Muhamed Sytari
thirrës islam
Islami mes rinovimit të kërkuar dhe ndryshimit të refuzuar (2)
("Zoti dërgon për këtë ummet, në krye të çdo 100 viteve, dikë që rinovon fenë për këtë ummet”)
Ne u themi atyre: Islami ynë të cilin e njohëm si shpallje e
zbritur është nga i Gjithëfuqishmi i qiejve e i tokës dhe ai që
ju iluziononi është grumbull temash e rregullash njerëzore.
Tabori i parë i myslimanëve na ka lajmëruar me parimet dhe
rregullat e tij për një kushtetutë e cila ka qenë dhe është
energjike, nuk devijon dhe nuk e pason asnjë prapambetje.. Kjo
kushtetutë shkurtimisht përmblidhet në atë që prej madhështisë
së Islamit është të nxisë për përparim e zhvillim pa ndryshuar
ai vetë… d.m.th aq sa të jenë myslimanë të besës me parimet e
Islamit dhe dispozitat e tij, nuk neglizhojnë me to dhe nuk i
ndryshojnë, sepse ai i shtyn ata
për në majat e zhvillimit e të përparimit pa ndaluar dhe
aq sa të lozin me dispozitat dhe rregullat e tij, do të shfaqen
tek ata faktorët e prapambetjes e të mos-zhvillimit.
Në këtë këndvështrim Islami i ngjan makinës, me të cilën
dëshiron të shkosh në një vend tjetër. Sa më i vëmendshëm, i
kujdesshëm dhe i ruajtur të jesh me të, me pjesët dhe me
përdorimin e saj, ti do të udhëtosh me shpejtësinë që
dëshiron... Në qoftë se ti do të luash me të, do të ndryshosh
mekanizmin dhe mënyrën e punës së saj, duke shpresuar që ta
përparosh dhe të braktisësh mënyrën e punës së saj të zakonshme,
atëherë ajo – në të kundërtën e asaj që ti mendon – patjetër do
të zhgënjejë duke të lënë në vend dhe si rrjedhojë ti nuk do të
shkosh e as të udhëtosh për në vendin që dëshiron.

A e vure re makinën dhe kushtin e saj të domosdoshëm, në mënyrë
që të çojë në vendin që dëshiron, kështu është edhe Islami! Ai
është anija që të mbart ty me urdhrin e Allahut, nga një nivel
në një tjetër më të mirë, një njeri të vetëm apo shumë njerëz,
por me kushtin e vetëm: Islami të qëndrojë në atë formë që Ai (xh.sh)
e ka zbritur. Ndërsa kush refuzon dhe mundohet të hyjë në
sheriatin dhe urdhrat e Allahut, në atë që Ai ka përsosur dhe
zbritur, ai do ta prishë anijen dhe si rrjedhojë do t’i marrë
jetën vetes së tij, duke e ditur ose duke mos e ditur, duke
ngecur në vend dhe duke ndejë prapa.
Argument për këtë që them është ajo që dihet shumë mirë se
myslimanët përparuan në pesë shekujt e tyre të parë (periudhë
kur sundonte dhe vepronte Islami) më shumë se sa myslimanët e
kohëve të fundit deri në ditët e sotme. Kjo gjë ka ndodhur duke
mos pasur asnjë ndjenjë për të evoluar gjë prej ligjeve të
Islamit dhe sheriatit të tij, madje për t’ia arritur atij
përparimi të shkëlqyer, garanti i tyre ka qenë ruajtja me
rigorozitet e ligjeve të Islamit dhe sheriatit të tij, pa
neglizhuar aspak, apo t’i ndryshojnë këto ligje.
Po ju sjell një panoramë të këtij përparimi të shkëlqyer dhe të
shpejtë, i cili ka vendosur standarde në jetën e brezave dhe kjo
prej mirësisë së anijes së Islamit, e cila përparoi pa e
modernizuar.
Në fushën e ndërtimit, të dukurive shoqërore dhe të veprimtarive
ekonomike u shfaqën standarde (shembuj) të shumtë të cilët nuk
kishin ekzistuar më parë në jetën e sahabeve të Pejgamberit (a.s).
Prej këtyre standardeve (shembujve) po përmendim: myslimanët
filluan të përdorin për materiale ndërtimi tulla, gurë, gëlqere,
ndërsa më parë ndërtesat bëheshin prej kallamash dhe degë hurmi.
Mëkëmbësit filluan të ndërtonin kështjella të fortifikuara për
të kryer funksionet dhe detyrat e tyre të sundimit e të
drejtimit dhe të shikonin me vëmendje interesat e myslimanëve.
Inxhinierët projektonin qytetet e reja që do të ndërtoheshin.
