Fjala e thirrësit islam Muhamed Sytari në promovimin e librit
(Shkodër më, 30 maj 2009)
Fjala e mbajtur nga thirrësi islam Muhamed Sytari
në promovimin e librit “Rrugëtime të një hatibi”
Të nderuar pjesëmarrës,
Libri
“Rrugëtime të një hatibi”, është një përpjekje për të pajisur
xhaminë shqiptare me një arkiv të gjallë të jetës së saj, në
shërbim të brezave që do të vijnë pas nesh!
Të gjithë jemi
dëshmitarë që në një mënyrë a një tjetër taborrat e iblisit,
nëpërmjet politikave të ndryshme dhe vekilëve të tyre, po
përpiqen dita-ditës ta shveshin individin shqiptar nga
identiteti i tij islam, me pretendime nga më të ndryshmet,
shpesh qesharake.
Kryqëzata e re
ndaj Islamit, profetit Muhammed (a.s), Kur’anit Famëlartë dhe
simboleve të ndryshme islame, edhe në vendin tonë, ka kohë që
lëvron qetësisht në atmosferat e ndryshme të kësaj shoqërie. E,
përballë kësaj roli i institucionit të Thirrjes Islame duhet të
jetë më i organizuar se asnjëherë tjetër!
Kur e pyeta
njëherë hoxhën tim, Vehbi Gavoci se si e përfytyronte të ardhmen
e Shqipërisë, m’u përgjigj: “E ardhmja e Shqipërisë…Ky është një
problem, përgjigjja e të cilit është në Shqipëri, ndërkohë që
unë jam larg saj. Por për pak kohë që kam qenë atje, kam parë
dhe kam ndjerë për hapat e shpejtë e të shumtë për largimin e
vendit tim nga Islami!… Nuk e di në ballë të kësaj prishje, ku
janë Ulematë, intelektualët muslimanë, tregtarët muslimanë dhe
muslimanët me pozitë? Megjithatë, shpresa në Zotin (xh.sh) për
ta ruajtur fenë dhe karakterin në vendin tonë, është e madhë
mirëpo si? Si do të përparojë vendi im dhe si do të përballojë
armiqtë e vjetër, këtë nuk e di, pasi përsëri po them: Nuk jam
atje”! Ne jemi këtu! Por si?
Përgjigjja
më e mirë e kësaj pyetje gjendet në zemër të librit që sot
merrni në dorën tuaj!
Më lejoni të
përsëris përpara jush se: “Xhamia është një vend i rëndësishëm
në jetën e muslimanit, është vendi ku ai kryen adhurimin më të
rëndësishëm ndaj Zotit të tij, namazin, të cilin e shoqëron me
lutje, dhikre të ndryshme etj.
Që xhamia të
ketë një funksion sa më të mirë dhe në mënyrë që ajo të shërbejë
jo vetëm për kryerjen e namazit, por që të kthehet në një qendër
të mirëfilltë edukuese me virtytet më të larta islame,
shoqëruese e njeriut në jetën e tij, duhet medoemos të ketë një
prijës të aftë e të devotshëm, të ditur e të urtë. Detyra e tij
është që ta bëjë atë “pikënisje të jetës tonë, vendin e kërkimit
të dashamirësisë ndaj njëri-tjetrit, vendin e studimit të
çështjeve të jetës tonë, gjendjes tonë sociale, ekonomike dhe
politike”.[1]
Vetëm në
këtë mënyrë, kur xhamia jonë të ketë njeriun e standarteve të
kërkuara, prijësin e aftë për të kuptuar realitetin dhe për të
ditur mënyrën e “përkthimit” të mësimeve të fesë në jetën e
përditshme të njerëzve, vetëm atëherë xhamia do të mund të jetë
vendi më i rëndësishëm në jetën e një shoqërie, sikurse
ishte..!”
“Rrugëtime
të një hatibi”, në të vërtetë, është edhe një thirrje e fortë
për ndërgjegjësimin e faktorëve kryesorë të Thirrjes islame në
këtë vend, për të vendosur mbi interesat personale, ato të
Thirrjes Islame, kulturës dhe qytetërimit të saj!
Faleminderit!