“Jo tolerancë dhe bashkëjetesë me poshtëruesit e fesë tonë!”
(Shkodër, më 13 nëntor 2009)
“Edhe komunistët dikur, kanë vepruar në
këtë mënyrë me objektet e fesë tonë, si drejtuesit e
institucioneve tona sot! Asnjë tolerancë dhe frymë bashkëjetese
me këta njerëz që i janë dorëzuar Iblisit të mallkuar kundër
fesë, kundër besimit, kundër dritës! Teksa shohim sot Xhaminë e
Plumbit në këtë gjendje të mjerueshme, nuk ka sesi të ndjejmë
respekt dhe nderim për këta drejtues të paaftë e provincial,
thellësisht provincial që na drejtojnë! Realiteti i Xhamisë tonë
sot është ky që është, sepse ne kemi vdekur! Po, po, kemi vdekur
dhe nuk dëgjohet as zëri, as shpirti, as zemra as lëvizja, as
ndjenja, as përkatësia, asgjë prej asgjëje, prej nesh! Ne jemi
muslimanë dhe nuk mund të lejojmë të mashtrohemi me një sofër
iftari, as me një vizitë për Bajram, ku në vend të urimit për
Festën tonë urohemi për bashkëjetesën tonë si komb? E kuptoni sa
paradoksal është ky realitet?! 16 nëntori i vitit 1990, është
një datë e shtrenjtë dhe e shenjtë për ne, mos ta harrojmë dhe
mos ta harrojnë fëmijët tanë! Xhamia e Plumbit, është simbol i
mposhtjes së ateizmit dhe rënies së tij, sikurse dëshmon dy
gjëra shumë të rëndësishme për ne: rimëkëmbjen e besimit dhe
fesë Islame ndër shqiptarë dhe dëshminë historike të lashtësisë
së Islamit dhe lidhjes së tij me identitetin shqiptar!”- kanë
qenë disa prej fjalëve të përmendura sot në hytben e xhumasë, në
xhaminë e Tophanës, nga thirrësi islam, Imam Muhamed Sytari.
Gjatë kësaj hytbeje, ai është ndalur edhe të nevoja e
interesimit të secilit prej nesh për hallet e Xhamisë së Plumbit,
jo si një xhami e thjeshtë, por si simboli më i shtrenjtë islam
i shqiptarëve. “Një popull që nuk lartëson simbolet dhe emblemat
e fesë së tij, është i destinuar të poshtërohet dhe të mos ketë
asnjë vend në karvanin e popujve dhe kombeve të qytetëruara dhe
besimtare!”- ka thënë ai.
Shih në youtube:
http://www.youtube.com/watch?v=AtnatK79cM8&feature=channel (1)
http://www.youtube.com/watch?v=JibHfD0jfyg&feature=channel (2)
V. Mehmeti
![]() |
![]() |
|
|
|

