Muhamed Sytari
thirrës islam
Islami mes rinovimit të kërkuar dhe ndryshimit të refuzuar (1)
("Zoti dërgon në këtë ymmet, në krye të çdo 100 viteve, dikë që rinovon fenë”)
Dr.Muhammed
Seid Ramadan el-Buti.
Falënderimi
i takon Allahut që me mirësinë e Tij plotësohen të mirat, paqja
dhe shpëtimi qofshin mbi zotërinë tonë Muhammedin (a.), familjen
dhe mbi gjithë shokët e tij.
Transmeton Ebu Davud, Bejhakiu dhe Hakimi në “Mustedrekun” e tij
nga hadithi i Ebu Hurejres se Pejgamberi (a.s) ka thënë :"Zoti dërgon
në këtë ymmet, në krye të çdo
100 viteve, dikë që rinovon fenë ”.
Transmeton Malik në librin e tij “Muvet’ta” dhe Muslimi në “Sahihin”
e tij, nga hadithi i Ebu Hurejres se Pejgamberi salall-llahu
alejhi ve sel-lem përshëndeti me selam banorët e Bekias, pastaj
tha: “Sa do të dëshiroja sikur të shikoja vëllezërit tanë, deri
që tha : “vall-llahi do të largohen nga Hevdi im disa njerëz,
ashtu siç largohet deveja e humbur dhe them: ejani, he pra
ejani; më thuhet : ti nuk e din se sa kanë bërë ndryshime pas
teje. Atëherë them : larg qofshin, larg qofshin, larg qofshin…”.
D.m.th. rinovimi i fesë është i përligjur dhe i obliguar, madje
kjo është një prej vlerave me të cilat Zoti (azze ve xhel-le)
pajis me të dijetarët e devotshëm, pasi kanë përfunduar të
gjitha mesazhet hyjnore me dërgimin e të fundit të resulëve dhe
enbijave, Muhammedit alejhi es-selatu ves-selamu…ndërsa
ndryshimi është humbje e amanetit, tradhti e besës dhe shpifje
ndaj Zotit azze ve xhel-le. Për këtë ai (ndryshimi) është i
ndaluar dhe bëhet shkaktar për t’u larguar nga mëshira e Zotit.
Por cili është dallimi në mes këtyre të dyjave ?.. Cili është
dallimi mes rinovimit të fesë dhe ndryshimit të saj?
Kuptimi i rinovimit del qartë në qoftë se do të ndalonim pak te
prejardhja dhe kuptimi i fjalës “din” (fe). Dihet mirë se fjala
“din” (fe) rrjedh nga “dejnune” (fetarizëm), d.m.th nënshtrim i
plotë për Adhuruesin e Vërtetë, e ai është Allahu azze ve xhel-le.
Ne këtu kemi parasysh me fjalën “din” (fe), fenë e vërtetë e
cila është Islami. Kështu që “din” dhe “dejnune” janë cilësi për
njeriun, dhe rinovimi është epror mbi të d.m.th mbi vetë fenë,
jo mbi parimet dhe ligjet e saj. Ai simbolizon punën e atij që
Zoti dërgon për rinovimin e fesë, pra në nxitjen e njerëzve për
të rinovuar besën e tyre me Zotin dhe në kthimin e duhur, në
udhëzimin dhe dispozitat e Tij, pas një largimi të gjatë… në
rimëkëmbjen dhe fortifikimin e shtyllave të dobësuara, në
mbylljen e vrimave të hapura në mentalitetet dhe nxjerrja e
ligjeve te reja nga
ngjarjet, interesat dhe traditat duke u bazuar në gjeneralitetin
e ligjeve fikhore, mbi parimet themelore të fesë dhe rregullat e
komentimeve të teksteve kuranore, pa neglizhuar aspak me to dhe
pa rënë në kurthet e dëshirave, epsheve dhe interesave të kësaj
bote.
Kjo gjë bën të qartë shkakun e mbizotërimit të rinovimit në
tekstin e hadithit, mbi fenë (dinin) e cila është fetarizmi (dejnune),
siç e pamë, dhe jo mbi thelbin e fesë e cila përfshin parimet
dhe ligjet e saj, siç e transmetojnë disa njerëz. Ky është gabim
në secilën prej kuptimeve dhe transmetimeve së bashku… Gabim në
transmetim, sepse të gjitha këto transmetime kanë ardhur me
fjalët “dikend që rinovon fenë për këtë ummet” dhe kjo është
gabim në transmetim, sepse rinovimi i çështjes së fesë nuk ka të
bëjë me rinovimin e ligjeve dhe parimeve të saj. Ajo mbetet e re
pa marrë parasysh se sa kohë ka kaluar, pra nuk ka kuptim
rinovimi i tyre përveçse me ndryshimin të cilin e ëndërrojnë
propaganduesit e “të resë”, për të cilin ka ndaluar dhe
paralajmëruar i Dërguari i Zotit salall-llahu alejhi ve sel-lem.
