(Phoenix,
më 20 shtator 2009)
Jacia e ditës së xhuma, ishte
momenti në të cilin do të përcillnim së bashku namazin e
teravisë. Sesi ndjehesha teksa drejtoja ato 20 rekate,
me të cilat krijuam një shoqëri të papërshkrueshme për
krejt netët e këtij muaji të madhëruar… Sesi ndjehesha,
saherë me “All-llahu ekber” merrja të tjerët pas vete në
valët e teravisë së fundit të këtij Ramazani të mbushur
me shpirt dashurie… Në momente të caktuara, zemra nuk
ndjehej. Të rrahurat e saj shpesh përziheshin me
shpirtin e kësaj teravie që ishte nisur drejt udhëtimit
të saj… Nuk ishte e lehtë të ndaheshe nga shoqëria e
namazit njëzetrekatësh, ndonëse vetë muaji i Ramazanit
ishte bërë gati për udhëtim…
“Es-selamu alejkum ve rahmetull-llah”…
Lexo më tepër
20.9.09
(Phoenix,
më 17 shtator 2009)
Në hyrje të Qendrës së
Komunitetit të qytetit Glendale (rreth 20 minuta
larg Phoenix) “Foothills Recreation Center”,
shqiptarë të shumtë presin njëri-tjetrin për të hyrë
në njërën prej sallave të përgatitura enkas për
iftarin e madh që organizon ky komunitet, me rastin
e Natës së Kadrit.
Përshëndetjet e ngrohta me selame dhe urime,
shtrojnë rrugën drejt sofrës së begatë të iftarit,
ku të gjithë ulen në pritje të momentit të tij…
Është një moment i veçantë, sekretin e të cilit nuk
mund ta kuptojë e shijojë askush përveç muslimanit,
që nëpërmjet këtij agjërimi shkon drejt rrugëve të
takvasë; përkushtimit në jetën e tij! Salla është e
tejmbushur. Familjarë, të rinj, të reja, fëmijë. Të
gjithë të gëzuar! Atmosfera e krijuar rrezaton besim,...
Lexo më tepër
17.9.09
(Phoenix,
më 16 shtator 2009)
Teksa hyja në xhami, kuptova
rëndësinë e madhe që ka kjo natë në zemrat e shqiptarëve
që e kishin tejmbushur atë! Madje, shumë prej tyre,
sidomos gratë muslimane, nuk kishin vend se ku të rrinin…
Teksa hyja në xhami, kuptova sesi Nata e Kadrit u kishte
pushtuar zemrat shqiptarëve, me dashurinë e saj, me
bujarinë e pakufijshme, me rrezatimet e saj hyjnore, me
përshpirtësinë e saj, me shpirtin e paqes që dominonte
kudo në atmosferën e Phoenixit dhe ambientet e xhamisë
së shqiptarëve… Teksa hyja në xhami, kuptova sesa e
fortë është besa e shqiptarit me fenë e tij; Islamin,
fenë e të parëve, baballarëve të devotshëm e nënave
zemërbardha!
Teksa hyja në xhami, kuptova sesa i dashur kumbon emri i
Natës së Kadrit në veshët e të rinjve shqiptarë,...
Lexo më tepër
16.9.09
((“Arizona
ka 17 xhami dhe faltore, që frekuentohen kryesisht nga muslimanë
amerikanë...))
Vizita e thirrësit islam Muhamed
Sytari në Arizona, gjatë muajit të madhërueshëm të
Ramazanit, është pasqyruar edhe nga mediat lokale të
qytetit të Shkodrës.
Në edicionet e lajmeve, mediat lokale Tv1 Channel dhe Tv
Rozafa, i kanë bërë jehonë kësaj vizite dhe kanë
përmendur disa të dhëna të rëndësishme mbi komunitetin
musliman të shqiptarëve të Phoenix, si dhe disa të dhëna
mbi jetën fetare islame në Arizona.
Në këtë lajm është bërë e ditur se: “Arizona ka 17 xhami
dhe faltore, që frekuentohen kryesisht nga muslimanë
amerikanë, si dhe të ardhur nga vende si: Shqipëria,
Bosnja, Siria, Jordania, Indonezia, Turqia, India etj”.
Lexo më tepër
13.9.09
(Phoenix,
më 15 shtator 2009)
Ditët e vizitës time në Arizona
janë të mbushura me lëvizje dhe takime të shumta,
aktivitete të ndryshme brenda xhamisë dhe jashtë saj,
takime ndërfetare (si ai me drejtorin ekzekutiv të
Lëvizjes Ndërfetare të Arizonës, Dr. Paul Eppinger,
drejtorin ekzekutiv të Këshillit Ekumenal të
Arizonës, Rev. Jan Olav Flaaten etj.), vizita në
disa nga qendrat dhe institutet islame të
kryeqytetit Phoenix etj.
