Ilahi dhe tekbire në xhaminë e Tophanës
(Shkodër,
e xhuma, më 23
janar 2009 )
Xhumaja e katërt e
këtij muaji, erdhi më e veçantë dhe plot atmosferë gëzimesh për frekuentuesit e
xhamisë së Tophanës. Kjo për faktin se për herë të parë, ezanin
e mesditës dhe atë të xhumasë e këndoi medresisti i vogël Erol
Kuçi,
nxënës në klasën e gjashtë në medresenë “Haxhi Sheh Shamia”.
Kuptohet, të gjithë ishin të mahnitur nga pamja e medresistit të
vogël që këndonte thirrjen e teuhidit, me pastërtinë e moshës
dhe ëmbëlsinë e besimit.
Me zërin e tij
melodioz e karakteristik, ai i emocionoi të pranishmit dhe
meritoi plotësisht bekimet dhe urimet e tyre të përzemërta.
Njëkohësisht, pas
namazit të xhumasë, që u drejtua nga thirrësi islam Muhamed
Sytari, një grup medresistësh të klasës së gjashtë, kënduan për
të pranishmit disa ilahi të bukura dhe tekbiret e bajrameve.
Edhe xhemati i xhamisë Tophanë, mori t’I shoqëronte djemtë e
medresesë në këndimin e tyre, duke i dhuruar xhamisë së Tophanës
një atmosferë me të vërtetë të këndshme e të veçantë,
si në një ditë feste, sin ë një ditë bajrami.
Të gjithë, i uruan
me zemër medresistët e vegjël dhe i falënderuan për momentet
plot emocion që i dhuruan në këtë ditë të gëzuar.
Në këtë xhuma, në
xhaminë e Tophanës, prezantuan edhe drejtori i medresesë “Haxhi
Sheh Shamia”, z. Kujtim
Dervishi dhe zv/drejtori i degës së vajzave të kësaj
medreseje, z. Astrit Dervishi, të cilët ndanë me xhematin e
xhamisë Tophanë kënaqësinë e kësaj dhurate të këndshme nga
medresistët e vegjël.
V. Mehmeti
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|