Hatmeja Sherife në xhaminë e Tophanës
(Shkodër, më 21 gusht 2009)
Nisi sot, në ditën e parë të muajit Ramazan, Hatmeja Sherife e
Kur’anit në xhaminë e Tophanës. Pas namazit të iqindisë, nën
drejtimin e hatibit të kësaj xhamie, besimtarët dhe prijësit e
tyre fetarë filluan leximin e plotë të Librit të All-llahut,
ditë pas dite, si një traditë e re në xhaminë e Tophanës.
Në fillim të këtij aktiviteti, hatibi i kësaj xhamie, thirrësi
islam Muhamed Sytari, ka ftuar teologun Alban Kali për këndimin
e Fatihasë dhe ajeteve të para të sures Bekare.
Më pas, ai dhe thirrësi islam Lavdrim Hamja, në shoqërinë e
besimtarëve të pranishëm, kanë vijuar me këndimin e xhyzit të
parë të Kur’anit.
Në përfundim të këtij aktiviteti të përditshëm, hatibi i kësaj
xhamie ka mbajtur një fjalë, në të cilën ka folur për vlerën që
ka kjo traditë shumëshekullore islame dhe nevojën e
kthimit të muslimanëve nga Kur’ani Famëlartë.
Ahmed Mahiri
|
|
|
|
|
|