Por duhet ta dimë mirë se ky rinovim, që Zoti ia ka besuar një
grupi të devotshëm prej dijetarëve të këtij ummeti, nuk mund të
jetë i saktë në një rrugë të drejtë që kënaq Zotin azze ve xhel-le
dhe vërtetim i rinovimit që Pejgamberi salall-llahu alejhi ve
sel-lem ka pasur qëllim, përveçse po të jenë luftëtarët e këtij
rinovimi në një devocion të lartë në nxitjet dhe nismat e tyre,
të cilët nuk i kushtojnë aspak rëndësi dynjasë së njerëzve para
qëllimit të shenjtë, i cili simbolizohet vetëm me arritjen e
kënaqësisë së Zotit. Nuk i pengojnë epshet e dëshirat në
drejtimin e tyre nga Ai, sado që këto të jenë të shumta,
vërshuese e të përhapura këtu e atje … ngrihen për realizimin e
detyrës së tyre të shenjtë, me gjuhën e gjendjes së secilit prej
tyre, duke thirrur Zotin : “Dhe nxitova tek Ty, o Zot që të
kënaqesh”.
Në qoftë se Zoti do ta nderojë këtë ummet me një grup të tillë
dijetarësh, atëherë do të jetë rinovimi i fesë, kështjella e
cila do ta mbrojë nga lakmitë për ta dëmtuar dhe nga talljet me
të dhe do të jenë vetë ata, ajo
që ka pasë për qëllim dëshmia e të Dërguarit të Zotit (a.s),
e sa e madhe është ajo dëshmi!
Ne dimë mirë atë që kanë përmendur komentuesit e hadithit për
fjalën (men) “dikend” në thënien e tij (a.s) “dikend që rinovon
fenë për këtë ummet”. Ajo nuk simbolizon një person të vetëm në
të cilin janë mbledhur cilësitë e udhëheqjes dhe të rinovimit,
ashtu siç kanë menduar disa, por ajo nënkupton të gjithë
dijetarët të cilët Zoti i Lartë i zgjedh në çdo kohë, për të
mbrojtur fenë e Tij, për të rinovuar kthimin tek Ai dhe
sinqeritetin për Të.
Ky është shkurtimisht Rinovimi i cili është pjesë e detyrave të
fesë dhe ligjeve të saj.
Tani kemi mundësi ta dimë se pas asaj që përmendin shumë
studiues dhe shkrimtarë në këtë kohë si “rinovim”, në realitet
nuk është gjë tjetër veçse ndryshimi për të cilin ka
paralajmëruar i Dërguari i Zotit dhe e ka bërë të qartë në
hadithin e saktë që përmenda në fillim të këtij shkrimi.
Pjesa më e madhe e propagandave të shqetësuara sot, në botën
arabe dhe islame, janë për ndërrimin e fesë dhe jo për rinovimin
e saj, ku këto propaganda mbulohen me fjalët rinovim apo të
ngjashme me të…
Shtytësi kryesor i kësaj është një përzierje e faktorëve të
ndryshëm, prej tyre : mërzitja nga “e vjetra”, sepse ajo është
“e vjetër”, dëshira për t’u shmangur nga disiplina fetare e
ligjeve të saj, duke u munduar të realizojnë atë që ëndërrojnë
njerëzit prej epsheve e dëshirave dhe të vardallisen në llucën e
asaj që rrjedh në shoqëritë amullore të perëndimit… Gjithashtu
prej atyre është edhe gatishmëria për të qenë vartës të lidhjeve
të fshehta të cilat kanë depërtuar nga jashtë prej vendeve që
zhvillojnë luftë ideologjike drejt vendeve ku ndodhen agjentët e
tyre të brendshëm. Kush prej jush ka pasur mundësi të lexojë
dosjen e fshehtë të cilën e ka shkruar Wiljam Kliford e që e ka
dërguar në departamentet e Perëndimit, sidomos ato amerikane,
përgjegjëse mbi vëzhgimet e gjendjes së fesë Islame në këto
vende, do të dijë shumë gjëra prej të cilave po përmendi në këtë
nxitim[1].
