Hafiz Sabri Koçi- “Pishtar i ringjalljes Islame në
Shqipëri”
(Tiranë,
më 13 qershor 2009 )
Në kujtim të personalitetit së shquar islam, Hirësisë së tij H.
H. Sabri Koçi, Kryesia e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë me
vendim nr. 23, dt. 09.06.2009 i ka dhënë atij çmimin vlerësues:
“Pishtar i ringjalljes Islame në Shqipëri” (pas vdekjes).
Me këtë rast, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka organizuar
paraditen e ditës së shtunë, më 13. 6. 2009, një simpozium në
ambientet e Muzeut Historik Kombëtar, ku merrnin pjesë
personalitete të ndryshme islame nga vendi, ambasadorë,
përfaqësues të pushtetit, Komitetit Shtetëror për Kultet,
intelektualë, përfaqësues të komuniteteve fetare.
Aktiviteti u përshëndet nga H. Selim Muça, kryetar i KMSH-së, H.
Dede Reshat Bardhi, kryegjyshi i K.B. Bektashian, H. Faik Hoxha,
myfti i parë i Shkodrës (1991-2003), Nexhat Gjuzi, përfaqësues i
Komitetit Shtetëror për Kultet.
Më pas referoi studiuesi Islam Dizdari, i cili hodhi dritë mbi
jetën dhe veprën e Hafiz Sabri Koçit.
Programi u pasua me disa lirika fetare (ilahi) kënduar nga
nxënëse të medresesë së Tiranës dhe nga një
dokumentar lidhur me jetën dhe veprimtarinë e Haxhi Hafiz Sabri
Koçit.
Në përfundim të këtij simpoziumi, kryetari i KMSh-së H. Selim
Muça i dorëzoi të birit të Hafiz Sabri Koçit, z. Munir Koçi
çmimin “Pishtar i ringjalljes Islame në Shqipëri” dhënë H. Sabri
Koçit pas vdekjes.
Njëkohësisht Kryesia e KMSH-së ka shpallur si titull vlerësues
të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, çmimin “Haxhi Hafiz Sabri
Koçi”, në shenjë mirënjohje, i cili do t’u jepet qytetarëve
shqiptarë dhe të huaj, njerëzve të fesë, shkencës, artit,
kulturës, arsimit dhe politikës, për vepra dhe veprimtari të
çmuara Islame dhe kombëtare.
Aktiviteti u pasua nga një koktejl.
www.muhamedsytari.net
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|