ZOTI IM TI JE QËLLIMI IM DHE PËLQIMI YT ËSHTË KËRKESA IME!

“Ftesë për çaj, me rastin e Vitit të Ri Hixhri 1430

(Shkodër, më 27 dhjetor 2008) 

Ditën e shtunë, më 27 dhjetor 2008, në sallën e Internet-Cafe “SYTARI”, Shkodër, thirrësi islam Muhamed Sytari ka ftuar teologë, thirrës islamë, intelektualë e të rinj, në një takim të përzemërt e përkujtimor dhe një çaj të përbashkët me rastin e Hixhretit të 1430 të profetit Muhammed (a.s).

Në këtë takim, që ishte konceptuar si një tryezë e rrumbullakët, në të cilën të gjithë të pranishmit kishin të drejtë të merrnin pjesë me mendimet dhe idetë e tyre, merrte pjesë edhe Imam Didmar Faja, drejtues i Qendrës Islame të Arizonës, si i ftuar special i këtij aktiviteti.

“Është një kënaqësi e madhe të mblidhemi sonte, në këtë tubim vëllazëror, në përkujtim të emigrimit jubilar të 1430 të pejgamberit tonë (a.s) nga Mekka në Medine. Kënaqësia është e madhe, duke parë edhe praninë e teologëve dhe hoxhallarëve tanë të nderuar, intelektualëve dhe të rinjve, me të cilët do të ndajmë sëbashku momente të këndshme në trajtimin e Hixhretit si fenomen, si koncept dhe si domethënie për një musliman bashkëkohor”- ka theksuar në fjalën e hapjes, organizatori i këtij takimi, thirrësi islam Muhamed Sytari.

Pas saj, fjalën e mori thirrësi islam Lavdrim Hamja, i cili zbardhi fakte interesante nga historia e hixhretit profetik dhe mesazheve të rëndësishme që ai bart në vetëvete. Nëpërmjet ajeteve dhe momenteve të rëndësishme historike, ai sqaroi konceptin e hixhretit dhe vlerën sociale të tij. Më pas, në këtë tryezë vëllazërore, me mendimet dhe idetë e tyre morën pjesë edhe imami i xhamisë së Parrucës, teologu Naim Drijaj, zv/drejtori i medresesë “Haxhi Sheh Shamia”, teologu Artur Tagani, imami i xhamisë Mes Myselim, thirrësi islam Altin Nikshiqi, teologu Alban Kali, imami i xhamisë Gruemirë, teologu Agim Reçi, ish-medresisti, studenti Mirsad Sylja, shkrimtari Xhahid Bushati, studiuesi Ferit Hafizi, publicisti Bujar Shehu, mësuesi i gjuhës shqipe në shkollën “Miraxh” në Nju Jork, z. Sajmir Kraja, etj. Me shumë interes u ndoq edhe përshëndetja e Imam Didmar Fajës, drejtor i Qendrës Islame të Arizonës, i cili rrëfeu një pjesë të eksperiencës së tij, si prijës i xhamisë së shqiptarëve në vendbanimin e tij, larg në ShBA.

Në shërbim të këtij aktiviteti, thirrësi islam Muhamed Sytari kishte organizuar edhe një ekspozitë me libra në gjuhën arabe dhe shqipe, mbi jetën dhe biografinë e Hz. Muhammedit (a.s), ku spikaste edhe pasaporta e Resulull-llahit (a.s), një projekt serioz realizuar nga studiues dhe dijetarë të jetës profetike në Damask të Sirisë. Më pas, u dhurua edhe libri “Frymëra mëshire nga Muhammedi profeti i mëshirës”, i autorit turk, dijetarit bashkëkohor, Osman Nuri Topbash.

Aktiviteti në fjalë, u komentua edhe në edicionet e lajmeve të kanalit televiziv “Tv1 Channel” në Shkodër, më datë 28.12.2008.

Ahmed Mahiri

“Ftesë për çaj”, me rastin e Vitit të Ri Hixhri 1430