Ndërsa faktori i madh i përgjithshëm, prej të cilit rrjedhin të
gjithë faktorët që përmenda, është faktori ideologjiko-besimor,
i cili do të thotë që propaganduesit e kësaj thirrje e
konceptojnë Islamin sikur ai është një bashkësi organizatash
(sistemesh) të larta që i kanë krijuar trurët (mendjet) arabe në
një kohë të errët, pastaj koha kaloi dhe ato kanë shpenzuar
(konsumuar) çdo gjë që justifikonte sipas natyrës së asaj
periudhe (kohe).
Një dialog serioz me këta tipa, duke ditur se gjendja është kjo
që thamë, nuk nënkupton që t’i bind ata se Islami, i cili në
mendjet e tyre ka këtë imazh dhe realitet, është i vlefshëm siç
është ai në të vërtetë për çdo kohë, sepse është e pamundur të
bindësh dikë se një sistem të cilin e ka shpikur një mendje
njerëzore si ai, vlen të jetë rrobë e saktë dhe e përshtatshme
për një varg të pafund brezash njerëzorë, pa asnjë ndryshim apo
shndërrim.
Por dialogu i vërtetë qëndron në faktin që t’u tregohet atyre se
Islami me parimet e tij të besimit dhe rregullat e tij morale
është mesazhi me të cilin Zoti ka nderuar robërit e Tij në jetën
e kësaj bote, duke e zgjedhur atë (Islamin) për ta, udhërrëfyes
për njohjen e të vërtetave të gjithësisë, metodë (program)
bashkëpunimi për jetën dhe t’u bëhet e qartë se vendimi të cilin
e kemi marrë nga Kur’ani thotë : “Sot përsosa për ju fenë tuaj,
plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju Islamin fe”. (El-Maide
: 3).
Në qoftë se do të arrijnë ta kuptojnë këtë gjë
dhe do të ngulitet
akidja e besimit realisht në mendjet e tyre, atëherë
problematika e “ndërrimit” me emrin e “rinovimit” me gjithçka që
rrjedh si rezultat i mashtrimit dhe çfarë nxirret nga qëllimet
në të kundërtën e kuptimeve sipërfaqësore të motove e
shprehjeve, treten e zhduken dhe do të takohemi të gjithë së
bashku në një metodë të vetme, ku e jashtmja dhe e brendshmja
janë njëlloj.
Por në qoftë se do të humbasë ky kuptim nga ata, në frymën e
dëshirave, epsheve dhe nacionalizmave, atëherë do të mbesin
sakrificat e tyre të hapura e të vazhdueshme në tretjen e të
vërtetave të Islamit dhe në ekzekutimin e ligjeve (dispozitave)
të tij, që të shndërrohet rryma e tij vepruese në vese e
humbje!… Kjo është ajo që ka qenë dhe mbetet duke ëndërruar
Wiljam Kliford në dosjen e tij që përmenda dhe e cila mbështetet
tek agjentët e tij të besueshëm dhe nga efektivi i tij i afërt,
të cilët lëvizin mes nesh sipas planeve të tyre nën mbulesën e
xhelozisë së rinovimit të Islamit dhe përparimit të tij!..
Por edhe po qe se do të humbasë nga ata ky kuptim në labirintet
e këtyre epsheve (dëshirave), a do të shkëputen në mes nesh dhe
atyre rrugët e dialogut e të debatit?
Rrugët e dialogut do të mbesin të shtrira mes nesh dhe të
tjerëve, kushdo qofshin ata. Kjo është klima islame, brenda së
cilës veprojnë thirrësit e devotshëm për tek Zoti, në çdo kohë
dhe vend.
Përktheu nga arabishtja
dhe përshtati në shqip
Lavdrim Hamja
thirrës islam
[1]
Wiljam Kliford : ka qenë përfaqësues i Kombeve të Bashkuara
në disa konferenca të organizatës arabe për mbrojtjen e
shoqërisë kundër krimit, e dalur nga Konferenca arabe nga
fundi i viteve 70-të. Kliford mori pjesë në të si vëzhgues.
Pastaj dërgoi një dosje të fshehtë në Organizatën e Kombeve
të Bashkuara dhe në departamentet e interesuara, duke folur
për rrezikshmërinë e Islamit dhe për mundësitë e mëdha që ai
të kthehet në gjendjen e tij vepruese. Deshi Zoti që kjo
dosje të bie në dorën time, ku dhe kam shkruar një studim të
mjaftueshëm rreth tij në librin tim
“Në
rrugën e kthimit për tek Islami”(ala
tarikil-avdeti ilel-Islam).