ZOTI IM TI JE QËLLIMI IM DHE PËLQIMI YT ËSHTË KËRKESA IME!

Iftari i ditës së Arefatit në Shkodër

(Shkodër, më 26 nëntor 2009) 

Agjërimi i ditës së Arefatit ka tërhequr me dhjetra besimtarë e besimtare, frekuentues të xhamisë së Tophanës, të cilët i janë përgjigjur thirrjes së Resulull-llahit (a.s) për agjërimin e kësaj dite me vlera të shumta e të dëshmuara.
Pas aktivitetit të zhvilluar në xhaminë e Tophanës, besimtarët dhe besimtaret e pranishëm në adhurimet e kësaj dite, janë mbledhur së bashku në iftarin e përbashkët të zhvilluar në një prej restoranteve të qytetit të Shkodrës.
Së bashku ata kanë kaluar momente të gëzueshme në mbyllje të adhurimeve të një dite të madhnueshme e me dobi të shumta shpirtërore.
Në këtë mënyrë, besimtarët e xhamisë së Tophanës e kanë pritur në mënyrën më dinjitoze festen e bekuar të Kurban Bajramit.


V. Mehmeti

 
Iftari i ditës së Arefatit në Shkodër-26 nentor 2009
Iftari i ditës së Arefatit në Shkodër-26 nentor 2009
Iftari i ditës së Arefatit në Shkodër-26 nentor 2009
Iftari i ditës së Arefatit në Shkodër-26 nentor 2009