ZOTI IM TI JE QËLLIMI IM DHE PËLQIMI YT ËSHTË KËRKESA IME!

“Emri i xhamisë së Tophanës i ka kaluar kufijtë e Shkodrës”

(Shkodër, më 12 qershor 2009) 

Ditën e xhuma, më 12 qershor 2009, xhaminë e Tophanës e ka vizituar Sheh Qemaludin Reka, prijës i Mesxhidit të Ehli Bejtit, Tiranë. I pranishëm sëbashku me disa dervishë të tarikatit Rifai që drejton, ai ka marrë pjesë në faljen e namazit të xhumasë në xhaminë e Tophanës.

Pas hytbes së xhumasë, namazit dhe duasë së bërë në gjuhën shqipe, të drejtuara nga hatibi i kësaj xhamie, thirrësi islam Muhamed Sytari, është organizuar një tryezë vëllazërore, në të cilën hatibi i kësaj xhamie, në pozitën e mikpritësit, ka falënderuar Sheh Qemaludin Rekën për vizitën e tij në këtë xhami dhe ka folur mbi rëndësinë që kanë këto takime, në të cilat rrezaton vëllazëria islame dhe forcimi i urave të komunikimit në mes bijve të të njëjtit ymet.

Më pas fjalën e ka marrë Sheh Qemaludin Reka, i cili ka shprehur kënaqësinë e tij për këtë vizitë në xhaminë e Tophanës.

Ndër të tjera, ai është shprehur: “Pas emocioneve që më dhuroi hytbeja e xhumasë dhe duaja në gjuhën shqipe drejtuar nga imami i juaj, më lejoni të shpreh kënaqësinë time që gjendem me ju në xhaminë e Tophanës, emri i së cilës i ka kaluar kufijtë e qytetit të Shkodrës, falë aktiviteteve dhe takimeve të tilla që zhvillohen në këtë xhami”.

Më pas, ai ka folur edhe për vlerat e këtyre takimeve që forcojnë unitetin islam dhe nxisin në mënyrë të vazhdueshme respekt të ndërsjellët në mes të bijve të kësaj feje.

Në këtë takim prezantonte edhe thirrësi islam Lavdrim Hamja, imam i xhamisë së re të medresesë “Haxhi Sheh Shamia”.

 

www.muhamedsytari.net

  

,“Emri i xhamisë së Tophanës i ka kaluar kufijtë e Shkodrës”Shkodër, më 12 qershor 2009
“Emri i xhamisë së Tophanës i ka kaluar kufijtë e Shkodrës”
“Emri i xhamisë së Tophanës i ka kaluar kufijtë e Shkodrës”
“Emri i xhamisë së Tophanës i ka kaluar kufijtë e Shkodrës”
“Emri i xhamisë së Tophanës i ka kaluar kufijtë e Shkodrës”