ZOTI IM TI JE QËLLIMI IM DHE PËLQIMI YT ËSHTË KËRKESA IME!

Hadithe mbi dhikrin dhe lutjen

(“Zbukurojeni Kur’anin me zërat tuaj, sepse zëri i bukur i shton Kur’anit bukuri") 

“Kur të kaloni pranë kopshteve të xhennetit, uluni të pushoni!” Thanë: Cilat janë kopshtet e xhennetit? Tha: “Hallkat e dhikrit”[1]

 

“Më i miri dhikër është la ilahe il-lall-llah dhe më e mira lutje elhamdu lil-lah”[2]

 

“Robët më të mirë të All-llahut, në gradat e ditës së kijametit, janë ata që e përmendin shumë All-llahun”[3]

 

“Adhurimi më i mirë është lutja”[4]

 

“Lexojeni Kur’anin, sepse All-llahu i Madhëruar nuk e ndëshkon një zemër që e kupton Kur’anin”[5]

 

“Zbukurojeni Kur’anin me zërat tuaj, sepse zëri i bukur i shton Kur’anit bukuri”[6]

 

“Atyreve që mblidhen për të përmendur All- llahun, u zbret qetësia, i rrethojnë melaiket, i mbulon mëshira dhe i përmend All- llahu në Arshin e Tij”.[7]

 

“Kurdo që një grup njerëzish mblidhet në një shtëpi prej shtëpive të All- llahut për të lexuar librin e Tij dhe për ta mësuar atë, do u zbresë qetësia, do i mbulojë mëshira, do i rrethojnë melaiket dhe do i përmendë All- llahu tek ata që janë pranë Tij”.[8]

 

“Lutjuni All- llahut të bindur se do ju përgjigjet dhe dijeni se All- llahu nuk i përgjigjet lutjes që del nga zemra e hutuar”.[9]

 

“Nëse burri ngrihet natën dhe zgjon edhe familjen e tij dhe së bashku falin dy rekate, do shkruhen prej atyre që e përmendin All- llahun shumë”.[10]

 

“Secili nga bijtë e Ademit gabon, por më i miri ndër ata që gabojnë është ai që pendohet”.[11]

 

“Shembulli i shtëpisë ku përmendet All- llahu dhe i shtëpisë ku nuk përmendet All- llahu, është si shembulli i të gjallit me të vdekurin”.[12]

 

“Shenjë e dashurisë së All- llahut është dashuria e përmendjes së Tij dhe shenjë e urrejtjes së All- llahut është urrejtja e përmendjes së Tij”.[13]

 

“Nuk ka punuar njeriu ndonjë punë më shpëtimtare nga ndëshkimi i All-llahut, sesa përmendja e All-llahut”[14]

 

“Cilido musliman që bie për të fjetur dhe lexon një sure nga Libri i All-llahut, do të ngarkojë All-llahu një melek që ta mbrojë nga çdo gjë e dëmshme, derisa të ngrihet, kur të ngrihet”[15]

 

Shqipëroi nga arabishtja

Muhamed Sytari

 



[1] Ahmedi, Tirmidhiu dhe Bejhakiu, nga Enesi (r.a).

[2] Tirmidhiu, Nesaiu, Ibni Maxheh, Ibni Hibbani dhe Hakimi, nga Xhabiri (r.a).

[3] Ahmedi dhe Tirmidhiu, nga Ebu Saidi (r.a).

[4] Hakimi, nga Ibni Abbasi, Ibni Adijji, nga Ebu Hurejra. Ibni Sa’di, nga Numan ibni Beshiri (r.a).

[5] Temami, nga Ebu Umame (r.a).

[6] Daremiu, Ibni Nasir në “Salat” dhe Hakimi, nga Berra (r.a).

[7]  Ebu Nuajmi, nga Ebu Hurejra dhe Ebu Saidi (r. anhuma).

[8]  Ebu Davudi, nga Ebu Hurejra (r.a).

[9]  Tirmidhiu dhe Hakimi, nga Ebu Hurejra (r.a).

[10]  Ebu Davudi, Nesaiu, Ibni Maxheh, Ibni Hibbani dhe Hakimi, nga Ebu Hurejra (r.a).

[11]  Ahmedi, Tirmidhiu, Ibni Maxheh dhe Hakimi, nga Enesi (r.a).

[12]  Bukhariu dhe Muslimi, nga Ebu Musa (r.a).

[13]  Bejhakiu, nga Enesi (r.a).

[14] Ahmedi, nga Muadhi (r.a).

[15] Ahmedi dhe Tirmidhiu, nga Sheddad ibni Eusi (r.a).