Epitaf
(Dunjaja,
vëllazën, duhet të na shërbejë për me na përcjellë ke dashtunija
absolute e Perendís! )
Transmetuar nga Ebu Nuajm nga Aliu (r.a).
Dunjaja, vëllazën, duhet të na shërbejë për me na përcjellë ke
dashtunija absolute e Perendís!
Sheh Qazim Hoxha
“Puno për këtë jetë për aqë sa do të qëndrojsh ketú; puno për
Ahiret për aqë sa do të qêndrojsh atje; puno për xhehennem për
aqë sa mund t’a durojsh; puno për Perëndinë aqë sa j’a ke
nevojën”
Nga përzgjedhjet e Imam Shiblit
ndër 40.000 hadithe
Këdo që të duash, të do skllavin e tij e, Ai nuk do të jesh
skllav i dikujt tjetër pos Tij!
Ibn Ataull-llah
Zoti im! Unë jam i varfër në pasurinë time, si të mos jem i
varfër në varfërinë time?
Ibn Ataull-llah
Zoti im! U verboftë ai sy që nuk të sheh Ty mbikqyrës dhe
dështoftë kapitali i kujtdo që
nuk ka pjesë të dashurisë Tënde në të!
Ibn Ataull-llah
Zoti im! Më kërko me mëshirën Tënde që të mbërrij tek Ti dhe më
tërhiq me mirësinë Tënde që të vij drejt Teje!
Ibn Ataull-llah
Zoti im! Si të zhgënjehem, kur Ti je shpresa ime? E si të
nëpërkëmbem, kur në Ty jam mbështetur?
Ibn Ataull-llah
Shpirti që nuk ka si simbol të tij dashurinë e vërtetë është më
mirë të mos ekzistojë, pasi ekzistenca e tij kështu, është vetëm
turp!
Rumiu
Binduni, se e mira është dhjetë pjesë: Nëntë pjesë janë në
heshtjen, përveç se në përmendjen e Zotit dhe një pjesë në
largimin nga shoqërimi i të hutuarve!
Shejkh Rexheb
Dib