Ebul-Ferexh Ibnul-Xheuzi kёshillon tё birin…
(...dhe jo çdo gjё qё e kёrkon njeriu mund ta arrijё!)
“Dembelizmi para veprimit tё mirёsive ёshtё shoqёruesi mё i
keq nё jetё! Prirja drejt rehatisё trashёgon njё pendim mё tё
madh se çdo kёnaqёsi! Prandaj kujdes, lodhu pёr veten tёnde dhe
pendohu pёr çfarё ka kaluar nga neglizhenca jote!
Pёrpiqu tё ndjekёsh tё aftёt, sado qё tё kesh kohё! Ujite degёn
tёnde, sado qё tё jetё e njomё! Dhe… kujtoje atё orё qё e ke
humbur, ajo tё mjafton qortues! Atё orё, nё tё cilёn ke kaluar
kёnaqёsitё e dembelizmit dhe ke humbur shkallёt e mirёsive!
Pastaj, jo çdo gjё qё dёshirohet mund tё arrihet, jo çdo kёrkues
gjen atё qё do, jo çdokush qё nis njё punё tё mirё, mund tё
arrijё ta pёrfundojё dhe jo çdo gjё qё e kёrkon njeriu mund ta
arrijё! Prandaj duhet qё njeriu tё pёrpiqet…”[1]
Pёrktheu nga arabishtja dhe pёrshtati nё
shqip
Muhamed Sytari
22 mars 2010
[1] Abdulfettah Ebu Guddah, “Kimetuz-zemen
indel-ulema”, botimi i 10-tё, Bejrut, 2002, fq. 112.