Për këtë kemi shembull qytetin e Kufes dhe Basrës, si dy
shembujt më të dukshëm, duke ditur që në jetën e tyre më përpara
nuk kishte ekzistuar inxhinieria dhe inxhinierët[2].
U zhvillua aktiviteti tregtar, pasi më parë tregtia kishte qenë
e përçmuar tek arabët, sepse atë e kryenin të huajt[3].
U shfaq industria (zejtaria) me llojet e saj të ndryshme duke
filluar të përhapet te sahatet dhe te të tjerët që i pasuan. Më
parë ajo ishte një punë e braktisur prej arabëve. Myslimanët
arabë filluan përdorimin e mullinjve me erë duke shfrytëzuar
energjinë e erës dhe kjo gjatë udhëheqjes së kalifit Othman (r.a)[4].
Ushtruan profesionin e përpunimit të lëkurës, madje u shquan në
këtë fushë duke dalë edhe përmbi persianët dhe romakët. U
përhapën tek ata artet figurative me të gjitha llojet e tyre dhe
piktura për sendet që
nuk kanë shpirt.
U zhvillua industria e prodhimit të ushqimeve dhe metodat e
sigurimit të tyre. Kështu u fut në përdorim mielli i bardhë të
cilin fillimisht e importonin, pastaj arritën ta prodhonin vetë.
Gjithashtu u dalluan në prodhimin e llojeve të ëmbëlsirave.
Në fushën e njohurive dhe asaj të shkencës u shfaqën botimet dhe
u zgjerua rrethi i tyre sipas nevojave të ndryshme. Myslimanët
ishin në pararojë përsa i përket marrjes së njohurive prej të
tjerëve duke vërshuar në botimet në gjuhë të ndryshme të huaja
dhe duke i përkthyer në gjuhën arabe, pastaj qëndronin mbi to
duke studiuar përmbajtjen e tyre shkencore, kulturore dhe
filozofike.
Të gjitha këto zhvillime dhe përparime të shkëlqyera u arritën
gjatë më pak se një shekulli të vetëm
nga fillimi i shpalljes, në jetën e një populli (ummeti)
i cili nuk dinte çfarë do të thotë përparim, nuk lëvizte dot
prej pellgut të ngecjes në prapambetje përpara Islamit... Islami
e shtyu drejt gjithë këtyre përparimeve të shpejta në shkallën e
zhvillimit pa transformuar gjë prej parimeve dhe ligjeve të tij.
Ne e dimë të gjithë se shoqëria jonë islame, në shekujt e fundit
nuk ka përparuar qoftë edhe me 1/10 e përparimit të myslimanëve
në atë shekull të parë të moshës së shtetit të brishtë islam!...
Këta myslimanë ishin shembulli më i mirë i respektimit dhe i
lidhjes së fortë me parimet dhe ligjet e Islamit, pa i prekur
dhe pa i ndryshuar ato, ndërsa myslimanët e kohëve të fundit
janë shembulli i lojës dhe i ndryshimit të këtyre ligjeve dhe
parimeve, madje dhe pakënaqësisë ndaj tyre.
Habitem për ata që i ka mbuluar përtacia, rënia dhe ngurtësia,
që pastaj pranuan shpikjet e tyre ndaj të vërtetave dhe
realiteteve të qarta duke thënë: kjo është prej fajit të
Islamit, i cili i ka ndaluar të përparojnë dhe i ka penguar të
arrijnë zhvillimin e të tjerëve!...
***
Një të vërtetë të rëndësishme, të cilën nuk duhet ta largojmë
nga mendjet tona dhe as ata të cilët i janë shmangur Islamit nuk
duhet ta largojnë prej mendjeve të tyre nën mbulesën e
propagandës për modernizim dhe përparim, është se të gjithë
popujt dhe shoqëritë e tjera jo-arabe, kanë derdhur djersë dhe
kanë shpenzuar energji në rrugën e arritjes së qëllimit të tyre
për civilizim, fuqi dhe shkencë, me të gjitha mjetet e tyre
materiale dhe shkencore. Kështu që syneti (praktika) e Allahut
që funksionon për robërit e Tij është e vërtetë ndaj këtyre
njerëzve se çdo kush që punon për t’ia arritur synimeve dhe
qëllimeve, patjetër do të korrë frytet e punës së tij, njeri i
vetëm qoftë apo shoqëri, pa marrë parasysh imanin ose kufrin
(mosbesimin) e tij. A nuk ka thënë Allahu (xh.sh) në Kur’an: “Ne
secilit atyre dhe atyre i japim nga të mirat e Zotit tënd dhe
dhënia e Zotit tënd nuk është e kufizuar” (Isra: 20).
