Kaderi dhe namazi
(Shkodër, më 14 janar 2010)
Të enjten, më 14 janar 2010, pas namazit të jacisë, Imam
Muhamed Sytari ka vazhduar të komentojë hadithin e katërt nga
dyzet hadithet e Imam Neveviut. Në dersin e tij, ai ka shpjeguar
konceptin e kaderit në jetën e muslimanit. “Kaderi është një
ndër mirësitë më të mëdha me të cilat na ka pajisur All-llahu,
duke na treguar se jemi në dijen, përkujdesjen dhe mirësitë e
Tij”- ka përmendur ai. Gjithashtu ai ka shpjeguar se: “Fakti se
All-llahu di çdo gjë për ne, nuk ndikon në përzgjedhjen tonë të
veprimeve që bëjmë, sepse dija nuk është cilësi ndikuese në
mënyrën e veprimit!”.
Ndërkohë, ditën e xhuma, më 15 janar 2010, Imam Muhamed Sytari
ka folur mbi vlerën e namazit në raport me forcimin e
identitetit të muslimanit. Ai ka nxitur “kulturën e namazit” në
jetën e përditshme të muslimanëve shqiptarë. “Përse tregtari
musliman shqiptar nuk e mban një sexhade me vete në punishten,
dyqanin a zyren e tij, për të kryer obligimin e tij ditor? Përse,
nuk e mbyll dyqanin e tij dhe të shënojë te dera: “Jam në xhami”,
që të kuptohet se jemi shoqëri islame!?”
Pas namazit të xhumasë, besimtarët janë ftuar të kontribuojnë
për restaurimin e pjesës së vjetër të xhamisë Tophanë.
V. Mehmeti
![]() |
![]() |
|
|
|
|
![]() |


