u veprua me bombën
atomike?
Klonimi eliminon traditën e çiftëzimit
Klonimi, nëpërmjet pasqyrës në të cilën na u prezantua dhe na u
spjegua nga specialistët, eliminon fenomenin e çiftëzimit në
këtë univers, në të cilin jetojmë.
All- llahu, njerëzit i ka krijuar çifte, meshkuj e femra,
sikurse edhe kafshët, zogjtë, kandrrat, madje edhe bimët.
Madje shkencat e reja na kanë treguar se çiftëzimi ekziston edhe
në botën e ngurtësirave, siç e shohim në elektricitet fenomenin
e pozitivit dhe negativit, madje edhe tek atomi që është njësia
e ndërtimit universal në tërësi, i cili ngrihet mbi elektronin
dhe protonin, dmth, karikimin elektrik pozitiv e negativ e
pastaj vjen bërthama.
Kur'ani e përmend këtë fenomen (çiftëzimin) duke na thënë:
{Dhe Ne u krijuam juve në çifte}[2],
si dhe: {Dhe Ai është që krijoi llojet - mashkullin dhe femrën(*)
Nga pika e farës që hidhet}[3],
si dhe:{I pastër nga të metat është Ai që krijoi të gjitha
llojet (çiftet) nga çka mban toka, nga vetë ata dhe nga çka ata
nuk dinë}[4],
sikurse thotë gjithashtu: {Dhe Ne krijuam prej çdo sendi dy
lloje (mashkull e femër) që ju të përkujtoni (madhështinë e
Zotit)}[5],
njëkohë që klonimi ngrihet mbi mos pasjen nevojë për njërin nga
dy sekset, duke u mjaftuar me një seks të vetëm, saqë një grua
amerikane tha:
Do vijë dita që ky planet
do jetë vetëm i grave!
Kjo pa dyshim që është kundër natyrës në të cilën është krijuar
njeriu dhe nuk është aspak në dobi të tij!
Njeriu për natyrë, ka nevojë për seksin tjetër, jo thjesht për
t'u shumuar, por edhe për të plotësuar njëri- tjetrin, sikurse
thotë All- llahu në Kur'an: {Ju jeni nga njëri- tjetri (të një
origjine)}.[6]
Dhe për t'u kënaqur secili me partnerin e vet, siç na e thotë
All- llahu i Madhëruar, në pasqyrimin e lidhjes martesore, në
Kur'an:
{Ato janë prehje për ju dhe ju jeni prehje për ato…}.[7]
Për këtë, kur All- llahu krijoi Ademin dhe e bëri të jetojë në
xhennet, nuk e la të vetëm edhe pse ishte në xhennet, por i
krijoi atij nga vetja e tij bashkëshorten që të prehej tek ajo,
sikurse do prehej tek ai. Prandaj dhe thotë në Kur'an: {E Ne i
thamë: “O Adem, ti dhe bashkëshortja juaj banoni në Xhennet…}.[8]
E në qoftë se secili nga burri dhe gruaja kanë nevojë për njëri-
tjetrin për t'u prehur te njëri- tjetri e për të lindur më pas
dashuria e mëshira ndërmjet tyre, pasuesit e tyre kanë edhe më
tepër nevojë për ata të dy, për ambientin familjar, për butësinë
e nënës dhe kujdesin e babait dhe mësimin e mirësive nga familja,
mirësive të bashkëjetesës në mënyrë të saktë, të këshilluarit,
të kuptuarit e të ndihmuarit në raste nevoje.
Njerëzit e dinë fare mirë se fëmijëria më e gjatë, për nga mosha,
është fëmijëria e njeriut që zgjat disa vite, në të cilat fëmija
ka nevojë për prindërit dhe familjen e tij materialisht dhe
moralisht. Edukimi i plotë i identitetit të fëmijës nuk
plotësohet vetëm se nën hijen e prindërve që e duan atë dhe
kujdesen për të, duke shpenzuar çdo të shtrenjtë e të lirë,
derisa të plotësohet zhvillimi i tij, duke ndjerë kënaqësi në
shpenzimet e tyre për fëmijën e vogël.
Por, klonimi nuk realizon prehjen e secilit prej bashkëshortëve
në njëri- tjetrin, sikurse nuk realizon as familjen për të cilën
ka nevojë fëmija për të jetuar nën hijen dhe kujdesin e saj dhe
plotësimin e zhvillimit të tij nën përkujdesjen e saj.
Lidhja ndërmjet personit të klonuar dhe të klonuarit prej tij
Kjo
është një çështje formimi: S'ka dyshim se personi i kllonuar
është ndryshe nga personi i kllonuar prej tij, pasi ai edhe pse
mban të gjitha virtytet e tija trupore, mendore dhe
psikologjike, por nuk është vetë ai, pasi ka ardhur shumë më
vonë në kohë se i pari dhe rrethi shoqëror, edukimi dhe kultura
e kohës së të kllonuarit do ndikojnë në veten e tij, duke e bërë
atë një tjetër njeri në besimin, sjelljen dhe njohuritë e tija,
pasi këto janë punë që fitohen dhe nuk mjaftojnë vetëm shkaqet
trashëguese në to.
Kështu, ai do jetë tjetër njeri nga i kllonuari prej tij, por
cila është lidhja e tij me të?
A e
ka djalë, apo vëlla, apo të huaj? Ky është me të vërtetë
problem!
Disa
thonë
se është i biri, sepse është pjesë e tija dhe kjo është e
pranuar nëse vendoset në mitrën e e të shoqes që do ta mbartë e
do ta lindë, siç thotë All- llahu (xh.sh): {Nënat e tyre janë
vetëm ato që i kanë lindur ata}[9]që
do thotë, të ketë nënë dhe të jetë pa baba!!