Kështu, secilit që i rrjedhin jargët e dëshirës së modernizimit,
fuqisë, shkencës dhe pasurisë të shoqërive perëndimore, u themi
se ato janë fryt i djersës të derdhur dhe energjive të
shpenzuara. Kështu që ishte e drejtë të korrnin frytet e mundit
të tyre... Ndërsa arabët, të cilët akoma nuk janë bërë popull
arab, mbetën të fjetur në shtratin e injorancës, varfërisë dhe
përçarjes dhe të kënaqur me gjithë këtë gjendje. Ata nuk
shpenzuan energji për t’ia arritur asaj që shoqëritë e tjera
perëndimore ia arritën.
Kur dielli i Islamit lindi dhe lidhja dhe kapja e tyre me fenë e
Allahun ishte e sinqertë, Islami u dha hov të madh sa që për
njëzet vjet arritën majën e botës pas një injorance të thellë,
fuqinë pas dobësisë dhe pasurinë pas varfërisë!... Çmimi i
gjithë kësaj në jetën e arabëve ishte Islami... ndërsa çmimi në
jetën e shoqërive të tjera ishte mundi dhe praktika e zbatuar.
Në qoftë se ummeti arab largohet sot prej Islamit duke e
braktisur atë me pretendimin e thirrjes për modernizim dhe
zhvillim, atëherë syneti
(praktika) e Zotit do të funksionojë pa bërë lëshim, duke u
kthyer ky ummet në gjendjen e tij të mëparshme, para se Islami
t’i shpëtonte prej prapambetjes dhe t’i lartësonte në majën e
qytetërimit dhe përparimit... Në qoftë se ata kanë pasur një të
shkuar të ndritur si rezultat i mundit dhe i energjive të
shpenzuara, le ta kërkojnë dhe të kthehen në trashëgiminë e
tyre, e cila është duke i pritur.
Kjo është linja e qartë në të cilën ka rënë realiteti i sotëm i
këtij ummeti, i sinkronizuar me linjën e qartë që na jep
devijimi dhe sprapsimi prej bindjes dhe sinqeritetit të
mëparshëm me Islamin, akiden, sheriatin dhe sjelljen e mirë.
Ah sikur ky realitet, i cili po shqetëson ummetin arab, të na
zgjojë drejt këtij ligji hyjnor, të cilin e kuptoi Umer ibn
Hattabi dhe punoi me të nëpërmjet mirësisë së madhe që gjendet
në të, duke thënë: “Ne jemi një popull që Allahu na ka bërë
krenar me Islamin, por sa herë që të kërkojmë krenarinë me diçka
tjetër përveç asaj që Allahu na ka bërë krenar, Allahu do të na
poshtërojë me të”. Pastaj erdhëm ne dhe punuam nëpërmjet
pasojave që gjinden në të.. Mjerë ne, pasi nuk morëm mësim,
këshillë dhe nuk u udhëzuam prej asaj që tha Umeri (r.a), por
vendosëm të punojmë, madje është një realitet shoqëror, me atë
që Ibn Halduni ka thënë: A nuk ka shkruar ai në librin e tij, “Mukaddime”
një kapitull me temë: “Punët e arabëve nuk kanë mbarësi përveçse
nëpërmjet fesë”.
Gjithë esenca e kësaj që thamë është se udhëtimi i ummetit arab
drejt përparimit dhe krenarisë bëhet nëpërmjet anijes së Islamit
dhe veprimtarisë së tij, pa përdorë mjet apo veprimtari
tjetër... Rinovimi i tij do të thotë: rinovimi i marrëdhënieve
me të, i sinqeritetit, mbështetjes tek ai dhe lidhjeve të forta
pas çdo të reje që sjell koha dhe shkenca, të cilat përfshihen
brenda ligjeve dhe rregullave të Islamit.
Ndërsa puna për evoluimin dhe modernizimin e tij, përfundimi i
saj i vetëm, i cili nuk ka aspak dyshim, do të thotë dëmtim i
kësaj anije... Ky është qëllimi i vërtetë, i cili fshihet te
propaganduesit e evoluimit dhe modernizimit dhe kjo është ajo të
cilën e quajnë “leximi modern”.
Le ta dimë shumë mirë se ne nuk kemi anije tjetër, e cila do të
na mbartë drejt shpresave tona për përparim, unitet dhe rikthim
i të drejtave përveç anijes së Islamit. Kjo është alternativa
jonë e vetme dhe kjo është historia jonë e udhëtimit nga gremina
e injorancës për në tokën e djeshme të përparimit. Ky është
ligji hyjnor, i cili sundon robërit e Tij në çdo kohë dhe në çdo
vend.
Përktheu nga arabishtja
dhe përshtati në shqip
Lavdrim Hamja
thirrës islam
[2]
Shiko: El Bidaje ve en Nihaje tw Ibn Kethirit, 7/75
[3]
El
Medhal i Ibnul Haxhit, 4/105
[4]
Et Teratib el
Idarijetu I Abdul Haj el Kettani