Kartat e
identitetit dhe hixhabi -
(intervistë
për Tv1 Channel)
(Shkodër,
më 22 janar 2009 )
Në një
intervistë për kanalin televiziv Tv1 Channel, thirrësi islam
Muhamed Sytari ka komentuar lajmin më të përfolur gjatë dy
ditëve të fundit në Shqipëri; ndalimin e vajzave me mbulesë për
t’u fotografuar me shaminë e tyre për kartat e reja të
identitetit.
“E pritëm me
entuziazëm dhe dëshirë të madhe vendimin për pajisjen e
shqiptarëve me kartat e reja të identitetit, sipas parametrave
bashkëkohore, por njëkohësisht u befasuam nga deklarata e zv/ministrit
të Brendshëm, për ndalimin e vajzave me shami për të
pozuar me hixhabin e tyre për fotografinë e kësaj karte.
Hixhabi është
pjesë e pandarë e identitetit të muslimanes, e për rrjedhojë,
një vendim i tillë përveçse
një shkelje e të drejtave të njeriut, është padyshim edhe një
penalizim
i panevojshëm, në një shoqëri besimtare si ajo shqiptare”
Ndërsa pyetjes
sesi mund të pritet një vendim i tillë nga besimtarët dhe
komuniteti musliman, ai i është përgjigjur: “Unë shpresoj që ky
vendim të tërhiqet, edhe për faktin se ky është një vit
elektoral dhe imagjinoni vendimin e muslimanëve për bojkotim të
zgjedhjeve, do të ishte diçka
e pamenduar!”
Pyetjes së
gazetarit: “Po sikur të mos ndryshohet ky vendim, do të thotë se
do bojkotohen zgjedhjet nga muslimanët?”, ai duke buzëqeshur i
është përgjigjur: “Unë shpresoj dhe lutem që ditën e votimeve,
ne dhe gratë tona të mbuluara të shkojmë për të votuar të lirë e
të respektuar!”
www.muhamedsytari.net
|
|
|
|
|
|