Imam Didmar Faja ligjëron nga minberi i
Tophanës
(Shkodër,
e xhuma, më 2
janar 2009 )
Hytbeja e parë e vitit 2009 në xhaminë e Tophanës, është mbajtur
nga Imam Didmar Faja, drejtues i Qendrës Islame Shqiptare në
Arizona të ShBA.
Nëpërmjet minberit të kësaj xhamie, ai ka folur për emrin e
madhëruar të All-llahut, El-Vedud, duke sjellur argumente
të shumta, me anë të cilave ka treguar sesi Islami është fe e
ndërtuar mbi dashurinë e Zotit për krijesat e Tij, fe që nxit
për dashurinë e njeriut për vëllanë e tij njeri dhe të njeriut
për Krijuesin Fuqiplotë.
“Nëpërmjet fesë së Tij, All-llahu i madhëruar na ka ftuar të
duhemi më shumë dhe të punojmë për të mbjellur dashuri kudo në
meset tona. Islami është fe e dashurisë së pastër e të sinqertë
të nejriut për Zotin, për vetë njeriun!”- ka thënë ndër të tjera
ai.
Hytbeja e xhumasë është ndjekur me vëmendjë nga qindra të
pranishëm në këtë xhami, të cilët nuk kanë hezituar, në
përfundim të xhumasë, të përqafohen me Imamin e Arizonës dhe ta
urojnë atë për ligjërimin dhe argumentet e hytbes së kësaj
xhumaje, që do të mbetet një kujtim i mirë në këtë fillimvit të
ri.
Pas namazit të xhumasë, thirrësi islam Muhamed Sytari, ka ftuar
të pranishmit për të falur xhenazen e shehidëve të vrarë nga
dora vrastare e makinës-shtet
çifute,
prodhuese të terrorit, dhunës dhe shkatërrimit në territoret e
ozurpuara në Palestinë. Ndërkohë që salavati me xhemat, ka qenë
kurora e mbylljes së këtij tubimi të përjavshëm, në xhaminë e
Tophanës.
Para namazit të xhumasë, u mbajt edhe një ders rreth
çështjeve
të namazit, nga thirrësi islam Lavdrim Hamja.
Ahmed Mahiri
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|