Fetvaja në Kur'an dhe në Traditën Profetike

(mënyrat e "fetvadhënies" në këtë Libër janë dy)  

kitab

Po të hulumtojmë me kujdes nëpër ajetet e Kur'anit Famëlartë, do të gjejmë se mënyrat e "fetvadhënies" në këtë Libër janë dy:

1. Kur sqarimi vjen pa pyetje a kërkim shpjegimi, mënyrë që është dominuese në Kur'an dhe në Traditën Profetike.

2. Kur sqarimi vjen pas një pyetje a kërkim shpjegimi, në formën: "Të pyesin ty", që është njëkohësisht edhe mënyra dominuese e formave të pyetjes në Kur'an.[1]

   Në konkretizim të pikës së dytë, po sjell ca shembuj të këtyre pyetje-përgjigjeve nga Libri Famëlartë:

·        "E kur robët e Mi të pyesin ty për Mua, Unë jam afër, i përgjigjem lutjes kur lutësi më lutet, pra për të qenë ata drejt të udhëzuar, le të më përgjigjen ata Mua dhe le të më besojnë Mua".[2]

·        "Të pyesin ty për hënën e re (dhe fazat e saj) Thuaj: "Ato janë përcaktime të kohës prë njerëzi dhe për haxh. Nuk është mirësi të hyni nga mbrapa në shtëpitë por është mirësi kush ruhet (nga të këqiat). Në shtëpia hyni kah dyert e tyre dhe kinie frikë All-llahun që ashtu të gjeni shpëtim".[3]

·        "Të pyesin se ç'do të japin. Thuaj: "Atë që jepni prej pasurisë jepni për prindërit, për të afërmit, për bonjakët, për të varfërit, për gurbetçinjtë. E çdo të mirë që punoni, s'ka dyshim se All-llahu e di".[4]

·        "Të pyesin për luftën në muajin e shenjtë, thuaj: "Lufta në te është e madhe (mëkat i madh), por pengimi nga rruga e All-llahut, mosbesimi ndaj Tij, pengimi nga xhamia e shenjtë (Qabja) dhe dëbimi i banorëve të saj nga ajo, janë mëkate edhe më të mëdha tek All-llahu. E provokimi (kundër muslimanëve) është edhe më i madh se mbytja. Ata do t'u luftojnë juve vazhdimisht për t'ju zbrapsur, nëse munden, nga feja juaj. E kush zbrapset prej jush nga feja e tij dhe vdes si pabesimtar, ata i kanë zhdukur veprat e veta në këtë jetë dhe në jetën tjetër. Të tillët janë banorë të zjarrit dhe në të do të qëndrojnë përjetshëm".[5]

·        "Të pyesin ty për verën dhe bixhozin. Thuaj: "Që të dyja janë mëkat i madh, e ka edhe dobi në to (të pakta) për njerëz, por dëmi i tyre është më i madh se dobia e tyre. Të pyesin ty edhe se ç'do të japin. Thuaj: "Tepricën!" Kështu ua sqaron All-llahu juve argumentet ashtu që të mendoni (çka është mirë e çka është keq)".[6]

·        "Dhe të pyesin ty për bonjakët. Thuaj: "Po t'i ndihmoni në punët e tyre është më mirë, e nëse i përzieni (pasurin e tyre me tuajën), ata janë vëllezërit tuaj. All-llahu di të dallojë qëllimkeqin nga qëllimmiri. E sikur të dëshironte All-llahu do t'ju rëndojë. All-llahu është më i fuqishëm, më i urti".[7]

·        "Të pyesin ty për menstruacionin (hajdin). Thuaj: "Ajo është gjendje e neveritur, andaj largohuni prej grave gjatë menstruacionit dhe mos iu afroni atyre (për marëdhënie) derisa të pastrohen. E kur të pastrohen, atëherë afrohuni atyre ashtu siç u ka lejuar All-llahu. All-llahu i do ata që pendohen, dhe ata që ruhen prej punëve të ndyta e të neveritshme".[8]

·        "Të pyesin ty (Muhammed), çka u është lejuar atyre? Thuaju: "U janë lejuar të gjitha ushqimet e mira dhe ai (gjahu) i gjahtarëve (shtazëve) të dresuara që i mësoni ashtu si ju ka mësuar juve All-llahu. Hani, pra, atë që gjahtuan për juve dhe më parë përmendie emrin e All-llahut. Kini dro nga All-llahu pse All-llahu shpejt merr masa".[9]

·        "Të pyesin ty (Muhammed) për çastin (katastrofën e përgjithshme) se kur do të ndodhë ai. Thuaj: "Atë e di vetëm Zoti im, kohën e tij nuk mund ta zbulojë kush pos Tij (e sjell kijametin pa e hetuar asnjë nga krijesat). Çështja e tij (se kur do të ndodh) është preokupim i rëndë (për krijesat) në qiej e në tokë. Ai (katastrofa) nuk ju vjen ndryshe, vetëm befas. Të pyesin ty sikur ti di për të. Thuaj: "Për të di vetëm All-llahu, por shumica e njerëzve nuk e dinë (pse është e fshehtë)"".[10]