Ndonjë tjetër thotë:
Ai është vëlla binjak i personit nga i cili është kllonuar, si
dy binjakë që krijohen në një vezore të vetme. Mirëpo vëllazëria
është degë e prindërisë (babës
dhe nënës), e si vërtetohet dega pa u vërtetuar baza?
Kjo
na detyron ta mohojmë këtë operacion që në burimin e tij, duke
parë shkaqet negative që vijnë prej tij.
Përdorimi i klonimit në shërimin e disa sëmundjeve
Nuk e di me saktësi përse e bëjnë këtë (klonimin), megjithatë
nëse qëllimi i tij është klonimi i një njeriu, apo fëmije, apo
një foshnje, për ta përdorur si
pjesë këmbimi
duke marrë një gjymtyrë të shëndoshë nga trupi i tij, për t'ia
vendosur një njeriu të sëmurë, kjo pa dyshim që është
e ndaluar në
mënyrë absolute, pasi ai është krijesë që e ka fituar jetën
njerëzore edhe pse me anë të klonimit, prandaj nuk lejohet loja
me gjymtyrët e tija, as me asnjë pjesë tjetër të trupit të tij,
edhe nëse është akoma fetus, pasi edhe ai duhet parë me
seriozitet dhe ka vlerën e tij.
Por, nëse është e mundur klonimi i disa gjymtyrëve të caktuara
të trupit, si zemra, mëlçia, veshka, apo një tjetër gjymtyrë,
për të përfituar prej saj dikush që është i sëmuë, atëherë kjo
është një punë, të cilën feja e mirëpret dhe e shpërblen , sepse
sjell dobi për njerëzit pa i bërë dëm ndokujt dhe pa prekur
vlerat e dikujt tjetër.
Çdo
përdorim i tillë i klonimit, është i lejuar, madje i kërkuar si
kërkesë pëlqyeshmërie (istihbab),
e ndoshta kërkesë detyrimi (ixhab)
në disa raste, sipas nevojës për të dhe mundësisë për ta bërë.
Dy
sqarime të rëndësishme
I
pari:
Klonimi nuk është ashtu si e përfytyrojnë disa si
krijim i jetës, por është përdorim i jetës që ka krijuar
Krijuesi i Lartësuar, pasi vezorja prej së cilës hiqet bërthama
e saj, është krijesë e All- llahut dhe qeliza që mbillet në
vezore në vend të bërthamës, është krijesë e All- llahut dhe të
dyja punojnë në rrethin e tyre sipas rregullave, mbi të cilat
All- llahu (xh.sh) ka
ngritur mbi to këtë botë.
E
dyta:
Klonimi e ndihmoi fenë për të afruar në mendjet e njerëzve një
çështje bazë prej besimit islam; besimin në ringjalljen dhe
daljen e njerëzve pas vdekjes së tyre, për t'u llogaritur për
punët që kanë bërë,
ndërkohë që mohuesit e fesë dikur dhe materialistët sot, e kanë
parë si diçka të largët çështjen e ringjalljes dhe kthimin e
njeriut sërish në jetë.
Klonimi e ka afruar kuptimin e kësaj çështje, pasi me anën e një
vezoreje dhe një qelize njeriu rikthehet në jetë në një formë të
re. E në qoftë se njeriu arriti ta bëjë këtë, pse duket e
çuditshme që All- llahu (xh.sh) ta kthejë njeriun sërish në
jetë, nëpërmjet asaj që shkencërisht quhet
rruaza e kërbishtit[10],
e cila nuk vdes asnjëherë në trupin e njeriut, edhe pas vdekjes
së tij, apo me ndonjë mënyrë tjetër, të ditur apo të paditur?
{Dhe
Ai është që e shpik jetën dhe pastaj e përsërit atë, e ajo (përsëritja)
është edhe më e lehtë për Te (sipas
mendimit tuaj). Shembëlltyra më e lartë është vetëm e Tij në
qiej e tokë dhe Ai është mbizotëruesi, i urti}.[11]
Përktheu nga arabishtja
dhe
përshtati në shqip
Muhamed Sytari
P.S:
Për sqarime të mëtejshme rreth kësaj teme lexo në faqen e Dr.
Kardavit në Internet /www.qaradawi.net/,
prej ku edhe është marrë ky material. (Shënim
i përkthyesit).
Shkodër, më 21. 01. 2003
[1]
Kur'ani Famëlartë,
35:27-28.
[2]
Kur'ani Famëlartë, 78:8.
[3]
Kur'ani Famëlartë, 53: 45-46.
[4]
Kur'ani Famëlartë, 36: 36.
[5]
Kur'ani Famëlartë, 51: 49.
[6]
Kur'ani Famëlartë, 4: 25.
[7]
Kur'ani Famëlartë, 2: 187.
[8]
Kur'ani Famëlartë, 2: 35.
[9]
Kur'ani Famëlartë, 58: 2.
[10]
Rruaza e kërbishtit, për të cilën bëhet fjalë, sipas
teksteve islame është sa një kokërr meli në fund të
shtyllës kurrizore të njeriut. Transmetohet se Profeti
Muhammed (a.s) në lidhje me këtë pikë ka thënë: "Secilën
pjesë të trupit të njeriut do ta hajë toka, përveç
rruazës së kërbishtit…Prej aty do ringjalleni ditën e
kijametit (kataklizmës)" -Transmeton Bukhariu dhe
Muslimi. (Shih: "Sherh Xheuheretut Teuhid", të një grupi
dijetarësh muslimanë, vëll. i 2- të, fq.998- 999). (Shënim
i përkthyesit).
[11]
Kur'ani Famëlartë, 30: 27.