I dashur Imam Didmar!
(Shkodër,
më 25 tetor 2009 )
I dashur
Imam Didmar,
Fillimisht,
i lutem All-llahut Fuqiplotë të jeni mirë me shëndet, ju,
familja juaj, miqtë tanë të mirë, xhemati i dashur i “Greenway
Masjid”.
U gëzova
shumë nga lajmet e fundit, për të cilat më njoftuat ditë më
parë. Nëpërmjet tyre u shtua bindja ime se Islami po lulëzon
dita-ditës në ShBA, kjo edhe falë punës dhe angazhimeve tuaja të
sinqerta në shërbim të Thirrjes Islame, atje. Njëkohësisht u
gëzova pa masë edhe për aktivitetet e ndryshme fetare që po
organizoni, gazetën e re etj.
Lajmi për
konvertimin e tre të rinjve amerikanë në Islam, përpara xhematit
të xhamisë tuaj, sikurse më tregonit në mesazhin e para disa
ditëve dhe fotove shoqëruese, është dëshmitari më i mirë i kësaj
bindje që forcohet moment pas momenti, lajm pa lajmi.
Personalisht, të xhumanë e fundit, 2 tetor 2009, (nga vizita e
muajit Ramazan), jam ndjerë shumë i lumtur në momentin kur vëlla
Richard erdhi dhe deklaroi se kishte pranuar Islamin. Poashtu
isha shumë optimist se edhe vëlla Brandon do ta pranonte shumë
shpejt fenë tonë të pastër, gjë që ia komunikova
drejtpërsëdrejti.
All-llahu i
Madhëruar e pranoftë besimin dhe sakrificën e tyre dhe i
dhuroftë nga dashuria, mirësia dhe mëshira e Tij, për të jetuar
muslimanë të devotshëm, me dinjitet e krenari, në shoqërinë
amerikane!
Ju përgëzoj
me zemër për të gjitha arritjet dhe, All-llahu e begatoftë kohën
dhe sakrificat tuaja, në rrugën e përhapjes së dritës islame
atje, në Arizona e në ShBA.
Selame të
përzemërta të gjithë besimtarëve muslimanë në “Greenway Masjid”,
vëllezërve shqiptarë, pakistanezë, indianë, amerikanë etj.
Ju përqafoj dhe ju uroj suksese të mëtejshme.
Përzemërsisht,
Muhamed Sytari
|
|
![]() |
|
|
