Frymëra kryqtare mesjetare
që nxisin urrejtje kombëtare, fetare, njerëzore!
(Shkodër, më 6 mars 2010)
E kam dëgjuar disa herë atë fjalim të çuditshëm! E kam
dëgjuar me habi, por edhe pa habi! Me habi, duke marrë parasysh
kurajon e përzier me servilizëm të një prifti shqipfolës, që
duke përzier kurajon për të hedhur vrer mbi muslimanët, përzier
me servilizmin ndaj vendit që i ha bukën, nxit urrejtje
kombëtare, fetare e humane!
E kam dëgjuar atë fjalim të frikshëm (por aspak frikësues, sepse
kjo është natyra e këtij soji) të priftit shqipfolës që krahason
të vrarët e kasaphanës njerëzore të Srebrenicës me diçka që për
etikë të shkrimit, misionit e vetë tragjedisë makabre në fjalë,
nuk mund ta riprodhoj siç me krenari e deklaronte ai, prifti
mesjetar i kohëve tona!
E kam dëgjuar me neveri lutjen e tij kryqtare për krahasim të
fatit të tyre të hidhur me atë të vëllezërve të mi kosovarë, që
falë All-llahut e fituan lirinë e tyre me shumë vuajtje,
dhembje, sakrificë e humbje shpirtrash burrërorë!
E kam dëgjuar thirrjen e tij, me të cilën kryqëzon shpirtin e
madh të bashkëjetesës ndër shqiptarë, atë shpirt të madh që
buron nga Kur’ani Famëlartë, tradita e profetit më të madh, të
cilin asnjëherë s’e njohën publikisht, ndaj të cilit patën
kurajon dhe gjakftohtësinë për të hedhur vrerë kohë më parë në
Gjermani!? E kam dëgjuar dhe nuk më shkakton habi; kjo është
natyrë e patjetërsueshme e atyre për të cilët Kur’ani urdhëron:
“As jehuditë, e as krishterët kurrë nuk do të jenë të kënaqur me
ty deri sa ta pasosh fenë e tyre”[1]!
E kam dëgjuar atë fjalim të kobshëm të atij prifti mesjetar dhe
ndër mend më erdhën dijetarët e djegur në turrat e drurit,
librat e tyre të masakruar, bibliotekat e djegura e lumenjtë me
ngjyrë të tjetërsuar nga boja e librave të dijetarëve tanë
gjithashtu; kështu janë kryqtarët mesjetarë! Kur nuk patën
mëshirë, respekt, nderim e vlerësim për dijetarët e tyre si të
kishin për dijetarët tanë?!
E kam dëgjuar atë fjalim! E lexova edhe letrën e tij të hapur,
ku çuditërisht mundohet të justifikohet me aktivitetin 43 vjeçar
për atë që “emocionalisht” ka deklaruar. Zotëri, “qeni” është
qen, “bishti” është bisht dhe këto fjalë të dala nga goja e tij
nuk kanë nevojë as për koment as për nëntekst as për kontekst!
Ndërsa ai “plaku që s’e pyet njeri”, në kohën e fjalimit të
priftit shqipfolës, ka qenë myftiu i Detroitit (e përtej tij),
pra zëri më i lartë e zyrtar i muslimanëve shqiptarë atje, Imam
Vehbi Ismaili, rahmet pastë. Ai me një deklaratë serioze e ka
dënuar aktin që edhe prifti e dënon por.., mesjetarisht!
Nuk e di se ku ka më turp sesa një prift shqipfolës të fyejë një
komb, një komunitet e një fe, kaq banalisht sa rasti në fjalë!
Muslimanët nuk janë qenër me bishta! Shqiptarët nuk janë të
tillë! Ata 1 milion e 900 mijë krijesa humane nuk janë qimoshë
si qimoshi me të cilin i krahason prifti shqipfolës (aspak
shqiptar), por vëllezërit tanë shqiptarë kosovarë!
Imagjinoni për pak sikur njëri nga Imamët e nderuar shqiptarë të
Amerikës (a kudo në botë) të kishte folur në këtë mënyrë..!?
A do kishte justifikim për të?!
E kam dëgjuar dhe e kam dënuar atë fjalim! Ai vetëm duhet
dënuar! Frymëra mesjetare kryqtare të atij soji, jo vetëm që e
dëmtojnë harmoninë tonë kombëtare e fetare (për të cilën kemi
punuar, punojmë e do të punojmë me shumë sinqeritet), por
kthehen në një kërcënim serioz për të ardhmen e shëndoshë të
marrëdhënieve tona ndërfetare!
Shpirtrave të masakrave të kriminelëve serbë, që justifikohen se
luftuan kundër “fondamentalizmit islam”, u qoftë xhenneti dhe
mëshira e All-llahut! Agresorëve të tyre, ndëshkimi hyjnor dhe
zemërimi i brezave! Priftit kryqtar mesjetar që dëshiroi fatin e
dëshmorëve të Srebrenicës edhe për vëllezërit tanë në Kosovë,
TURPI i një kombi, me të cilin ai nuk mund të ketë më asnjë
lidhje pas fjalimit të tij të neveritshëm!
Sikurse lutem që përfaqësuesit më të lartë të kishave katolike
në trojet shqiptare të distancohen publikisht nga kjo deklaratë
e ulët, nxitëse e frymërave kryqtare mesjetare, shkatërruese të
harmonisë fetare, kombëtare e humane!
Imam Muhamed SYTARI
Shkodër, më 6 mars 2010
[1] Kur’ani, Bekare, 120.