Gruaja që fliste me ajete kur'anore
(“Kjo është një grua me nijet të pastër, por...)
Nedhir Muhammed Mektebi,
Damask
Gruaja që fliste me ajete kur'anore
Tregon e thotë Asmaiu, dijetari i njohur: Po ecja një ditë në
shkretëtirë me disa shokë, kur pashë një grua të vetmuar me
kafshën e saj.
Iu
afrova dhe e pyeta: O robëreshë e Zotit, çfarë kërkon këtu?
Ma
ktheu: "Atë që e udhëzon All-llahu, ai vërtet është udhëzuar, e
atë që e humb, ti nuk do të gjejsh për të ndihmës që do ta
udhëzonte".[1]
Asmaiu tha me vete: Paska humbur rrugën, prandaj iu drejtua
sërish: Më duket se paske humbur nga njerëzit e tu?
Ajo
tha: "E Sulejmanit Ne ia mësuam atë (përgjigjen
e saktë), po secilit (prej
tyre) u patëm dhënë urtësi e dije".[2]
Pastaj e pyeta: Prej nga je?
Ajo u
përgjigj: "Pa të meta është Lartëmadhëria e Atij që robin e Vet
e kaloi në një pjesë të natës prej Mesxhidi Haramit (prej
Qabes) gjer në Mesxhidi Aksa (Bejti
Mukaddes), rrethinën e të cilës Ne e kemi bekuar".[3]
Nga
këtu mësova se ishte nga Kudsi dhe i thashë: Përse nuk flet?
Ajo
tha: "Nuk hedh ndonjë fjalë e të mos jetë pranë tij përcjellësi
i gatshëm (melekët
regjistrues)".[4]
Disa nga shokët e mi thanë: Medoemos që kjo duhet të jetë prej
havarixhve. Ndërsa ajo ua ktheu: "Mos iu qas asaj për të cilën
nuk kë njohuri, pse të dëgjuarit, të pamët dhe zemra, për të
gjitha këto ka përgjegjësi".[5]
Rruga
jonë vazhdoi, kur papritur para syve tanë filluan të shfaqeshin
majat e shtëpive e çadrave, e gruaja na u drejtua: "Vuri edhe
shenja të tjera (për
orientim ditën), ndërsa (natën)
ata orientohen me anën e yjeve".[6]
Thotë
(Asmaiu): Nuk e
kuptova qëllimin e saj, prandaj iu drejtova: Çfarë po thoje?
Ajo
vazhdoi: "Dhe atypari kaloi një grumbull udhëtarësh, dhe dërguan
ujëbartësin (për ujë),
e ai e lëshoi kovën e vet (në
bunar) dhe tha: “Myzhde! Qe një djalosh!”".[7]
Atëherë i thashë: Kë të kërkoj e kë të thërras?
Ajo
tha: "O Jahja, merre librin me shumë kujdes",[8]
"O Zekeria, Ne po të përgëzojmë ty me një djalë",[9]
"O Davud: Ne të kemi bërë sundimtar në tokë".[10]
Thotë
Asmaiu: E bëra këtë dhe para meje erdhën tre djem si tri lule të
bukura. Kur na panë ata i thanë njëri- tjetrit: Nëna jonë pasha
Zotin e Qabes. E kishim humbur që tri ditë! Ndërsa ajo iu
drejtua atyre: "Falënderuar qoftë All-llahu që largoi prej nesh
brengat; vërtet, Zoti ynë është që falë shumë dhe është
bamirës",[11]pastaj
i bëri me shenjë njërit prej djemve të saj dhe i tha: "Dërgojeni
njërin prej jush me këtë argjend (monedhë
argjendi) në qytet, e të zgjedhë ushqim më të mirë, e t'ju
sjellë atë juve".[12]
Thashë: I urdhëroi që t'na nderojnë. Dhe ashtu ndodhi, ata
erdhën me ushqime e ëmbëlsira. I thashë: Nuk kemi nevojë për ta,
por iu drejtova djemve: Kush është kjo grua? Thanë: Kjo grua
është nëna jonë, e cila ka dyzet vite që flet vetëm me Kur'an
nga frika e gënjeshtrës.
U
afrova pranë saj dhe i thashë: Më jep një këshillë! Ajo m'u
drejtua: "Thuaj:
“Unë nuk kërkoj prej jush ndonjë shpërblim për thirrjen time
vetëm se respektin e dashurisë për hir të farefisnisë (akraballëkut)".[13]
Pas
kësaj u përshëndeta me ta dhe u largova.[14]
Sqarim në lidhje me këtë ndodhi:
Ibni
Akili,
dijetari i njohur i gjuhës arabe thotë: “Nuk lejohet që të
zëvendësohen fjalët e zakonshme me ajete kur'anore, sepse kështu
ato përdoren jashtë qëllimit të tyre”.
Ndërsa Ibnul Xheuzi ka thënë: “Kjo është një grua me
nijet të pastër, por nga padituria e saj nuk e ka mësuar se ky
veprim është i ndaluar; sepse ka përdorur Kur'anin jashtë
qëllimit për të cilin është zbritur”.
Shqipëroi nga arabishtja:
Muhamed SYTARI
[1]
Kur'ani: 18:17.
[2]
Kur'ani: 21:79.
[3]
Kur'ani: 17:1.
[4]
Kur'ani: 50:18.
[5]
Kur'ani: 17:36.
[6]
Kur'ani: 16:16.
[7]
Kur'ani: 12:19.
[8]
Kur'ani: 19:12.
[9]
Kur'ani: 19:7.
[10]
Kur'ani: 38:26.
[11]
Kur'ani: 35:34.
[12]
Kur'ani: 18:19.
[13]
Kur'ani: 42:23.
[14]
Marrë nga "Reudatul- ukala", fq. 49- 50 dhe "Sifetus-
safve", vëll. 4, fq. 410- 411.