·        "Të pyesin ty (Muhammed) për plaçkën (e fituar në luftë), thuaju: "Plaçka, (mënyra e ndarjes së saj) është çështje e All-llahut dhe të dërguarit, prandaj kini frikë All-llahun, përmirësoni gjendjen e unitetit tuaj dhe nëse jeni besimtarë, respektone All-llahun dhe të dërguarin e Tij".[11]

·        "Të pyesin ty për shpirtin; Thuaj: "Shpirti është çështëje që i përket vetëm Zotit tim, e juve ju është dhënë fort pak dije"".[12]

·        "Të pyesin ty për Dhulkarnejnin, thuaju: "Do t'ju rrëfej për punën e tij me Kur'an (me shpallje)"".[13]

·        "Ty të pyesin edhe për kodrat, thuaj: "Zoti im mund t'i bëjë thërrime të shpërndara"".[14]

·        "Njerëzit të pyesin për kijametin (katastrofën) e ti thuaj: "Për atë di vetëm All-llahu! E, ku mund ta dish ti, ai ndoshta është afër!""[15], etj.

 

   Gjithashtu, po t'i referohemi jetës profetike të Hz. Muhammedit (a.s), do të gjejmë edhe aty shumë shembuj rreth kësaj pike. Më poshtë po citoj disa prej tyre:

 

·        Nga Ebu Abdull- llah Tarik ibn Shihad (r.a) transmetohet se një njeri e pyeti Profetin (a.s) kurse këmbën e pat vendosur në zenxhi: "Cili xhihad është më i mirë?"  Tha: "Fjala e vërtetë tek sunduesi keqbërës".[16]

·        Talha bin Ubejdull- llah thotë: "Erdhi një njeri prej Nexhdit te Profeti (a.s), që kishte flokë të dendur. Ne dëgjonim zërin e tij, mirëpo nuk kuptonim se ç'thoshte, derisa iu afrua të Dërguarit të All-llahut dhe pyeti për Islamin. Profeti (a.s) i tha: "Islami është pesë kohë të namazit ditën dhe natën". Njeriu pyeti: "A jam i obliguar me diçka tjetër përveç këtyre?" Profeti (a.s) u përgjigj: "Jo, vetëm nëse ti do në mënyrë vullnetare". Pastaj Profeti (a.s) tha: "Agjërimi i Ramazanit". Njeriu pyeti: "A kam obligim tjetër përveç agjërimit?" Profeti (a.s) iu përgjigj: "Jo, përveç nafile"…[17]

·        Transmetohet nga Abdull- llah ibn Amr ibnel- As (r.a) se një njeri e pyeti të Dërguarin e All- llahut (a.s): "Cili Islam është më i mirë?" Tha: "Ta ushqesh tjetrin dhe t'i japësh selam të njohurit e të panjohurit".[18]

·        Tarik bin Said e pyeti Profetin (a.s) për pijet dehës dhe ai e ndaloi që t'i prodhonte. (Tariku) Tha: I prodhoj për ilaç. Profeti (a.s) tha: "Ato s'janë ilaçe, por sëmundje".[19]

·        E pyeti Aishja (r.a): Ca njerëz na sjellin mish dhe nuk e dimë se a është përmendur emri i All- llahut në prerjen e tij apo jo? Tha: "Përmendeni ju dhe hani".[20]

·        U pyet Profeti (a.s) për një njeri që lufton me guxim, për një tjetër që lufton me euforinë e fisit të tij dhe për një njeri që lufton për t'u dukur, se cili prej tyre është në rrugë të All- llahut? Tha: "Ai që lufton për t'u ngritur lart Fjala e All- llahut, ai është në rrugën e All- llahut"[21], etj.

 

Studioi

Muhamed Sytari



[1] Marrë me pak ndryshime nga Dr. Jusuf el- Karadavi: "El- fetva bejnel- indibati vet- tesejjubi", fq.7.

[2] Kur'ani: 2:186.

[3] Kur'ani: 2:189.

[4] Kur'ani: 2:215.

[5] Kur'ani: 2:217.

[6] Kur'ani: 2:219.

[7] Kur'ani: 2:220.

[8] Kur'ani: 2:222.

[9] Kur'ani: 5:4.    

[10] Kur'ani: 7:187.           

[11] Kur'ani: 8:1.   

[12] Kur'ani: 17:85.           

[13] Kur'ani: 18:83.           

[14] Kur'ani: 20:105.

[15] Kur'ani: 33:63.           

[16] Nesaiu me isnad të saktë. Shih: Rijadus- Salihin 2.0 (version kompjuterik).

[17] Transmetuar nga Bukhariu dhe Muslimi. Po aty.

[18] Transmetuar nga Bukhariu dhe Muslimi. Po aty.

[19] Transmetuar nga Muslimi. Shih: Dr. Jusuf el- Karadavi: "El- fetva bejnel- indibati vet- tesejjubi", fq.9.

[20] Transmetuar nga Bukhariu. Po aty.

[21] Transmetuar nga Bukhariu dhe Muslimi. Po aty.