Pa dyshim, ndër aktivitetet interesante që ia vlen
të përmendet, janë edhe dy mevlude të zhvilluara
gjatë këtij muaji në dy shtëpi të ndryshme, larg
njëra-tjetrës, shumë afër në shpirtin që i bashkon;
dashurinë për Resulull-llahin (a.s)!
Mevludi i parë u zhvillua në shtëpinë e z. Leonard
Cami, me origjinë nga Dibra e Madhe, para disa
netëve. Në tubime të tilla, ku këndohen pjesë...
Lexo më tepër
15.9.09
(Phoenix,
më 11 shtator 2009)
11 shtator 2009. Ditë e xhuma. Sot
në Phoenix (ShBA), dita nuk ndryshon nga pararendësja e
saj, përveç faktit se për ne muslimanët është më e
rëndësishmja ditë e javës, dita e tubimit në xhami, me
xhematin dhe dashamirët tanë.
Mediat amerikane këto ditë janë përqendruar te debati i
senatit mbi fjalimin e presidentit Obama rreth çështjes
së shëndetësisë. Çështje politike. (Me siguri, komentin
dhe analizat e ngjarjes tragjike të këtu e tetë viteve
më parë, duke ngjyer gishtin deri në rrënjë në imazhin e
pastër të Islamit dhe muslimanëve, do ta bëjnë servilë
shtatanikë në vendin tim, në Shqipërinë e njerëzve të ri,
me “mendera” në prag të Europës, me flamurin e
rishkrimit të historisë në dorë, si ndërmjetës
përgjërimi, me vullnetin për të hequr...
Lexo më tepër
11.9.09
(Phoenix,
5 shtator 2009)
E xhumaja e parë në xhaminë e
shqiptarëve të Phoenix, përveç dëshirës natyrale të
një thirrësi islam, kënaqësisë legjitime dhe
sikletit të prezantimit me një numër më të madh
besimtarësh, nga ata që prezantojnë në netët e
teravisë, barte me vete edhe përgjegjësinë e
komunikimit me secilin prej tyre, zemrën dhe mendjen
që pas pak do të përqendroheshin para duarve të
vaizit të ulur në kursinë e dersit.
Me të hyrë në xhami, sipas programit, zura vendin e
caktuar të predikuesit, meqë për pak do të fillonte
vasi I ditës së xhuma. Duke parë edhe realitetin e
xhamisë së re të muslimanëve shqiptarë të këtij
shteti, mendova të flas mbi rëndësinë dhe vlerën
Lexo më tepër
05.9.09
(Phoenix,
3 shtator 2009)
Ditët e pritjes për të udhëtuar
drejt Arizonës (ShBA), me ftesë nga Qendra Islame
Shqiptare Amerikane e këtij shteti, kaluan me
shpejtësi, sikurse dhe udhëtimi i gjatë (që shpesh
dukej se nuk kishte të sosur) drejt destinacionit
tim.
Në akshamin e datës 31 gusht 2009, në aeroportin
“Sky Harbor International”, më priste miku im i
ngushtë, Imam Didmar Faja dhe anëtarët e bordit
drejtues të xhamisë “Greenway”. Takimi me të dhe
bashkëpunëtorët e tij ishte shumë i përzemërt dhe i
ngrohtë. Kishte kohë pa u parë, që nga janari i
këtij viti, kur imami i shqiptarëve të Arizonës
vizitoi Shkodrën (në axhendën e së cilës ishte edhe
xhamia e Tophanës)...
Lexo më tepër
03.9.09
(Shkodër, më 31 gusht 2009)
Me ftesë të Qendrës Islame
Shqiptare Amerikane të Arizonës (Albanian
American Islamic Center of Arizona), në ShBA,
thirrësi islam Muhamed Sytari ka udhëtuar drejt
Phoenix, për të marrë pjesë në ceremonitë fetare që
organizon kjo Qendër Islame me rastin e muajit të
madhërueshëm të Ramazanit.
Gjatë këtij muaji, Sytari do të zhvillojë takime me
komunitetin musliman shqiptar të Arizonës, do të
mbajë ligjërata fetare dhe do të marrë pjesë në
organizimet e Festës së Fitër Bajramit atje. Para
nisjes së tij drejt ShBA, në një takim me
bashkëpunëtorë të tij të afërt, thirrësi islam
Muhamed Sytari ka thënë se ndjehet i obliguar nga
ftesa
Lexo më tepër
31.8.09