I dërguari mëshirë për gjithësinë
(Shkodër,
më 19 qershor 2009 )
Në hytben e xhumasë së tretë të muajit qershor, thirrësi islam
Muhamed Sytari, ka vazhduar të flasë mbi cilësitë e të dërguarit
të All-llahut, hz. Muhammedit (a.s), si i dërguar mëshirë për
gjithësinë.
Në hytben e tij, ndër të tjera ai ka përmendur se: “Dërgesa e
hazreti Muhammedit (a.s) si mëshirë për gjithë botrat nuk ishte
nga përkushtimi dhe puna e tij, por një dhuratë hyjnore e Vetë
Zotit të gjithësisë për të dhe ymetin e tij. Ai e përzgjodhi të
dashurin e Tij Muhammedin (a.s) për të qenë mëshirë për çdo
krijesë. Ky fakt na obligon me dashurinë dhe respektin e tij të
pakufishëm”.
Në hytben e dytë të xhumasë, Sytari ka folur edhe mbi fushatën
elektorale aktuale dhe ka denoncuar publikisht ata që i ka
quajtur “krrokatës”, që me thashethemet e tyre në lidhje me këtë
temë, po krijojnë përçarje në xhemat duke shpifur e trilluar.
“Mosmirënjohja është veti e njerëzve të ulët, pa cilësi
burrërore, pa identitet”- ka thënë ndër të tjera Sytari në
hytben e dytë të kësaj xhumaje.
www.muhamedsytari.net