Namazi i xhenazes për shehidët e Gazës
(Shkodër,
më 2 janar 2009 )
Ditën e xhuma,
më 2 janar 2009, në xhaminë e Tophanës, pas namazit të xhumasë,
drejtuar nga Imam Didmar Faja, prijës i Qendrës Islame Shqiptare
në Arizona të ShBA, thirrësi islam Muhamed Sytari, ka tërhequr
vëmendjen e të pranishmëve rreth asaj që e ka quajtur: “tragjedia
më e turpshme e demokracisë dhe lirisë botërore”,
bombardimeve
çifute
mbi palestinezët e pafajshëm në Gaza.
“Vetëm në 6
ditë bombardime terroriste mbi Gaza, janë vrarë 420 të pafajshëm
dhe janë plagosur plot 2070 muslimanë, sipas të dhënave të
kanalit televiziv Al-Xhazira.
Fatkeqësisht
edhe mediat shqiptare, si Top Channel, në ditën e katërt të
këtyre bombardimeve, lajmëronin me titra, se nga sulmet 7- vjeçare
palestineze, u vranë 32 izraelitë!”-
ka thënë ndër të tjera ai.
Më pas ka ftuar
të pranishmit për të falur namazin e xhenazes në mosprezencë për
shpirtrat e pafajshëm të shehidëve të ymetit islam, të masakruar
nga forcat e terrorizmit izraelit.
Namazi i
xhenazes për shpirtrat e shehidëve të Gazas, është drejtuar nga
thirrësi islam Muhamed Sytari.
Ahmed Mahiri
|
|
|
|
|
|
|
|