(Shkodër,
më 26 qershor 2009)
Nëpërmjet minberit të xhamisë së Tophanës, në xhumanë e
datës 26 qershor 2009, hatibi i kësaj xhamie, thirrësi
islam Muhamed Sytari ka nisur një cikël të ri hytbesh,
rreth dobive dhe sekreteve të duasë, lutjes, me të cilën
njeriu i drejtohet Zotit Fuqiplotë në momente të
ndryshme të jetës së tij. Në hytben e tij, Sytari është
përqendruar te logjika e duasë, me të cilën njeriu i
drejtohet Zotit të tij. Gjithashtu ai ka treguar se
përse njeriu duhet të lutet dhe të pajiset me sekretet e
saj, në shërbim të besimit, harmonisë dhe qetësisë së
tij në jetë. “Raporti i njeriut me duanë, është si
raporti i fëmijës me prindin e tij.
Një marrëdhënie normale dhe krejtësisht
legjitime. Fëmija ka nevoja të shumta, për të cilat i
drejtohet natyrshëm prindit të tij.
Lexo më tepër
27.06.09
(Tiranë,
më 22 qershor 2009)
Në paraditen e ditës së hënë, më 22 qershor 2009,
thirrësi islam Muhamed Sytari ka vizituar prijësin e
Mesxhidit të Ehli Bejtit në Tiranë, Sheh Qemaludin Reka,
me të cilin ka zhvilluar një bisedë të ngrohtë dhe ka
diskutuar problematika të ndryshme të Thirrjes Islame në
vend. Në rolin e mikpritësit, Sheh Qemaludin Reka e ka
falënderuar thirrësin islam Muhamed Sytari për
angazhimet e tij në shërbim të mësimeve të vëllazërisë
dhe harmonisë gjithëpërfshirëse islame dhe ka garantuar
bashkëpunim të vazhdueshëm në shërbim të mesazheve të
harmonisë islame në vendin tonë. Edhe Sytari nga ana e
tij e ka përgëzuar prijësin e Mesxhidit të Ehli Bejtit
për organizimet e arritura në shërbim të harmonisë dhe
vëllazërisë islame,...
Lexo më tepër
23.06.09
(Më
dukej se më merrej fryma teksa mbushesha me frymën e kujtimeve
të mia)
Pendik, 16 qershor 2008
Po ecja i vetëm buzë shkëmbinjve të lagur nga ujrat e Marmarasë.
Dielli po bëhej gati të perëndonte duke lënë pas vetes shenjat e
tij në horizonte. Këto të fundit kishin marrë një ngjyrë
mallëngjimi nga delikatesa e ndarjes...
Nga ana tjetër hëna, pothuajse e plotë, sa vinte e afrohej me
dritën e saj të bardhë. Më shoqëronte kudo me vështrimet e saj
ngrohëse. Era e detit që frynte me shumë butësi, më merrte në
një botë plot kujtime e nostalgji, sa afër aq larg, sa ëmbël aq
dhimbshëm, sa gëzueshëm aq trishtueshëm... Më dukej se më merrej
fryma teksa mbushesha me frymën e kujtimeve të mia e, ato nga
ana e tyre e merrnin frymën time për ta mbajtur në gjirin e
tyre, për t’u mbushur me të, dashurisht... Pranë brigjeve të
Marmarasë, vetmia nuk ka vetmi..!
Lexo më tepër
19.06.09
(Shkodër,
më 19 qershor 2009)
Në hytben e xhumasë së tretë të muajit qershor, thirrësi
islam Muhamed Sytari, ka vazhduar të flasë mbi cilësitë
e të dërguarit të All-llahut, hz. Muhammedit (a.s), si i
dërguar mëshirë për gjithësinë. Ndër të tjera ai ka
përmendur se: “Dërgesa e hazreti Muhammedit (a.s) si
mëshirë për gjithë botrat nuk ishte nga përkushtimi dhe
puna e tij, por një dhuratë hyjnore e Vetë Zotit të
gjithësisë për të dhe ymetin e tij. Në hytben e dytë të
xhumasë, Sytari ka folur edhe mbi fushatën elektorale
aktuale dhe ka denoncuar publikisht ata që i ka quajtur
“krrokatës”, që me thashethemet e tyre në lidhje me këtë
temë, po krijojnë përçarje në xhemat duke shpifur e
trilluar. “Mosmirënjohja është veti e njerëzve të ulët,
pa cilësi burrërore, pa identitet”- ka thënë ndër të
tjera Sytari në hytben e dytë të kësaj xhumaje.
Lexo më tepër
19.06.09
(Është
i 12-ti libër që na jep z. Sytari, në një periudhë kohe nga viti
1998)
Vepra e re e mësuesit të Medresesë, "Haxhi Sheh Shamija"
thirrësit Islam, z.Muhamed
Sytarit, "Rrugëtime një hatibi", -10 vite shërbim në Xhaminë
e Tophanës
(1998-2008), ka disa kohë që e kam në dorë dhe vërtet jam i
kënaqur për vlerat që ka ai
libër.
Është i 12-ti libër që na jep z. Sytari, në një periudhë
kohe nga viti 1998, kur ishte
student në Damask, për të ardhur "hap pas hapi" në
botime shumë serioze në vazhdim,
për të arritur deri në
monografi. Nuk kam ndër mend të zgjatëm më tepër në titujt e
librave, por nuk mund të rri papërmendur librat për:
"Vehbi Sulejman Gavoçi, Dijetar
nga dijetar e ymetit",
Prishtinë, 2005; "Kujtime dhe refleksione të një Ramazani",
Shkodër, 2007; "Bibliografi të 'Udhës Islame' në 50
numrat e parë", Shkodër, 2007 etj.
që auditori i nderuar
tashmë i njeh.
Lexo më tepër
19.06.09
(Shkodër,
më 13 qershor 2009)
Me iniciativën e këshillit të xhamisë
Tophanë dhe mbështetjen e imamit të saj, në ambientet e një prej
restoranteve të Shkodrës, u zhvillua një darkë mirënjohje për
hatibin e xhamisë Tophanë, thirrësin islam Muhamed Sytari. Në
këtë takim, përveç antarëve të këshillit të xhamisë Tophanë,
imamit dhe hatibit të saj, merrnin pjesë edhe intelektualë,
thirrës islamë etj. Në fjalën e hapjes, imami i xhamisë Tophanë,
Ilir Dizdari, ka falënderuar organizatorët për këtë organizim
mirënjohje për kontributin dhe shërbimin 10 vjeçar të thirrësit
islam Muhamed Sytari në xhaminë e Tophanës. Nga ana e tij,
hatibi i kësaj xhamie, ka falënderuar pjesëmarrësit, imamin e
xhamisë dhe këshillin e saj për këtë “dhuratë të çmuar, sidomos
pas daljes së librit që arkivon përveç të tjerave edhe jetën
dhjetë vjeçare të xhamisë së Tophanës”..
Lexo më tepër
13.06.09
(Tiranë,
më 13 qershor 2009)
Në kujtim të personalitetit së shquar islam, Hirësisë së
tij H. H. Sabri Koçi, Kryesia e Komunitetit Mysliman të
Shqipërisë me vendim nr. 23, dt. 09.06.2009 i ka dhënë
atij çmimin vlerësues: “Pishtar i ringjalljes Islame
në Shqipëri” (pas vdekjes). Me këtë rast, Komuniteti
Mysliman i Shqipërisë ka organizuar paraditën e ditës së
shtunë, më 13. 6. 2009, një simpozium në ambientet e
Muzeut Historik Kombëtar, ku merrnin pjesë personalitete
të ndryshme islame nga vendi, ambasadorë, përfaqësues të
pushtetit, Komitetit Shtetëror për Kultet, intelektualë,
përfaqësues të komuniteteve fetare. Aktiviteti u
përshëndet nga H. Selim Muça, kryetar i KMSH-së, H. Dede
Reshat Bardhi, kryegjyshi i K.B. Bektashian, H. Faik
Hoxha, myfti i parë i Shkodrës (1991-2003), Nexhat Gjuzi,
përfaqësues i Komitetit Shtetëror për Kultet.
Lexo më tepër
13.06.09