ZOTI IM TI JE QËLLIMI IM DHE PËLQIMI YT ËSHTË KËRKESA IME!

Kjo është bota juaj

(“Kjo është bota juaj, të cilën e ruani me çdo të shtrenjtë!”)

Kjo është bota juaj

 

Thotë Hasani (r.a): Kaloi Omeri (pëlqimi i All-llahut qoftë mbi të) pranë një vendi mbeturinash dhe u ndalua pranë tij. Shokët e tij sikur u sikletosën për këtë veprim. Ai, e kuptoi këtë dhe u tha: “Kjo është bota juaj, të cilën e ruani me çdo të shtrenjtë!”[1]


Hz. Omeri dhe shoqëria e mirë


Thotë Hudhejfe: Hyra tek Omeri dhe e gjeta të mërzitur. I thashë: “Çfarë halli ke o prijës i besimtarëve?” Tha: “Kam frikë se mos bie në ndonjë ndalesë dhe askush të më ndalojë nga respekti!” I thashë: “Pasha All-llahun, nëse të shohim se ke dalur nga e vërteta, do të ndalojmë!” Omeri u gëzua dhe tha: “Elhamdu lil-lah që më bëri me shokë që më drejtojnë nëse devijoj!”[2]


Xhenneti dhe xhehnemi

“Sikur të thërriste një zë nga qielli: O ju njerëz, të gjithë ju do të hyni në xhennet, përveç një njeriu, do të frikësohesha se mos isha unë ai njeri! E, po të thoshte: O ju njerëz, të gjithë ju do të hyni në xhehnem, përveç një njeriu, do të shpresoja të isha unë ai njeri”[3]

Kije frikë All-llahun, Omer!

Një njeri i tha Omerit: Kije frikë All-llahun, Omer! Këtë, ai e përsëriti shumë herë, saqë një i pranishëm i tha: Hesht, e teprove me prijësin e besimtarëve! Ndërkohë, Omeri i tha: “Lëre! Nuk ka hajr për ta po s’na e thanë dhe s’ka hajr për ne po s’e pranuam!”[4]
 


Studioi: Imam Muhamed Sytari


[1] Naxhi dhe Ali Tantavi, “Akhbaru Omer”, botimi i 11- të, Xheddah, 1999, fq. 192.
[2] Po aty, fq. 331.
[3] Po aty, fq. 267.
[4] Po aty, fq. 267.