Muhamed Sytari
thirrës islam
Hafiz Myrteza Vuci (1891-1954)
(Hoxha
i apasionuar pas
kaligrafisë arabe )

Hafiz
Myrteza Vuci në rreshta
“Lindi në
vitin 1891 në një familje me tradita të mëdha besimi. Fëminia e
tij qe e vështirë, meqë i ati, Abdyl Vuci e la të vogël jetim...
Hyrja në xhami e një djaloshi me pasion si edhe nga gjallëria e
tij, bëri që Hafiz Këlmendi[1]
të interesohej që pas mejtepit, që ky djalë kishte mbaruar, të
vazhdonte shkollën... Në vitet 1912 e më vonë ai gjendet imam në
xhaminë e Pazarit të vjetër (xhamia afër kalasë)... Niveli i tij
i lartë kulturor, duke zotëruar mirë gjuhën arabe dhe turke,
bëri që ai të dallohet për ngritjen e tij në kulturën islame.
Janë të freskëta në kujtesën e besimtarëve, sidomos Mevludet apo
kur bënte vasë me atë zërin e tij karakteristik... Sëbashku me
shokët e tij si Hafiz Sulejman Gavoçi, Hafiz Man Durrësi...,
etj., i jepnin gjallëri festave fetare... Në vitin 1954 ai vdes
në Tiranë, ku i bëhet edhe varrimi”.[2]
Gjurmë të kaligrafisë artistike arabe me dorën e Hafiz Myrteza
Vucit
Ndër gjurmët
më interesante që ka lënë pas Hafiz Myrteza Vuci, në artin e
shkrimit të arabishtes, është edhe shkrimi i ermit të tij,
shoqëruar me emrat e disa prej prejardhësve të tij, duke na
ofruar në këtë mënyrë një pjesë të rëndësishme të pemës
gjenealogjike të fisit të tij. Kështu, mbi sipërfqen e një prej
librave në posedim të tij, ai shënon: “Myrteza ibn Abdull-llah
ibn Mustafa ibn Hamza ibn Bekr Vuci”, pra: Myrteza Abdullah
Mustafa Hamza Beqir Vuci.
Ndër gjurmët
interesante të shkrimeve arabe, me dorën e Hafiz Myrteza Vucit,
është edhe tabela në të cilën është shkruar besmeleja, d.m.th: “Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim”.
Në këtë tabelë[3]
shihet qartë tendenca e shkruesit të saj për të krijuar një
pamje artistike nëpërmjet shkronjave të kësaj fjalie të shenjtë.
Karakteristikë të këtij shkrimi janë: forma standarte e
pikëzimit dhe e vokaleve, zbukurimi i fjalisë nëpërmjet zgjatjes
së shkronjave “r” dhe “m”. Poashtu shihet qartë forma e bukur që
i është dhënë emrit të madhëruar: “All-llah”, si dhe zbukurimi
me anën e tre dyzueseve (shedde) dhe dy rrokësave të lehtë (sukun).
Me shkrimin
e H. Myrteza Vucit, në gjuhën arabe, është shkruar edhe duaja e
bukës. Veçoritë e saj janë titulli në gjuhën turke: “Ekmek duasi”
– (duaja e bukës) dhe shkrimi i saj në gjuhën arabe. Shkrimi
është i rrjedhshëm, i qartë dhe i kompletuar me vokalet
përkatëse. Në tekstin e kësaj duaje shënohet: “Elhamdu lil-lahil-ledhi
et’amena ve sekâna ve xhealena minesh-shakirín. Ve rahmetull-llahi
ve berekatuhu ala sahibit-taâmi vel-akilín. All-llahumme zid
ni’metena minel-halali ve la tenkus bihurmtil-fatiha”, që mund
të përkthehet kështu: “Falënderimet i takojnë All-llahut, i Cili
na ushqeu dhe na dha të pijmë dhe na bëri prej falënderuesve.
Mëshira dhe begatitë e All-llahut qofshin mbi të zotin e këtij
ushqimi dhe mbi ata që u ushqyen. O Zot na e shto begatinë prej
hallallit dhe mos na e pakëso, për hatër të Fatihasë”.
