Emocione haxhi në xhaminë e Tophanës
(Tophanë, më 18.12.2009)
Në pjesën e fundit të hytbes së kësaj xhumaje
(18.12.2009), në xhaminë e Tophanës, Imam Muhamed Sytari ka
lajmëruar të pranishmit se në përfundim të faljes së namazit të
xhumasë, teologu Ylli Buraniqi, “do të na rrëfejë emocionet e
tij nga haxhi i këtij viti”.
Pas faljes së namazit dhe salavatit me xhemat, të pranishmit
kanë ndjekur me shumë kënaqësi emocionet e mrekullueshme të një
rrëfimi të ëmbël të momenteve më të spikatura të haxhit të këtij
viti. Ajo që ka lënë mbresa te të pranishmit ka qenë thjeshtësia
e rrëfimit dhe pasurimi i tij me shembuj të shumtë.
Në fund të këtij takimi të përzemërt, besimtarët e kanë
përgëzuar teologun Buraniqi për emocionet e dhuruara dhe
prezencën e tij në mesin e tyre.
Emocionet e këtij rrëfimi mund të ndiqen edhe në youtube, në
këto adresa:
http://www.youtube.com/watch?v=27cDmHgWsfo&feature=channel
http://www.youtube.com/watch?v=vunhuxp6_3c&feature=channel
http://www.youtube.com/watch?v=XAlZ1VL4NDs&feature=channel
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |



