Bajrami i njё Xhamie tё Re nё fshatin Vukatanё...
(6 gusht 2010)
Imam Muhamed
Sytari
Myfti i Zonёs Shkodёr
Ditёt e prag-Ramazanit tё sivjetёm, sa vijnё dhe sjellin me
vete dhurata e sihariqe nga mё tё ndryshmet pёr besimtarёt
muslimanё tё Shkodrёs. Padyshim, njё ndёr kёto sihariqe tё
paharrueshme ishte edhe inaugurimi i xhamisё sё re nё fshatin
Vukatanё, qё u organizua paraditёn e tё xhumasё, mё 6 gusht
2010.
Nё postin e Myftiut tё Shkodrёs, isha i lumtur qё isha prezent
nё mes tё vёllezёrve tё mi nё fshatin Vukatanё, qё kёtё ditё
ishin rinuar e gjallёruar si asnjё herё tjetёr. Kudo ndjehej
atmosfera e ngrohtё e kёsaj ngjarje tё shёnuar pёr mbarё
komunitetin. Aty-kёtu, grupe fёmijёsh kёrcenin e gёzonin duke
shfaqur para tё gjithёve ndjesinё e botёs sё tyre. Mbanin flamuj
nё duar. Nga njёra anё, flamuri ynё kombёtar me bukurinё e tij
kuq e zi. Nga ana tjetёr flamuri katërngjyrёsh i Emirateve tё
Bashkuara Arabe.
Xhamia e re e fshatit Vukatanё ёshtё ndёrtuar nё tokёn e dhuruar
nga familja Sadik Ramadani, fёmijёt e tё cilit kontribuan
personalisht pёr ta ndёrtuar xhaminё e fshatit tё tyre deri nё
njё cak, pas tё cilit do tё ishte familja emiratase e zonjёs
Moza bint Rashid el-Utejbi qё do ta vazhdonte e plotёsonte atё.
Xhamia e re e fshatit Vukatanё, ёshtё e plotёsuar me tё gjitha
ambientet e posaçme pёr kryerjen e tё gjitha riteve dhe nevojave
tё ndryshme tё besimtarёe qё vijnё nё kёtё xhami. E hijeshon
edhe minareja e bardhё, qё teksa e shikon duket se bashkohet me
bardhёsinё e reve nё tabllonё e pashembullt blu...
Teksa bisedoj me dhuruesit e tokёs, njёri prej tyre, z. Myftari
rrёfen: “Unё me vёllezёr jetojmё prej shumё kohёsh jashtё vendit.
Njё ditё, u mblodhёm dhe menduam pёr tё parёt, tokёn, shtёpinё e
vjetёr, miqtё e tё afёrmit. U thashё: Asgjё s’do ishte mё mirё
sesa tё ndёrtonim njё xhami pёr shpirt tё babёs tonё. Mendimi im
gjeti mbёshtetjen e vёllezёrve dhe kёshtu nisёm mbledhjen e
fondeve, ndarjen e tokёs dhe ndёrtimin e xhamisё. Sot, shyqyr
Zotit, ndjehem krejt i liruar nga kasaveti i saj. E pёrfunduam
me sukses!”
Koha e inaugurimit tё xhamisё afrohet dhe tё gjithё presin me
padurim momentin e prerjes sё shiritit. Sёbashku me kryetarin e
komunёs Guri i Zi, z. Broz Marku dhe pёrfaqёsuesit e shoqatёs
emiratase “Gjysёm Hёna e Kuqe” afrohemi te shiriti i kuq, pas tё
cilit rruga drejt xhamisё sё re ёshtё e hapur...
Momenti i inaugurimit tё kёsaj xhamie tё re mё ngjante me njё
mirazh tё bardhё, nё krahёt e tё cilit e ndjeja veten si udhёtar
para dyerve tё xhamive tё panumёrta, nё prehrin e tё cilave jam
ulur adhurues. Mё doli para syve Qabja e Madhnueshme, para sё
cilёs mё kam qёndruar si i mpirё nga bukuria, malli, drita e
madhёshtia... Para derёs sё Resulull-llahit (a.s) mё Medine, jam
ndjerё si njё fёmijё i pёrmalluar pёr njё prind mёshirues e tё
dashur, prej tё cilit nuk ёshtё ndarё asnjёherё me zemёr e
shpirt, por qё largёsia materiale e ka mbajtur larg erёs sё tij...
Para derës sё Beni Umejes, nё Damask, aty ku ёshtё mbledhur
madhёshtia e Islamit dhe tradita e lashtё e njё vendi tё bekuar
nga lutjet e Resulit, jam ndjerё shumё i mbrojtur... Nga madhёshtia
e historisё sё saj, nga bekimet e mё tё fundit profet, nga
gjurmёt e kalorёsve tё bardhёsive... Tek dera e Ebu Ejjub
Ensariut nё Stamboll, kam ndjerё thellёsinё e dashurisё,
pastёrtinё e nijetit, pёrjetёsinё e lidhjes... Shumё dyer mё
dolёn para syve nё kёtё moment inaugurimi...
Pas hyrjes nё xhami, u ulёm dhe dёgjuam ezanin e ёmbёl nga zёri
i hafiz Shukriut, qё me pёrshpirtёsinё e botёs sё tij, na bёri
tё meditojmё nё kuptimin e çdo fjalie prej fjalive tё ezanit...
Momenti i hytbes sё xhuma, mё mori pёr dore dhe mё shoqёroi nё
shkallёt e minberit tё xhamisё sё re. Ai moment mё ngjante me
njё bastun, ku mbёshtetesha qetёsisht duke marrё me radhё
shkallёt e foltores profetike, prej sё cilave, pas pak do tё
ngrihesha nё kёmbё hatib... Ishte hytbeja e parё nё kёtё
prag-Ramazan, nga minberi i ri i njё xhamie tё re... Ishin
sinjalet e para tё njё Ramazani tё mbarё e plot begati...
Pas pёrfundimit tё ceremonisё sё parё zyrtare tё faljes sё
namazit tё xhumasё nё xhaminё e re tё fshatit Vukatanё, vura re
se njerёzit pёrreth meje, vazhdonin tё jetonin momente tё gёzueshme
e plot emocion. Pёrqafoheshin me njёri-tjetrin e me buzёqeshjet
e tyre uroheshin pёr xhaminё e re.
Ishte si njё ditё Bajrami. Ishte Bajrami i prag-Ramazanit, qё
kishte mbёrritur nё dyert e muslimanёve tё Vukatanёs... Bajrami
i Xhamisё sё Re...
Shkodёr, e xhuma, mё 6 gusht 2010
|
|
|
|
|
|
|
|