Libra të Hafiz Myrteza Vucit, të gjetur në bibliotekën e mbetur
të Hafiz Qamil Tresit
Teksa punoja
për inventarizimin dhe evidentimin e librave të mbetur nga
biblioteka e Hafiz Qamil Tresit (1922-1988), pata mundësinë të
prek nga afër një pjesë të librave të Hafiz Myrteza Vucit, që
kishin kaluar në posedim të Hafizit nga Tetova. Në kontaktet e
mia me familjarët e H. Myrteza Vucit, në Shkodër, kam mësuar se
pasi kishte ndërruar jetë, disa nga hoxhallarët e Shkodrës dhe
talebet e tyre, kishin ardhur në shtëpinë e hoxhës, për të blerë
librat e tij.
Librat e
Hafiz Myrteza Vucit, të mbetur në bibliotekën e Hafiz Qamil
Tresit, janë këto:
Broshura e titulluar: "Risaletul-Kur'ani vel-Hadith"[4],
arabisht, vasë,
Fletore me ushtrime feraidi[5],
arabisht,
Libër me hytbe[6]
dhe tematikat e tyre, osmanisht,
Libri: "Emthiletu sherhi Iskixhi Zade"[7],
280 faqe, morfologjinë arabe,
Libri: "Kashiful-kinai ven-nikab bi-izaletish-shubheti an vexhhi
kavaidil-i'rab"[8],
gramatikë arabe,
Libri: "Kavaidul-i'rab"[9],
gramatikë arabe,
Libri: "Xhemal alel-Xhelal ve Sejalikuni alel-Xhelal"[10],
arabisht,
Libri: "Xhem'ul-vuxhuhil-leti min suretid-Duha ila
evvelil-Bekareti lil-eimmetil-ashere"[11],
arabisht, kiraetet e Kur'anit,
Molla Ali hanefiu, "Mirkatul-mefatíh sherhu mishkatil-mesabíh"[12],
vëllimi i 1- rë, arabisht,
Shejkh Ebu Amr Othman ibni Omer, i njohur si Ibnun-Nahvi el-Maliki
, "Metnu kafije"[13],
208 faqe, gramatikë arabe,
Muhamed Sytari
[1]
Duke iu referuar të dhënave të këtij materiali, ku H.
Myrteza Vuci prezantohet si nxënës i
“Hafiz
Këlmendit”, mendoj se bëhet fjalë për Hafiz Jusuf
Abdullah Këlmendin (1876 – 1943), duke parë edhe
miqësinë Hafiz M. Vucit me H. Sulejman Gavoçin, për të
cilin dijmë se ka marrë ixhazet nga hoxha i
lartpërmendur, sikurse e kam bërë të ditur kur kam
shkruar për dy hoxhallarët në fjalë. (M. S.)
[2]
I.M.,
“40
vjet në shërbim të Islamit”,
në gazetën “Drita Islame”, Tiranë, viti i III i botimit,
nr. 13 (56), shtator, 1994, fq. 3.
[3]
Bëhet fjalë për pjesën e brendshme të një kopertine
libri. (M.S.)
[4]
Mban nënshkrimin e Hafiz Myrteza Vucit.
[5]
Mban nënshkrimin e Hafiz Myrteza Vucit.
[6]
Mban nënshkrimin e Hafiz Myrteza Vucit.
[7]
Mban nënshkrimin e Hafiz Myrteza Vucit dhe shënimin: "20
mars 1328, 70 grosh".
[8]
Mban nënshkrimin e Hafiz Myrteza Vucit.
[9]
Mban nënshkrimin e Hafiz Myrteza Vucit.
[10]
Mban nënshkrimin e Hafiz Myrteza Vucit.
[11]
Mban nënshkrimin e Hafiz Myrteza Vucit dhe shënimin e
tij: "Viti 1341".
[12]
Mban nënshkrimin e Hafiz Myrteza Vucit dhe shënimin e H.
Qamil Tresit: "I blerë 1000 lekë".
[13]
Mban nënshkrimin e Hafiz Myrteza Vucit.