Muhamed Sytari
thirrës islam
Në pritje të një muaji-nur…
Shehrun Mubarek!
Iftare...
Natë Kadri…
Ishte dritë që dëbonte "hirtësitë"…
Ishte dritë që dëbonte "hirtësitë"…
("… kështu që të bëheni të devotshëm")
Akshami i asaj nate erdhi më enigmatik se asnjëherë tjetër…
Nga dritarja
e tij, djali me sy bojë kafe, dalloi se muzgu i asaj dite
shoqërohej me një dritësim jo të zakontë, që vijoi më pas me një
hirtësim të paparë. Dritësinë e asaj buzënate e kishin parë edhe
të tjerë. Edhe atyre u kishte tërhequr vëmendjen dhe i kishte
lënë të habitur. Mezi prisnin të nesërmen..!
Dita e
nesërme erdhi. Ishte një ditë Bajrami. Biseda kryesore e
njerëzve me buzëqeshje festash në fytyrë, sillej rreth ndodhisë
së një nate më parë. Vetëm një plak me mjekër të bardhë, që
njihej si "plaku i luleve", (pasi përherë ai shfaqej me ndonjë
lule të këndshme në dorë, sikurse lyhej edhe me erëra të
ndryshme, njëra më e mirë se tjetra) i cili kohën më të madhe të
pleqërisë së tij të zbardhur nga vitet e kalonte në xhaminë e
lagjes, e dinte "sekretin" e kësaj enigma.
Atë ditë në
shtëpinë e tij (një shtëpi e vjetër karakteristike qytetare)
vizitorët vinin palë- palë: të afërm, dashamirë, komshinjë a
ndonjë mik i vjetër si haxhi Abdyli, etj.
- Si e prite këtë ditë të gëzueshme?- e pyeti miku i tij i
vjetër, plakun e luleve.
- Vallahi, s'ka më mirë. Shyqyr Zotit agjërimi më shkoi mbarë.
Asnjë ditë s'e kam lënë. Teravitë s'kam qenë në gjendje t'i
ndjek me rregull, megjithatë mirë, mirë…
- Sot xhamia qe mbushur plot. Të rinjtë më duket se janë shtuar…
- Po Abdyl, e vërtetë. A të kujtohet se çfarë na thoshte Hafizi
plak, kur ishim të rinj e uleshim në gjunjë para tij duke lexuar
Mus'haf e duke dëgjuar këshillat që na i jepte si askush tjetër…
Në ato
momente të dy miqtë shikuan njëri-tjetrin në sy e duke
buzëqeshur kujtuan fjalët e njeriut të bardhë, që kohë më parë u
kishte mësuar këndimin e "qelamullahit". Sëbashku përsëritën një
nga fjalët e tij, që shpesh i thoshte para të rinjve: "Ne
u plakëm. Ju të rinjtë do të vazhdoni këtë rrugë të drejtë.
Mësoni të respektoni kohën. Askush nuk është i përjetshëm…"
- Ehhh…- tha duke tundur kokën
haxhiu plak.
- Kjo s'është koha jonë, lum miku…- vazhdoi plaku i luleve.
- Neve na thërret toka mor zotni…- vijoi bisedën e tij Abdyli, i
cili kishte hedhur vështrimin e tij nga dritarja… (Ndoshta
shikonte përtej fjalëve të tij…)
- Zot na e mbyll me hajr këtë jetë- tha duke tundur kokën i zoti
i shtëpisë.
S'kaloi
shumë dhe një grup të rinjsh, në mesin e të cilëve ishte edhe
djali me sy bojë kafe, trokitën në derën e plakut të mirë me
mjekër të bardhë. Ata e kishin bërë traditë që për çdo Bajram ta
vizitonin e të dëgjonin këshillat e tij.
Përshëndetjet e Bajramit, urimet e lutjet plot ngrohtësi,
mbushën atmosferën e shtëpisë. Pastaj të gjithë heshtën duke
shikuar njëri-tjetrin në sy. Donin të flisnin, e s'flisnin dot…
Donin të pyesnin, e s'pyesnin dot… Donin… e s'mundnin dot…
- Keni parë muzgun e mbrëmshëm, hë?- theu heshtjen e tyre plaku
i urtë. - Bijtë e mi, ajo dritë që keni parë është drita e
muajit që sapo shkoi. Ramazani është muaj i mirësisë, i
begatisë, i mëshirës. Ai është muaj i faljes. Ai vjen me dritë e
me po atë ndriçim largohet prej nesh. Dikur, edhe ne (dhe bëri
me shenjë nga miku i ti, haxhi Abdyli, që hiqte tesbihët me
vështrim nga të rinjtë…) kemi pyetur me vete sikurse edhe ju…
Edhe ne kemi përjetuar "muzgun enigmatik", sikurse edhe ju…
Drita e Ramazanit, mor djem të mbarë, Zoti ju ruajtë se jeni në
rrugë të drejtë, ka një veçori… Është
-
- Ajo është ngjyra e "të liruarve"… "të lidhurve" në Ramazan…-
tha plaku, i cili në ato momente kishte hedhur sytë nga haxhi
Abdyli dhe njëkohësisht po i merrte erë një luleje të bukur që
mbante në dorë…, (kurse Haxhi Abdyli, nga ana e tij, pohonte me
kokë fjalët e mikut të tij).
Për pak
çaste heshtja i ftoi të gjithë në mendim… Atë e prishi vetë
"plaku i luleve", i cili me një zë të bukur e pak të gërvishur
nga mosha, këndoi pak nga "Fjala e All- llahut": "… ti ndaj
robëve të Mi (të sinqertë) nuk ke kurrëfarë force (as fizike as
mendore), përveç atyre të humburve që vijnë pas teje"[2]
- Pastë rahmet Hafizi plak- ndërhyri haxhi Abdyli… Sa herë
flitej për "hirtësitë", ai na këndonte këtë ajet të madhnueshëm.
- Rini!- iu drejtua i zoti i shtëpisë miqve të tij,- Sa herë
t'ju lëndojë mendimi rreth "hirtësive" a njerëzve të hirtë,
kujtoni se: "… ti ndaj robëve të Mi (të sinqertë) nuk ke
kurrëfarë force (as fizike as mendore)"[3]…
Në ato
momente shtëpia u mbush me qetësi e prehje. U duk se dritësimi i
ditëve të Ramazanit, që nga kohët e hershme, në atë të Hafizit
plak, në atë të "plakut me lule" dhe mikut të tij, e deri në atë
të djalit me sy bojë kafe e shokëve të tij, kishte krijuar një
vazhdimësi drite, që ruante njerëzit e dritës nga "hirtësitë" e
mendimi i tyre…
Të rinjtë
merrnin frymë thellë dhe duke përsëritur me vete: "… ti ndaj
robëve të Mi (të sinqertë) nuk ke kurrëfarë force (as fizike as
mendore), përveç atyre të humburve që vijnë pas teje"[4],
sikur mbusheshin me dritën e këtij ajeti dhe sekreteve të tij…
Ishte dritë që dëbonte "hirtësitë"… Ishte drita e: "… kështu që
të bëheni të devotshëm"[5]
Muhamed Sytari
Shkodër, më 05. 11. 2005