Muhamed Sytari
thirrës islam
Intervistë
në Tv1 Channel
(Shkodër,
më 7 korrik 2008 )
Thirrësi islam
Muhamed Sytari ka zbardhur për herë të parë imtësi nga jeta
personale, vitet e studimit në Damask, krijimtaria fetare dhe
pjesë kulmore nga veprimtaria e tij në shërbim të Thirrjes
Islame në vendin tonë, në studion e Tv1 Channel, në emisionin e
gazetarit Ergys Bamçi, “Mulliri i mëngjesit”.
Gjatë kësaj
interviste të dendur, ndër të tjera Sytari ka komentuar edhe
dhjetë librat e tij të deritanishëm, duke hedhur dritë mbi
personazhet e tyre, shkaqet e botimit të secilit, përpjekjet e
vazhdueshme në rrugën e krijimtarisë fetare etj.
Mjaft
interesante ka qenë edhe komentimi i fotografive personale të
tij, duke filluar nga mosha e vogël, vitet e studimit,
pjesëmarrja në aktivitetet e ndryshme ndërkombëtare, rajonale e
lokale e deri tek pozimet me personalitete të njohura në rrafsh
ndërkombëtar e kombëtar.
Me interes
është ndjekur edhe vështrimi i tij mbi bashkëjetesën ndërfetare
në vendin tonë, pasi gazetari shprehu befasinë e tij pozitive
rreth pjesëmarrjes së klerikëve të shumtë, përfaqësues të
komuniteteve fetare të krishtera, në promovimin e librit të tij
të fundit, “Ve alejkes-selam...”.
Në fund të
intervistës së tij, thirrësi islam i ka dhuruar bibliotekës së
këtij emisioni serinë e plotë të botimeve të tij.
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |



