Hytbeja e xhumasë në xhaminë e Tophanës
(Shkodër,
më 13 mars 2009 )
Në hytben e dytë të muajit mars, 2009, thirrësi islam Muhamed
Sytari, ka vazhduar të flasë mbi fëmijërinë e hazreti Muhammedit
(a.s) duke u ndalur në dy vitet e para të jetës së tij (a.s).
Nëpërmjet haditheve dhe transmetimeve të ndryshme, ai ka
zbardhur elementë të rëndësishëm që vërtetojnë mrekullitë e
shumta që shoqëruan lindjen dhe fëmijërinë e Zotërisë së bijve
të Ademit, Muhammedit (a.s). Këtu, ai ka treguar për begatitë që
mbuluan familjen e mëndeshës së tij (a.s), zonjës Halime Sadije,
ndodhinë e hapjes së gjoksit nga melekët e dërguar, dialogun
interesant në mes zonjës Halime dhe nënës së profetit (a.s),
zonjës Amina në lidhje me hapjen e gjoksit të tij, etj.
Ndërsa në hytben e dytë të kësaj xhumaje, Sytari nuk lënë pa
kritikuar edhe mefshtësinë e angazhimit për përkujtimin e
lindjes së profetit (a.s), në mjediset shqiptare aktualisht.
“Boll me aktivitete shtatanike, të cilave u ka dalur boja, në
përkujtim të lindjes së profetit tonë (a.s)! A nuk ka asnjë
mënyrë tjetër për të përkujtuar profetin, vetëm me këndimin e
mevludit të para 100 vjetëve, gjysmën e fjalëve të të cilit
njerëzit nuk e kuptojnë e gjysmën tjetër ia humbasin “kënduesit”
amatorë?! Boll me hoxhallarë e aktivistë emergjence, të cilëve u
ka perënduar dielli pa u lindur mirë!”- ka thënë ai gjatë hytbes
së dytë.
Pastaj, në vijim të këtij argumenti, Sytari ka ngritur zërin
edhe për mosaktivizimin e duhur të teologeve të diplomuara në
botën islame. “Deri kur do të vazhdojmë të shohim teologë që
zënë vendin e teologeve? Si do ju dukej sikur dersin e ditës së
Bajramit ta drejtonte njëra nga teologet e diplomuara njësoj si
“teologët e grave”? Me siguri, do të na vinte e papritur!”- ka
vijuar ai.
Në fund të hytbes, ai ka bërë ftesë për të kontribuar
financiarisht për xhaminë e Tophanës, të cilës të pranishmit i
janë përgjigjur pozitivisht, si edhe më parë.
www.muhamedsytari.net